Verse 1 — Surah Ash-Shura 42:1
Verse 2 — Surah Ash-Shura 42:2
Ajn, Sin, Kaf
Verse 3 — Surah Ash-Shura 42:3
All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje
Verse 4 — Surah Ash-Shura 42:4
Vetëm e Tij është ç´ka në qiej dhe ç´ka në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i madhëruari
Verse 5 — Surah Ash-Shura 42:5
Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për
Verse 6 — Surah Ash-Shura 42:6
All-llahu është përcjellës i atyre që pos Tij adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre
Verse 7 — Surah Ash-Shura 42:7
Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur´anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t´u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr
Verse 8 — Surah Ash-Shura 42:8
Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t´i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës
Verse 9 — Surah Ash-Shura 42:9
Përkundrazi, ata zgjodhën mbrojtës pos Atij, po vetëm All-llahu është Ai mbrojtësi dhe Ai ngjall të vdekurit dhe Ai ka mundësi për çdo send
Verse 10 — Surah Ash-Shura 42:10
Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem
Verse 11 — Surah Ash-Shura 42:11
Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t´ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi
Verse 12 — Surah Ash-Shura 42:12
Të Tij janë çelësat e qiejve e të tokës. Ai begaton shumë atë që do dhe nuk begaton (atë që gjithashtu do). Ai është i gjithëdijshëm për çdo send
Verse 13 — Surah Ash-Shura 42:13
Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju
Verse 14 — Surah Ash-Shura 42:14
Po ata, vetëm pasi që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për tjetër, por nga zilia mes tyre. E sikur të mos ishte fjala (vendimi) e hershme nga Zoti yt për deri në një afat të caktuar, do të kryhej (dënimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata që e trashëguan librin
Verse 15 — Surah Ash-Shura 42:15
E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas dëshirave të tyre dhe thuaj: "Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbaj drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë
Verse 16 — Surah Ash-Shura 42:16
Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë
Verse 17 — Surah Ash-Shura 42:17
All-llahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe drejtësinë. Ti nuk mund ta dish, ndoshta çasti i shkatërrimit është afër
Verse 18 — Surah Ash-Shura 42:18
Ata që nuk i besojnë atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë, i frikësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë
Verse 19 — Surah Ash-Shura 42:19
All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithëfuqishmi, ngadhënjyesi
Verse 20 — Surah Ash-Shura 42:20
Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t´ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise
Verse 21 — Surah Ash-Shura 42:21
A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në Ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do
Verse 22 — Surah Ash-Shura 42:22
Do t´i shohish jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do t´u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe
Verse 23 — Surah Ash-Shura 42:23
Ajo (dhunti) konsiston në atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)". Kus
Verse 24 — Surah Ash-Shura 42:24
A mos thonë ata se ai (Muhammedi) shpifi gënjeshtër ndaj All-llahut, e nëse dëshiron All-llahu ta mbyllë zemrën tënde, pse All-llahu eliminon të pavërtetën dhe me fjalët e veta e forcon të vërtetën. Ai është që e di ç´ka në zemra
Verse 25 — Surah Ash-Shura 42:25
Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni
Verse 26 — Surah Ash-Shura 42:26
Ai është që u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë
Verse 27 — Surah Ash-Shura 42:27
Sikur All-llahu t´ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t´i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet
Verse 28 — Surah Ash-Shura 42:28
Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t´i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari
Verse 29 — Surah Ash-Shura 42:29
Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t´i bashkojë kurdo që të dëshirojë
Verse 30 — Surah Ash-Shura 42:30
Çfarëdo e keqe që mund t´ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë
Verse 31 — Surah Ash-Shura 42:31
E ju nuk mund t´i ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës
Verse 32 — Surah Ash-Shura 42:32
Dhe nga argumentet (që dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lundruese nëpër det si të ishin kodra
Verse 33 — Surah Ash-Shura 42:33
Nëse do Ai, e ndal erën dhe ato ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. S´ka dyshim se këto fakte ekzistojnë për secilin durimtar e mirënjohës
Verse 34 — Surah Ash-Shura 42:34
Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë
Verse 35 — Surah Ash-Shura 42:35
Ata që i kontestojnë argumentet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund t´i shmangen dënimit)
Verse 36 — Surah Ash-Shura 42:36
Çka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është te All-llahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por për ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten
Verse 37 — Surah Ash-Shura 42:37
Dhe ata që iu shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin
Verse 38 — Surah Ash-Shura 42:38
Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë
Verse 39 — Surah Ash-Shura 42:39
edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen
Verse 40 — Surah Ash-Shura 42:40
Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët
Verse 41 — Surah Ash-Shura 42:41
E kush hakmirret për padrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi
Verse 42 — Surah Ash-Shura 42:42
Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejt dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm
Verse 43 — Surah Ash-Shura 42:43
Kush bën durim dhe fal, s´ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm)
Verse 44 — Surah Ash-Shura 42:44
Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës tjetër pos Tij. Do t´i shohësh zullumqarët që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: "A ka ndonjë rrugë për rikthim (në Dunja)
Verse 45 — Surah Ash-Shura 42:45
Do t´i shohish ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: "Vërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe fam
Verse 46 — Surah Ash-Shura 42:46
Ata nuk kanë mbrojtës që t´u ndihmojë, përveç All-llahut, sepse atë që All-llahu e ka humbur, për të nuk ka rrugëdalje (shpëtim)
Verse 47 — Surah Ash-Shura 42:47
Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që All-llahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t´i mohoni (mëkatet)
Verse 48 — Surah Ash-Shura 42:48
Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur e godet ndonjë e keqe që e ka merituar vetë, atëherë njer
Verse 49 — Surah Ash-Shura 42:49
Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do
Verse 50 — Surah Ash-Shura 42:50
Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm
Verse 51 — Surah Ash-Shura 42:51
Nuk ka asnjë njeri që t´i ketë folur All-llahu ndryshe, vetëm se me anë të frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t´i dërgojë të dërguar (melek), e ai t´i shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet, Ai është më i larti, më i urti
Verse 52 — Surah Ash-Shura 42:52
Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur´anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur´ani) as ç´është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti ud
Verse 53 — Surah Ash-Shura 42:53
Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e All-llahut