Verse 1 — Surah Az-Zumar 39:1
Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit
Verse 2 — Surah Az-Zumar 39:2
Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij
Verse 3 — Surah Az-Zumar 39:3
Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s´ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre p
Verse 4 — Surah Az-Zumar 39:4
Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjedhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi
Verse 5 — Surah Az-Zumar 39:5
Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi
Verse 6 — Surah Az-Zumar 39:6
Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve. Ai u krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm
Verse 7 — Surah Az-Zumar 39:7
Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja
Verse 8 — Surah Az-Zumar 39:8
E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e Tij i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë i është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për
Verse 9 — Surah Az-Zumar 39:9
(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nu
Verse 10 — Surah Az-Zumar 39:10
Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë
Verse 11 — Surah Az-Zumar 39:11
Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij
Verse 12 — Surah Az-Zumar 39:12
Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve
Verse 13 — Surah Az-Zumar 39:13
Thuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim
Verse 14 — Surah Az-Zumar 39:14
Thuaj: "Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim
Verse 15 — Surah Az-Zumar 39:15
E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!" Thuaj: "Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë
Verse 16 — Surah Az-Zumar 39:16
Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)
Verse 17 — Surah Az-Zumar 39:17
Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi
Verse 18 — Surah Az-Zumar 39:18
Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit
Verse 19 — Surah Az-Zumar 39:19
E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit
Verse 20 — Surah Az-Zumar 39:20
Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin
Verse 21 — Surah Az-Zumar 39:21
A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S´ka dyshim se në
Verse 22 — Surah Az-Zumar 39:22
Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë
Verse 23 — Surah Az-Zumar 39:23
All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që d
Verse 24 — Surah Az-Zumar 39:24
E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat
Verse 25 — Surah Az-Zumar 39:25
Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan
Verse 26 — Surah Az-Zumar 39:26
All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata
Verse 27 — Surah Az-Zumar 39:27
Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur´an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim)
Verse 28 — Surah Az-Zumar 39:28
Duke qenë Kur´ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar
Verse 29 — Surah Az-Zumar 39:29
All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut
Verse 30 — Surah Az-Zumar 39:30
Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur
Verse 31 — Surah Az-Zumar 39:31
E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon
Verse 32 — Surah Az-Zumar 39:32
E kush është më mëkatar se ai që e flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta (Kur´ani), e përgënjeshtroi? A nuk është në xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët
Verse 33 — Surah Az-Zumar 39:33
E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit
Verse 34 — Surah Az-Zumar 39:34
Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve
Verse 35 — Surah Az-Zumar 39:35
All-llahu do t´ua shlyejë atyre edhe më të keqen që e punuan dhe do t´u japë shpërblime më të mira për atë që punuan
Verse 36 — Surah Az-Zumar 39:36
A nuk All-llahu që i mjafton robit të vet (Muhammedit)? E ata të frikësojnë ty me të tjerët pos Tij. Po atë që e ka humbur All-llahu, për të nuk ka udhëzues
Verse 37 — Surah Az-Zumar 39:37
Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë; a nuk është All-llahu i gjithëfuqishëm që ndërmerr ndëshkime
Verse 38 — Surah Az-Zumar 39:38
Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: "All-llahu!" Ti thuaju: "Më tregoni pra, për ata që i adhuroni pos All-llahut, nëse All-llahu më godet mua me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe, ose nëse All-ll
Verse 39 — Surah Az-Zumar 39:39
Thuaj: "O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unë veproj sipas times e më vonë do ta dini
Verse 40 — Surah Az-Zumar 39:40
se cilit do t´i vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm
Verse 41 — Surah Az-Zumar 39:41
Ne ta shpallëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete, e kush e humbë, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre
Verse 42 — Surah Az-Zumar 39:42
All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në)
Verse 43 — Surah Az-Zumar 39:43
A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: "A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë
Verse 44 — Surah Az-Zumar 39:44
Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni
Verse 45 — Surah Az-Zumar 39:45
Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerë, ata gëzohen
Verse 46 — Surah Az-Zumar 39:46
Thuaj: "O All-llah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin
Verse 47 — Surah Az-Zumar 39:47
E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në tokë e edhe një herë aq, do ta jepnin kompensim për t´i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do t´u prezentohet (lloji i dënimit), çka as nuk kanë mundur ta mend
Verse 48 — Surah Az-Zumar 39:48
Dhe do t´u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar dhe i përfshin ata ajo me të cilën talleshin
Verse 49 — Surah Az-Zumar 39:49
Kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jonë ia shndërrojmë atë në ndonjë të mirë, ai thotë: "Kjo më është dhënë në bazë të dijes sime!" Jo, por ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë
Verse 50 — Surah Az-Zumar 39:50
Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo çka kishin fituar
Verse 51 — Surah Az-Zumar 39:51
Ata i goditën të këqijat që i kishin punuar. Edhe prej këtyre, ata që bënë zullum do t´i godasin të këqijat e veprave të tyre dhe nuk mund t´i shpëtojnë asaj (goditjeje)
Verse 52 — Surah Az-Zumar 39:52
A nuk e dinë ata se All-llahu i jep furnizim të plotë atij që do, e edhe i jep pak atij që do. Edhe në këto ekzistojnë fakte për një popull që beson
Verse 53 — Surah Az-Zumar 39:53
Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues
Verse 54 — Surah Az-Zumar 39:54
Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t´u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t´ju ndihmojë
Verse 55 — Surah Az-Zumar 39:55
Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t´ju vijë dënimi befas e ju të mos dini
Verse 56 — Surah Az-Zumar 39:56
Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin
Verse 57 — Surah Az-Zumar 39:57
Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur
Verse 58 — Surah Az-Zumar 39:58
Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve
Verse 59 — Surah Az-Zumar 39:59
Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan
Verse 60 — Surah Az-Zumar 39:60
E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t´i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve
Verse 61 — Surah Az-Zumar 39:61
Ndërsa All-llahu do t´i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t´i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar
Verse 62 — Surah Az-Zumar 39:62
All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje
Verse 63 — Surah Az-Zumar 39:63
Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve e të tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit
Verse 64 — Surah Az-Zumar 39:64
Thuaj: "O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut
Verse 65 — Surah Az-Zumar 39:65
Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve
Verse 66 — Surah Az-Zumar 39:66
Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës
Verse 67 — Surah Az-Zumar 39:67
Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë
Verse 68 — Surah Az-Zumar 39:68
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit)
Verse 69 — Surah Az-Zumar 39:69
Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejt
Verse 70 — Surah Az-Zumar 39:70
Dhe secili njeri shpërblehet për atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç´punuan
Verse 71 — Surah Az-Zumar 39:71
E ata që nuk besuan sillen në grupe te xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: "A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t´ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t´ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në
Verse 72 — Surah Az-Zumar 39:72
U thuhet: "Hyni nëpër dyer të xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryeneçt
Verse 73 — Surah Az-Zumar 39:73
E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjith
Verse 74 — Surah Az-Zumar 39:74
E ata (të xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt
Verse 75 — Surah Az-Zumar 39:75
E do t´i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: "(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve