Verse 1 — Surah Fussilat 41:1
Verse 2 — Surah Fussilat 41:2
Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Verse 3 — Surah Fussilat 41:3
Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur´an arabisht për një popull që di ta kuptojë
Verse 4 — Surah Fussilat 41:4
Është përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë
Verse 5 — Surah Fussilat 41:5
Ata thanë: "Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën
Verse 6 — Surah Fussilat 41:6
Thuaj: "Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti Një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh
Verse 7 — Surah Fussilat 41:7
të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër
Verse 8 — Surah Fussilat 41:8
Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm
Verse 9 — Surah Fussilat 41:9
Thuaj: "A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve
Verse 10 — Surah Fussilat 41:10
Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)
Verse 11 — Surah Fussilat 41:11
Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasemi me dëshirë
Verse 12 — Surah Fussilat 41:12
Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt (të Dunjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i plotfuqishmit, të dijshmit
Verse 13 — Surah Fussilat 41:13
Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: "Unë tërhoqa vërejtjen e një rrufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit
Verse 14 — Surah Fussilat 41:14
Kur atyre u erdhën të dërguarit nga të gjitha anët, i këshilluan: "Të mos adhuroni tjetër po vetëm All-llahun", ata thanë: "Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj me çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë
Verse 15 — Surah Fussilat 41:15
Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: "Kush ka fuqi më të fortë se ne?" A nuk e ditën ata se All-llahu, i cili i krijoi, ka fuqi më të fortë se ata?! Ata i mohuan argumentet tona
Verse 16 — Surah Fussilat 41:16
Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza, për t´u dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen
Verse 17 — Surah Fussilat 41:17
Sa i përket Themudit, Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj që vepruan
Verse 18 — Surah Fussilat 41:18
Ndërkaq, Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur
Verse 19 — Surah Fussilat 41:19
E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar
Verse 20 — Surah Fussilat 41:20
E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar
Verse 21 — Surah Fussilat 41:21
Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni
Verse 22 — Surah Fussilat 41:22
Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit
Verse 23 — Surah Fussilat 41:23
Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit
Verse 24 — Surah Fussilat 41:24
Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshirojnë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do ta arrijnë
Verse 25 — Surah Fussilat 41:25
Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në Dunja) dhe atë që do t´u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend, si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin t
Verse 26 — Surah Fussilat 41:26
Ata që nuk besuan thanë: "Mos e dëgjoni këtë Kur´an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni
Verse 27 — Surah Fussilat 41:27
E, Ne atyre që nuk besuan patjetër do t´u japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do t´i shpërblejmë me më të keqen e asaj që punuan
Verse 28 — Surah Fussilat 41:28
Dhe ai ndëshkim i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumentet tona
Verse 29 — Surah Fussilat 41:29
Ata që nuk besuan thonë: "O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t´i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve
Verse 30 — Surah Fussilat 41:30
E, s´ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej
Verse 31 — Surah Fussilat 41:31
(u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni
Verse 32 — Surah Fussilat 41:32
Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues
Verse 33 — Surah Fussilat 41:33
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej muslimanëve
Verse 34 — Surah Fussilat 41:34
Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt
Verse 35 — Surah Fussilat 41:35
Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë
Verse 36 — Surah Fussilat 41:36
E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi
Verse 37 — Surah Fussilat 41:37
Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni vetëm All-llahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë
Verse 38 — Surah Fussilat 41:38
Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit
Verse 39 — Surah Fussilat 41:39
Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E s´ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t´i ngjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për çdo gjë
Verse 40 — Surah Fussilat 41:40
Ata që i sulmojnë argumentet Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hidhet në zjarr, apo ai që në ditën e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni
Verse 41 — Surah Fussilat 41:41
Ata që e mohuan Kur´anin kur u erdhi janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq)
Verse 42 — Surah Fussilat 41:42
Atij nuk mund t´i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit
Verse 43 — Surah Fussilat 41:43
Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë
Verse 44 — Surah Fussilat 41:44
Sikur Ne ta bënim Kur´anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: "Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur´ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?" Thuaj: "Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata
Verse 45 — Surah Fussilat 41:45
Ne edhe Musait ia patëm dhënë librin, lidhur me të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd (të shtyhet ndëshkimi), puna mes tyre do të kryhej, pse ata janë në një dyshim ndaj tij
Verse 46 — Surah Fussilat 41:46
Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve
Verse 47 — Surah Fussilat 41:47
Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk bart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai i thërret ata se ku janë ata që m´i bënit shokë? Ata thonë: "Ne të kemi njohur Ty, nuk ka ndonjë
Verse 48 — Surah Fussilat 41:48
Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronin, e binden se ata nuk kanë shpëtim
Verse 49 — Surah Fussilat 41:49
Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godet e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb e shpresën
Verse 50 — Surah Fussilat 41:50
E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe m
Verse 51 — Surah Fussilat 41:51
Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë
Verse 52 — Surah Fussilat 41:52
Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur´ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë
Verse 53 — Surah Fussilat 41:53
Ne do t´ua bëjmë atyre të mundshme që t´i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t´u bëhet e qartë se ai (Kur´ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë
Verse 54 — Surah Fussilat 41:54
Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send