Back to Languages

Albanian - Chapter 4 - An-Nisa

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah An-Nisa 4:1

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun)

Verse 2 — Surah An-Nisa 4:2

Bonjakëve (jetimëve) jepuani pasurinë e tyre (kur të rriten), dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, se ky është mëkat i madh

Verse 3 — Surah An-Nisa 4:3

Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj

Verse 4 — Surah An-Nisa 4:4

Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë

Verse 5 — Surah An-Nisa 4:5

Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira

Verse 6 — Surah An-Nisa 4:6

Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jet)

Verse 7 — Surah An-Nisa 4:7

Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)

Verse 8 — Surah An-Nisa 4:8

Kur të prezentojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuajuni fjalë të mira

Verse 9 — Surah An-Nisa 4:9

Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t´i ruhen All-llahut (dënimit të Tij) dhe le t´ju thonë (jetimëve) fjalë prindore

Verse 10 — Surah An-Nisa 4:10

Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit

Verse 11 — Surah An-Nisa 4:11

All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma

Verse 12 — Surah An-Nisa 4:12

Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërt

Verse 13 — Surah An-Nisa 4:13

Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh

Verse 14 — Surah An-Nisa 4:14

Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë

Verse 15 — Surah An-Nisa 4:15

Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t´i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë p

Verse 16 — Surah An-Nisa 4:16

Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë

Verse 17 — Surah An-Nisa 4:17

Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti

Verse 18 — Surah An-Nisa 4:18

Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t´i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër

Verse 19 — Surah An-Nisa 4:19

O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t´i shtrëngoni për t´u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i ur

Verse 20 — Surah An-Nisa 4:20

Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuares) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore

Verse 21 — Surah An-Nisa 4:21

Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë

Verse 22 — Surah An-Nisa 4:22

Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar

Verse 23 — Surah An-Nisa 4:23

U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin t

Verse 24 — Surah An-Nisa 4:24

(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tje

Verse 25 — Surah An-Nisa 4:25

Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine)

Verse 26 — Surah An-Nisa 4:26

All-llahu dëshiron t´ju sqarojë çështjet e t´ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t´ju pranojë pendimin. All-llahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti

Verse 27 — Surah An-Nisa 4:27

All-llahu dëshiron t´ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë)

Verse 28 — Surah An-Nisa 4:28

All-llahu dëshiron t´ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t´u përballuar epsheve)

Verse 29 — Surah An-Nisa 4:29

O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju

Verse 30 — Surah An-Nisa 4:30

Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun

Verse 31 — Surah An-Nisa 4:31

Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm

Verse 32 — Surah An-Nisa 4:32

Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send

Verse 33 — Surah An-Nisa 4:33

Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepuani pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send

Verse 34 — Surah An-Nisa 4:34

Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u

Verse 35 — Surah An-Nisa 4:35

Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e grua)

Verse 36 — Surah An-Nisa 4:36

Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llah

Verse 37 — Surah An-Nisa 4:37

Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët

Verse 38 — Surah An-Nisa 4:38

Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar

Verse 39 — Surah An-Nisa 4:39

Dhe çka do t´i gjente ata, po ta besonin All-llahun, ditën e gjykimit dhe të jepnin nga ajo që iu dhuroi All-llahu? Po All-llahu di më së miri për ta

Verse 40 — Surah An-Nisa 4:40

S´ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh

Verse 41 — Surah An-Nisa 4:41

Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)

Verse 42 — Surah An-Nisa 4:42

Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t´i fshehin All-llahut asgjë

Verse 43 — Surah An-Nisa 4:43

O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç´flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (n)

Verse 44 — Surah An-Nisa 4:44

A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që e edhe ju të humbni

Verse 45 — Surah An-Nisa 4:45

All-llahu di më së miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihmëtar i juaji

Verse 46 — Surah An-Nisa 4:46

Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur g

Verse 47 — Surah An-Nisa 4:47

O ju që u është dhënë libri, besojeni atë që e zbritëm (Kur´anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyejmë fytyrat (t´ua fshijmë shqisat) dhe t´i rrotullojmë ose t´i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All

Verse 48 — Surah An-Nisa 4:48

S´ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t´i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh

Verse 49 — Surah An-Nisa 4:49

A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije

Verse 50 — Surah An-Nisa 4:50

Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët

Verse 51 — Surah An-Nisa 4:51

A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë më të drejtë, se ata që besuan

Verse 52 — Surah An-Nisa 4:52

Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë

Verse 53 — Surah An-Nisa 4:53

A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata atëherë nuk do t´u jepnin njerëzve as sa grimca

Verse 54 — Surah An-Nisa 4:54

A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh

Verse 55 — Surah An-Nisa 4:55

Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit

Verse 56 — Surah An-Nisa 4:56

Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t´i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë

Verse 57 — Surah An-Nisa 4:57

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t´i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme

Verse 58 — Surah An-Nisa 4:58

All-llahu ju urdhëron që t´u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni

Verse 59 — Surah An-Nisa 4:59

O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo ë

Verse 60 — Surah An-Nisa 4:60

A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t´i humbë në pafundësi

Verse 61 — Surah An-Nisa 4:61

Kur u thuhet atyre: "Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!" i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën

Verse 62 — Surah An-Nisa 4:62

E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur t´i godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vinë te ti (për t´u arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: "Ne nuk patëm tjetër qëllim, vetëm afrim e pajtim" (e jo refuzimin e gjykimit Tënd)

Verse 63 — Surah An-Nisa 4:63

Ata janë për të cilët e di All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po, ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre

Verse 64 — Surah An-Nisa 4:64

Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t´i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe

Verse 65 — Surah An-Nisa 4:65

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden si

Verse 66 — Surah An-Nisa 4:66

Sikur t´i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t´i përforconte më shum

Verse 67 — Surah An-Nisa 4:67

Dhe atëherë do t´u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh

Verse 68 — Surah An-Nisa 4:68

Dhe do t´i udhëzonim në rrugë të drejtë

Verse 69 — Surah An-Nisa 4:69

E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata

Verse 70 — Surah An-Nisa 4:70

Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di më së miri

Verse 71 — Surah An-Nisa 4:71

O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku

Verse 72 — Surah An-Nisa 4:72

Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: "Zoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me ta" (në luftë)

Verse 73 — Surah An-Nisa 4:73

Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij ndonjë njoftësi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh

Verse 74 — Surah An-Nisa 4:74

Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t´i japim atij shpërblim të madh

Verse 75 — Surah An-Nisa 4:75

Ç´keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t´i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë

Verse 76 — Surah An-Nisa 4:76

Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s´ka dyshim se intriga e djallit është e dobët

Verse 77 — Surah An-Nisa 4:77

A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: "Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin dhe jepeni zeqatin!" E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fortë. Thoshin

Verse 78 — Surah An-Nisa 4:78

Kudo që të jeni vdekja do t´ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: "Kjo është nga All-llahu". E nëse i godet ndonjë e keqe thonë: "Kjo është nga ti (Muhammed)". Thuaju: "Të gjitha janë

Verse 79 — Surah An-Nisa 4:79

Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë

Verse 80 — Surah An-Nisa 4:80

Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre

Verse 81 — Surah An-Nisa 4:81

Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e mbështetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut

Verse 82 — Surah An-Nisa 4:82

A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur´anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie

Verse 83 — Surah An-Nisa 4:83

Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t´ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se s)

Verse 84 — Surah An-Nisa 4:84

Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), All-llahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve. All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi

Verse 85 — Surah An-Nisa 4:85

Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi

Verse 86 — Surah An-Nisa 4:86

Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send

Verse 87 — Surah An-Nisa 4:87

Për All-llahun, që s´ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t´ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie

Verse 88 — Surah An-Nisa 4:88

E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? A mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë

Verse 89 — Surah An-Nisa 4:89

Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë, ataherë kudo që t´i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mi

Verse 90 — Surah An-Nisa 4:90

Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, dhe përpos atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Sikur All-llahu të donte do t´ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t´ju lufton

Verse 91 — Surah An-Nisa 4:91

Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si besimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe

Verse 92 — Surah An-Nisa 4:92

Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut) t´ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin

Verse 93 — Surah An-Nisa 4:93

Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh

Verse 94 — Surah An-Nisa 4:94

O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): "Nuk je besimtarë!", duke kërkuar me të mjet (mall) të jetës së kësaj bote, pse te All-llahu janë beg

Verse 95 — Surah An-Nisa 4:95

Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre, A

Verse 96 — Surah An-Nisa 4:96

Vende të larta me falje gabimesh e mëshirë nga Ai. All-llahu është që falë shumë dhe mëshiron

Verse 97 — Surah An-Nisa 4:97

Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Z)

Verse 98 — Surah An-Nisa 4:98

Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje)

Verse 99 — Surah An-Nisa 4:99

Atyre do t´iu falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime)

Verse 100 — Surah An-Nisa 4:100

Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshiru

Verse 101 — Surah An-Nisa 4:101

Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët

Verse 102 — Surah An-Nisa 4:102

Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të

Verse 103 — Surah An-Nisa 4:103

Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët

Verse 104 — Surah An-Nisa 4:104

Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i dijshëm, ligjdhënës i matur

Verse 105 — Surah An-Nisa 4:105

Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur´anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhëtarët (mos u dil në ndihmë)

Verse 106 — Surah An-Nisa 4:106

Kërkoj falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron

Verse 107 — Surah An-Nisa 4:107

Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar

Verse 108 — Surah An-Nisa 4:108

Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t´i shpëtojnë veprimet e atyre

Verse 109 — Surah An-Nisa 4:109

Ja, ju jeni ata që i mbrojtët (gënjeshtarët) në jetën e kësaj bote, kush do të polemizojë me All-llahun për ta ditën e gjykimit, apo kush do ti marrë në mbrojtje

Verse 110 — Surah An-Nisa 4:110

Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues

Verse 111 — Surah An-Nisa 4:111

Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu i di hollësitë, është gjykatës i drejtë

Verse 112 — Surah An-Nisa 4:112

Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët

Verse 113 — Surah An-Nisa 4:113

E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojnë asgjë. All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. D

Verse 114 — Surah An-Nisa 4:114

Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjet)

Verse 115 — Surah An-Nisa 4:115

Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai

Verse 116 — Surah An-Nisa 4:116

Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t´i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës)

Verse 117 — Surah An-Nisa 4:117

Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr

Verse 118 — Surah An-Nisa 4:118

Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: "Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu

Verse 119 — Surah An-Nisa 4:119

Do t´i shmangë (nga e vërteta), do t´i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t´i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar s

Verse 120 — Surah An-Nisa 4:120

Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim

Verse 121 — Surah An-Nisa 4:121

Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në xhehennem dhe prej tij nuk kanë të ikur (shpëtim)

Verse 122 — Surah An-Nisa 4:122

E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t´i vendosim në xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se All-llahu

Verse 123 — Surah An-Nisa 4:123

Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka për t´i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës

Verse 124 — Surah An-Nisa 4:124

Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie

Verse 125 — Surah An-Nisa 4:125

Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë

Verse 126 — Surah An-Nisa 4:126

Vetëm të All-llahut janë ç´ka në qiej dhe ç´ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send

Verse 127 — Surah An-Nisa 4:127

Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: "All-llahu ju sqaron për to dhe kjo që po ju lexohet nga libri (Kur´ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jepni atë që është caktuar (n)

Verse 128 — Surah An-Nisa 4:128

Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete ndonjë mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithë këtë, koprracia është e pranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë

Verse 129 — Surah An-Nisa 4:129

Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu ju falë dhe ju mëshiron

Verse 130 — Surah An-Nisa 4:130

Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është bujar i madh, i plotdijshëm

Verse 131 — Surah An-Nisa 4:131

Vetëm e All-llahut është ç´ka në qiej e ç´ka në tokë. Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç´ka në qiej dhe ç´ka ka në tokë. All-llahu është

Verse 132 — Surah An-Nisa 4:132

Të All-llahut janë gjithë ç´ka në qiej e ç´ka në tokë. Mjafton që All-llahu është i përkujdesshëm

Verse 133 — Surah An-Nisa 4:133

Nëse Ai dëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm

Verse 134 — Surah An-Nisa 4:134

Kush (me punën e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh

Verse 135 — Surah An-Nisa 4:135

O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë p

Verse 136 — Surah An-Nisa 4:136

O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahut, të dërguarit të Tij, librit që gradualisht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër

Verse 137 — Surah An-Nisa 4:137

Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë

Verse 138 — Surah An-Nisa 4:138

Ti (Muhammed) lajmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm

Verse 139 — Surah An-Nisa 4:139

Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S´ka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut

Verse 140 — Surah An-Nisa 4:140

Juve u është shpallur në librin (Kur´anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur´ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t´i tubojë tradhëtarët dhe job

Verse 141 — Surah An-Nisa 4:141

Ata janë që presin se ç´po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: "A nuk ishim me ju?" E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: "A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim) dhe penguam prej jush bes

Verse 142 — Surah An-Nisa 4:142

Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t´u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun

Verse 143 — Surah An-Nisa 4:143

Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te

Verse 144 — Surah An-Nisa 4:144

O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t´i lini manash besimtarët! A doni t´i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës

Verse 145 — Surah An-Nisa 4:145

S´ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës

Verse 146 — Surah An-Nisa 4:146

Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t´iu dhënë besimtarëve shprblim të madh

Verse 147 — Surah An-Nisa 4:147

Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm

Verse 148 — Surah An-Nisa 4:148

All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm

Verse 149 — Surah An-Nisa 4:149

Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë

Verse 150 — Surah An-Nisa 4:150

S´ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë" e mes këtij duam të marrin një rrugë

Verse 151 — Surah An-Nisa 4:151

Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët

Verse 152 — Surah An-Nisa 4:152

E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t´u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues

Verse 153 — Surah An-Nisa 4:153

Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t´u sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: "Dëftona Zotin sheshas" (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. Mandej e

Verse 154 — Surah An-Nisa 4:154

Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur´in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin), u patëm thënë: "Hyni në derë (të bejtul mukaddesit) të përulur, dhe u patëm thënë: "Mos e thyeni të shtunën" (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besë të fortë

Verse 155 — Surah An-Nisa 4:155

Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: "Zemrat tona janë të mbuluara" (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu u

Verse 156 — Surah An-Nisa 4:156

Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes

Verse 157 — Surah An-Nisa 4:157

Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, ja

Verse 158 — Surah An-Nisa 4:158

Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm

Verse 159 — Surah An-Nisa 4:159

Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t´i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre

Verse 160 — Surah An-Nisa 4:160

Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara

Verse 161 — Surah An-Nisa 4:161

Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre

Verse 162 — Surah An-Nisa 4:162

Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t´u japim shp

Verse 163 — Surah An-Nisa 4:163

Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is´hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin

Verse 164 — Surah An-Nisa 4:164

Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë

Verse 165 — Surah An-Nisa 4:165

Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë

Verse 166 — Surah An-Nisa 4:166

(Jehuditë i thanë se nuk të besojmë në shpallje Muhammedit) Por All-llahu dëshmon për atë që t´u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues

Verse 167 — Surah An-Nisa 4:167

Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg

Verse 168 — Surah An-Nisa 4:168

Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t´i falur as nuk ka për t´i drejtuar në rrugë

Verse 169 — Surah An-Nisa 4:169

Përpos rrugës së xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë

Verse 170 — Surah An-Nisa 4:170

O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra t´i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç´ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është

Verse 171 — Surah An-Nisa 4:171

O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpir)

Verse 172 — Surah An-Nisa 4:172

Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t´i ringjallë dhe do t´i tubojë të gjithë pranë Tij

Verse 173 — Surah An-Nisa 4:173

E përsa u përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, atyre do tu përmbushet shpërblimi i merituar, por edhe do t´iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tërhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t´i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dh

Verse 174 — Surah An-Nisa 4:174

O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë

Verse 175 — Surah An-Nisa 4:175

Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Ai do t´i fusë në mëshirën (xhennetin) e Tij dhe do t´i gradojë e do t´i udhëzojë për në rrugë të drejtë

Verse 176 — Surah An-Nisa 4:176

Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet në çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau)