Verse 1 — Surah Ghafir 40:1
Verse 2 — Surah Ghafir 40:2
Kjo shpallja e librit është prej All-llahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit
Verse 3 — Surah Ghafir 40:3
I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt
Verse 4 — Surah Ghafir 40:4
Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete
Verse 5 — Surah Ghafir 40:5
Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e
Verse 6 — Surah Ghafir 40:6
Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit
Verse 7 — Surah Ghafir 40:7
Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t´i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, anda
Verse 8 — Surah Ghafir 40:8
Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti
Verse 9 — Surah Ghafir 40:9
Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh
Verse 10 — Surah Ghafir 40:10
S´ka dyshim se ata që nuk besuan do të thirren (do t´u thuhet): "Hidhërimi i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në Dunja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes
Verse 11 — Surah Ghafir 40:11
Ata (jobesimtarët) thonë: "Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje
Verse 12 — Surah Ghafir 40:12
Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit
Verse 13 — Surah Ghafir 40:13
Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim
Verse 14 — Surah Ghafir 40:14
Pra, adhurojeni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin)
Verse 15 — Surah Ghafir 40:15
Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t´ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit)
Verse 16 — Surah Ghafir 40:16
Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t´i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)
Verse 17 — Surah Ghafir 40:17
Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt
Verse 18 — Surah Ghafir 40:18
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala
Verse 19 — Surah Ghafir 40:19
Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra
Verse 20 — Surah Ghafir 40:20
All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh
Verse 21 — Surah Ghafir 40:21
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t´i mbroj
Verse 22 — Surah Ghafir 40:22
E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër
Verse 23 — Surah Ghafir 40:23
Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta
Verse 24 — Surah Ghafir 40:24
te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: "Magjistar e gënjeshtar
Verse 25 — Surah Ghafir 40:25
Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: "Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim
Verse 26 — Surah Ghafir 40:26
Faraoni tha: "Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend
Verse 27 — Surah Ghafir 40:27
Musai tha: "Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjegjësisë
Verse 28 — Surah Ghafir 40:28
Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argumente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë
Verse 29 — Surah Ghafir 40:29
O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ai na përfshin? " Faraoni tha: "Unë nuk kam mendim tjetër t´ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ua udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë
Verse 30 — Surah Ghafir 40:30
Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: "O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)
Verse 31 — Surah Ghafir 40:31
Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejt ndaj robërve
Verse 32 — Surah Ghafir 40:32
O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit)
Verse 33 — Surah Ghafir 40:33
Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton
Verse 34 — Surah Ghafir 40:34
Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i s
Verse 35 — Surah Ghafir 40:35
Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit
Verse 36 — Surah Ghafir 40:36
E faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t´i gjejë rrugët
Verse 37 — Surah Ghafir 40:37
Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës". Dhe ashtu, faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara
Verse 38 — Surah Ghafir 40:38
Ai që kishte besuar tha: "O populli im, ejani pas meje, e unë t´ju udhëzoj në rrugën e drejtë
Verse 39 — Surah Ghafir 40:39
O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja
Verse 40 — Surah Ghafir 40:40
Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë
Verse 41 — Surah Ghafir 40:41
Dhe, o populli im, ç´është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr
Verse 42 — Surah Ghafir 40:42
Më thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për te i gjithfuqishmi, mëkatfalësi
Verse 43 — Surah Ghafir 40:43
Është e vërtetë se atij tek i cili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në Dunja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, e s´ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banues të zjarrit
Verse 44 — Surah Ghafir 40:44
Juve do t´ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit
Verse 45 — Surah Ghafir 40:45
Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq
Verse 46 — Surah Ghafir 40:46
Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë
Verse 47 — Surah Ghafir 40:47
Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr
Verse 48 — Surah Ghafir 40:48
Ata që kishin qenë pari thonë: "Ne të gjithë jemi në të!" All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve
Verse 49 — Surah Ghafir 40:49
Dhe ata që janë në zjarr, rojës së xhehennemit i thonë: "Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë dënimin, bile një ditë
Verse 50 — Surah Ghafir 40:50
Ata u thonë: "A nuk u patën arrdhur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?" Ata përgjigjen: "Po (na kanë ardhur)!". "E pra, (u thotë roja) lutuni ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë
Verse 51 — Surah Ghafir 40:51
Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive
Verse 52 — Surah Ghafir 40:52
Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq
Verse 53 — Surah Ghafir 40:53
Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin
Verse 54 — Surah Ghafir 40:54
Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes
Verse 55 — Surah Ghafir 40:55
Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes
Verse 56 — Surah Ghafir 40:56
Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t´ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh
Verse 57 — Surah Ghafir 40:57
S´ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë
Verse 58 — Surah Ghafir 40:58
Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim
Verse 59 — Surah Ghafir 40:59
Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë
Verse 60 — Surah Ghafir 40:60
Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem
Verse 61 — Surah Ghafir 40:61
All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë
Verse 62 — Surah Ghafir 40:62
Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijues i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni
Verse 63 — Surah Ghafir 40:63
Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë
Verse 64 — Surah Ghafir 40:64
All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë pra është All-llahu, Zoti i botëve
Verse 65 — Surah Ghafir 40:65
Ai është i përjetshmi, s´ka zot, vetëm Ai, pra adhurojeni Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të Gjithësisë
Verse 66 — Surah Ghafir 40:66
Thuaj: "Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t´i dorëzohem Zotit të çdo krijese
Verse 67 — Surah Ghafir 40:67
Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gji
Verse 68 — Surah Ghafir 40:68
Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: "Bëhu", e ajo menjëherë bëhet
Verse 69 — Surah Ghafir 40:69
A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta
Verse 70 — Surah Ghafir 40:70
Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur´anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë
Verse 71 — Surah Ghafir 40:71
Atyre do t´u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten
Verse 72 — Surah Ghafir 40:72
në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr
Verse 73 — Surah Ghafir 40:73
Mandej atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit
Verse 74 — Surah Ghafir 40:74
Pos All-llahut?" Ata thonë: "Na kanë humbur sysh, por jo, ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!" Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët
Verse 75 — Surah Ghafir 40:75
Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshi padrejtë në Dunja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak se krenoheshi (me mendjemadhësi)
Verse 76 — Surah Ghafir 40:76
Hyni në dyert e xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve
Verse 77 — Surah Ghafir 40:77
Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen
Verse 78 — Surah Ghafir 40:78
Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar ng
Verse 79 — Surah Ghafir 40:79
All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshët që disave t´u hipni e prej disave të ushqeheni
Verse 80 — Surah Ghafir 40:80
Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera dhe që përmes tyre t´i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to dhe me anë të anijeve barteni (udhëtoni)
Verse 81 — Surah Ghafir 40:81
Dhe Ai është që ju mundësoi t´i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve të All-llahut e mohoni
Verse 82 — Surah Ghafir 40:82
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë
Verse 83 — Surah Ghafir 40:83
Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin
Verse 84 — Surah Ghafir 40:84
E kur e panë dënimin tonë, thanë: "Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin
Verse 85 — Surah Ghafir 40:85
Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët