Back to Languages

Albanian - Chapter 38 - Sad

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Sad 38:1

Sad, pasha Kur´anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s´ka dyshim se është mrekulli)

Verse 2 — Surah Sad 38:2

Por ata që nuk besuan janë në kryeneçësi e kundërshtim

Verse 3 — Surah Sad 38:3

Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit

Verse 4 — Surah Sad 38:4

Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: "Ky është magjistar, rrenës

Verse 5 — Surah Sad 38:5

A mendon ai t´i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme

Verse 6 — Surah Sad 38:6

Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur

Verse 7 — Surah Sad 38:7

Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim

Verse 8 — Surah Sad 38:8

A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur´ani? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kur´anit Tim, por edhe për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim

Verse 9 — Surah Sad 38:9

A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit

Verse 10 — Surah Sad 38:10

A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)

Verse 11 — Surah Sad 38:11

(Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer

Verse 12 — Surah Sad 38:12

Përgënjeshtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Faraoni i ngrehinave të mëdha

Verse 13 — Surah Sad 38:13

(Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)

Verse 14 — Surah Sad 38:14

Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im

Verse 15 — Surah Sad 38:15

Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur

Verse 16 — Surah Sad 38:16

Ata edhe thanë: "Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë (të gjykimit)

Verse 17 — Surah Sad 38:17

Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fé e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut

Verse 18 — Surah Sad 38:18

Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes

Verse 19 — Surah Sad 38:19

Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar

Verse 20 — Surah Sad 38:20

Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime

Verse 21 — Surah Sad 38:21

A të ka arritur lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në dhomën ku lutej

Verse 22 — Surah Sad 38:22

Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: "Mos ki frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, andaj ti gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë

Verse 23 — Surah Sad 38:23

Ky miku im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë e kam vetëm një dhe më ka thënë: "Ma ler mua ta posedoj atë"! Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë

Verse 24 — Surah Sad 38:24

Ai (Davudi) tha: "Ai ka bërë padrejt ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për t´ia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej ortakëve i bëjnë padrejt njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të ti

Verse 25 — Surah Sad 38:25

Ne atë ia falëm atij dhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mirë

Verse 26 — Surah Sad 38:26

O Davud: "Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përg

Verse 27 — Surah Sad 38:27

Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan

Verse 28 — Surah Sad 38:28

A mos do t´i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t´i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë

Verse 29 — Surah Sad 38:29

(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t´i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend

Verse 30 — Surah Sad 38:30

Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti

Verse 31 — Surah Sad 38:31

Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj, që kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë

Verse 32 — Surah Sad 38:32

E ai tha: "Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) u fsheh dhe perëndoi

Verse 33 — Surah Sad 38:33

M´i ktheni ata mua!" Atëherë filloi t´u mëshojë këmbëve e qafave

Verse 34 — Surah Sad 38:34

Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye në gjendjen e parë

Verse 35 — Surah Sad 38:35

Tha: "Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh

Verse 36 — Surah Sad 38:36

Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai

Verse 37 — Surah Sad 38:37

Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë

Verse 38 — Surah Sad 38:38

Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në pranga

Verse 39 — Surah Sad 38:39

Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh

Verse 40 — Surah Sad 38:40

Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë

Verse 41 — Surah Sad 38:41

Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: "Djalli më ka goditur me mundim e dhembje

Verse 42 — Surah Sad 38:42

Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi

Verse 43 — Surah Sad 38:43

E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë të menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata

Verse 44 — Surah Sad 38:44

E merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti

Verse 45 — Surah Sad 38:45

Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is´hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe

Verse 46 — Surah Sad 38:46

Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër

Verse 47 — Surah Sad 38:47

S´ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë

Verse 48 — Surah Sad 38:48

Përkujto Ismailin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve

Verse 49 — Surah Sad 38:49

Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë

Verse 50 — Surah Sad 38:50

Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata

Verse 51 — Surah Sad 38:51

Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme

Verse 52 — Surah Sad 38:52

Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe

Verse 53 — Surah Sad 38:53

Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë

Verse 54 — Surah Sad 38:54

Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar

Verse 55 — Surah Sad 38:55

Kjo është kështu. E sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe

Verse 56 — Surah Sad 38:56

xhehennemin që do të hidhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai

Verse 57 — Surah Sad 38:57

Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë

Verse 58 — Surah Sad 38:58

I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai

Verse 59 — Surah Sad 38:59

Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): "Mos paçin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!" Ata janë që do të digjen në zjarr

Verse 60 — Surah Sad 38:60

Ata (të shtypurit) thonë: "Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!" Sa vendqëndrim i keq është

Verse 61 — Surah Sad 38:61

O Zoti ynë, ata thonë: "Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr

Verse 62 — Surah Sad 38:62

Dhe thonë: "Ç´ëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve

Verse 63 — Surah Sad 38:63

E që i kemi pas marrë ata në tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre

Verse 64 — Surah Sad 38:64

Kjo armiqësi ndërmjet banuesve të zjarrit është e vërtetë

Verse 65 — Surah Sad 38:65

Thuaj: "Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit

Verse 66 — Surah Sad 38:66

Zot i qiejve e i tokës dhe ç´ka midis tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi

Verse 67 — Surah Sad 38:67

Thuaj: "Ky (Kur´ani) është një kumtesë e madhe

Verse 68 — Surah Sad 38:68

Të cilës ju ia ktheni shpinën

Verse 69 — Surah Sad 38:69

Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për elitën e lartë (melaiket) kur ata bënë polemikë (rreth Ademit)

Verse 70 — Surah Sad 38:70

Mua nuk më shpallet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes

Verse 71 — Surah Sad 38:71

Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj një njeri nga balta

Verse 72 — Surah Sad 38:72

dhe kur ta kem përsosur atë dhe t´i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)

Verse 73 — Surah Sad 38:73

Engjëjt të gjithë së bashku iu përulën

Verse 74 — Surah Sad 38:74

përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve

Verse 75 — Surah Sad 38:75

(Zoti) Tha: "O Iblis, çka të pengoi ty t´i përulesh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk

Verse 76 — Surah Sad 38:76

Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i mirë prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta

Verse 77 — Surah Sad 38:77

(Zoti) Tha: "Dil pra prej tij (prej xhennetit), ti je i mallkuar

Verse 78 — Surah Sad 38:78

Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit

Verse 79 — Surah Sad 38:79

Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes

Verse 80 — Surah Sad 38:80

(Zoti) Tha: "Po, je prej atyre të afatizuarve

Verse 81 — Surah Sad 38:81

deri në kohën e ditës së caktuar

Verse 82 — Surah Sad 38:82

Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t´i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë

Verse 83 — Surah Sad 38:83

përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu

Verse 84 — Surah Sad 38:84

(Zoti) Tha: "Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën

Verse 85 — Surah Sad 38:85

Unë do ta mbush xhehennemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje

Verse 86 — Surah Sad 38:86

Thuaj (Muhammed): "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime

Verse 87 — Surah Sad 38:87

Ky (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët

Verse 88 — Surah Sad 38:88

E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij