Verse 1 — Surah Az-Zukhruf 43:1
Verse 2 — Surah Az-Zukhruf 43:2
Pasha librin (Kur´anin) sqarues
Verse 3 — Surah Az-Zukhruf 43:3
S´ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur´an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni
Verse 4 — Surah Az-Zukhruf 43:4
Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi
Verse 5 — Surah Az-Zukhruf 43:5
A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t´ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar
Verse 6 — Surah Az-Zukhruf 43:6
E sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë
Verse 7 — Surah Az-Zukhruf 43:7
Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të
Verse 8 — Surah Az-Zukhruf 43:8
Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmëve është përmendur më parë (në Kur´an)
Verse 9 — Surah Az-Zukhruf 43:9
Nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e tokën?" Me siguri do të thonë: "Ato i krijoi i gjithëfuqishmi, i dijshmi
Verse 10 — Surah Az-Zukhruf 43:10
Ai që tokën e bëri djep për ju dhe mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja)
Verse 11 — Surah Az-Zukhruf 43:11
Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat)
Verse 12 — Surah Az-Zukhruf 43:12
Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë
Verse 13 — Surah Az-Zukhruf 43:13
Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që ua dha Zoti juaj e të thoni: "Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë
Verse 14 — Surah Az-Zukhruf 43:14
Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë
Verse 15 — Surah Az-Zukhruf 43:15
Megjithëse (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tillë njëmend është mohues i hapët
Verse 16 — Surah Az-Zukhruf 43:16
A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem
Verse 17 — Surah Az-Zukhruf 43:17
E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij nxihet dhe i zihet fryma
Verse 18 — Surah Az-Zukhruf 43:18
A, atë që rritet me stoli e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)
Verse 19 — Surah Az-Zukhruf 43:19
Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje
Verse 20 — Surah Az-Zukhruf 43:20
Ata pastaj thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t´i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë
Verse 21 — Surah Az-Zukhruf 43:21
A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur´anit), e ata i përmbahen atij
Verse 22 — Surah Az-Zukhruf 43:22
Jo, por ata thanë: "Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre
Verse 23 — Surah Az-Zukhruf 43:23
Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: "Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre
Verse 24 — Surah Az-Zukhruf 43:24
Ai tha: "A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?" Ata thanë: "Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar
Verse 25 — Surah Az-Zukhruf 43:25
Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve
Verse 26 — Surah Az-Zukhruf 43:26
(Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: "Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju
Verse 27 — Surah Az-Zukhruf 43:27
përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë
Verse 28 — Surah Az-Zukhruf 43:28
Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë
Verse 29 — Surah Az-Zukhruf 43:29
Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte
Verse 30 — Surah Az-Zukhruf 43:30
Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk i besojmë
Verse 31 — Surah Az-Zukhruf 43:31
Pastaj thanë: "Përse të mos i ketë zbritur ky Kur´an një njeriu të madh nga dy qytete
Verse 32 — Surah Az-Zukhruf 43:32
A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pej)
Verse 33 — Surah Az-Zukhruf 43:33
E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t´ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin
Verse 34 — Surah Az-Zukhruf 43:34
E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin
Verse 35 — Surah Az-Zukhruf 43:35
Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur
Verse 36 — Surah Az-Zukhruf 43:36
Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë
Verse 37 — Surah Az-Zukhruf 43:37
E ata (djajt) do t´i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar
Verse 38 — Surah Az-Zukhruf 43:38
E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: "Ah, të kishim qenë larg mes vete sa Lindja me Perëndimin; sa shok i keq je ti
Verse 39 — Surah Az-Zukhruf 43:39
Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t´ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja
Verse 40 — Surah Az-Zukhruf 43:40
A mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë
Verse 41 — Surah Az-Zukhruf 43:41
E, nëse të tërheqim ty (ta marrim jetën ose të shpërngulim), Ne patjetër do t´u hakmirremi atyre
Verse 42 — Surah Az-Zukhruf 43:42
Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre
Verse 43 — Surah Az-Zukhruf 43:43
Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s´ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë
Verse 44 — Surah Az-Zukhruf 43:44
Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni
Verse 45 — Surah Az-Zukhruf 43:45
E ti pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota të tjerë
Verse 46 — Surah Az-Zukhruf 43:46
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: "Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë
Verse 47 — Surah Az-Zukhruf 43:47
E kur ua solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to
Verse 48 — Surah Az-Zukhruf 43:48
Dhe Ne nuk u treguam asnjë mrekulli (ndëshkuese) që nuk ishin më të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin
Verse 49 — Surah Az-Zukhruf 43:49
Dhe ata thanë: "O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd sipas besës që ta ka dhënë (të na e largojë dënimin), se ne po besojmë
Verse 50 — Surah Az-Zukhruf 43:50
E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën
Verse 51 — Surah Az-Zukhruf 43:51
Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: "O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni
Verse 52 — Surah Az-Zukhruf 43:52
Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mezi flet
Verse 53 — Surah Az-Zukhruf 43:53
Përse nuk i janë vënë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues
Verse 54 — Surah Az-Zukhruf 43:54
Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar
Verse 55 — Surah Az-Zukhruf 43:55
Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë
Verse 56 — Surah Az-Zukhruf 43:56
Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët
Verse 57 — Surah Az-Zukhruf 43:57
Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën
Verse 58 — Surah Az-Zukhruf 43:58
Dhe thanë: "A janë më të mirë zotat tanë apo ai?" Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatërrestarë
Verse 59 — Surah Az-Zukhruf 43:59
Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët
Verse 60 — Surah Az-Zukhruf 43:60
Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëj që do t´ju zëvendësonin në tokë
Verse 61 — Surah Az-Zukhruf 43:61
E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje, kjo është rruga e drejtë
Verse 62 — Surah Az-Zukhruf 43:62
E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët
Verse 63 — Surah Az-Zukhruf 43:63
Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t´ua sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua
Verse 64 — Surah Az-Zukhruf 43:64
S´ka dyshim, All-llahu është Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë
Verse 65 — Surah Az-Zukhruf 43:65
Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme
Verse 66 — Surah Az-Zukhruf 43:66
Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç katastrofës, t´u vijë befas duke mos e hetuar fare
Verse 67 — Surah Az-Zukhruf 43:67
Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi
Verse 68 — Surah Az-Zukhruf 43:68
(Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar
Verse 69 — Surah Az-Zukhruf 43:69
(Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë
Verse 70 — Surah Az-Zukhruf 43:70
Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar
Verse 71 — Surah Az-Zukhruf 43:71
Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t´u dëshirojë shpirti dhe t´u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë
Verse 72 — Surah Az-Zukhruf 43:72
E ky është xhenneti që u është dhënë për atë që keni punuar
Verse 73 — Surah Az-Zukhruf 43:73
Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani
Verse 74 — Surah Az-Zukhruf 43:74
Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehennemit
Verse 75 — Surah Az-Zukhruf 43:75
Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar
Verse 76 — Surah Az-Zukhruf 43:76
Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra
Verse 77 — Surah Az-Zukhruf 43:77
Dhe ata thërrasin: "O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!". Ai thotë: "Ju do të jeni aty përgjithmonë
Verse 78 — Surah Az-Zukhruf 43:78
Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës
Verse 79 — Surah Az-Zukhruf 43:79
A mos vendosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojmë)
Verse 80 — Surah Az-Zukhruf 43:80
A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën midis tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tanë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë
Verse 81 — Surah Az-Zukhruf 43:81
Thuaj: "Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)
Verse 82 — Surah Az-Zukhruf 43:82
Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga ajo që ata i përshkruajnë
Verse 83 — Surah Az-Zukhruf 43:83
Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe të argëtohen derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar
Verse 84 — Surah Az-Zukhruf 43:84
Ai është që në qiell është All-llah dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi
Verse 85 — Surah Az-Zukhruf 43:85
I lartësuar qoftë Ai, që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni
Verse 86 — Surah Az-Zukhruf 43:86
Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë
Verse 87 — Surah Az-Zukhruf 43:87
Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën
Verse 88 — Surah Az-Zukhruf 43:88
(Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): "O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson
Verse 89 — Surah Az-Zukhruf 43:89
(E, Zoti iu përgjegj): Hiqju tyre pra, dhe thuaj: "Qofshi braktisur, e më vonë do ta kuptojnë