Verse 1 — Surah Ad-Dukhan 44:1
Verse 2 — Surah Ad-Dukhan 44:2
Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)
Verse 3 — Surah Ad-Dukhan 44:3
Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t´u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm
Verse 4 — Surah Ad-Dukhan 44:4
Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë
Verse 5 — Surah Ad-Dukhan 44:5
Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S´ka dyshim se Ne dërguam të dërguar
Verse 6 — Surah Ad-Dukhan 44:6
(E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi
Verse 7 — Surah Ad-Dukhan 44:7
Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur
Verse 8 — Surah Ad-Dukhan 44:8
Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë
Verse 9 — Surah Ad-Dukhan 44:9
Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur
Verse 10 — Surah Ad-Dukhan 44:10
Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret
Verse 11 — Surah Ad-Dukhan 44:11
Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm
Verse 12 — Surah Ad-Dukhan 44:12
(Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë
Verse 13 — Surah Ad-Dukhan 44:13
Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)
Verse 14 — Surah Ad-Dukhan 44:14
Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe i thanë: "I mësuar prej dikujt, i çmendur
Verse 15 — Surah Ad-Dukhan 44:15
Ne do t´ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t´i ktheheni kotësisë
Verse 16 — Surah Ad-Dukhan 44:16
(Përkujto) Ditën kur do t´i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t´u hakmerremi
Verse 17 — Surah Ad-Dukhan 44:17
Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm
Verse 18 — Surah Ad-Dukhan 44:18
(U pat thënë): "Të m´i dorëzoni robërit e All-llahut, se unë jam i dërguar besnik te ju
Verse 19 — Surah Ad-Dukhan 44:19
E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt
Verse 20 — Surah Ad-Dukhan 44:20
Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (kërcënimi) që të më gurëzoni (të më mbytni)
Verse 21 — Surah Ad-Dukhan 44:21
E nëse nuk më besoni, atëherë m´u hiqni (më lini të lirë)
Verse 22 — Surah Ad-Dukhan 44:22
E thirri Zotin e vet: "Këta janë popull kriminel
Verse 23 — Surah Ad-Dukhan 44:23
(Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur
Verse 24 — Surah Ad-Dukhan 44:24
Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur), se ata janë ushtri që do të përmbytet
Verse 25 — Surah Ad-Dukhan 44:25
Sa kopshte e kroje kanë lënë
Verse 26 — Surah Ad-Dukhan 44:26
Edhe ara të mbjella e vende të bukura
Verse 27 — Surah Ad-Dukhan 44:27
Dhe sa të mira që i kanë përjetuar
Verse 28 — Surah Ad-Dukhan 44:28
Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër
Verse 29 — Surah Ad-Dukhan 44:29
Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat
Verse 30 — Surah Ad-Dukhan 44:30
Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënçmuese
Verse 31 — Surah Ad-Dukhan 44:31
Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm
Verse 32 — Surah Ad-Dukhan 44:32
Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët beni israilitë) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe
Verse 33 — Surah Ad-Dukhan 44:33
Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë
Verse 34 — Surah Ad-Dukhan 44:34
E këta (populli yt) me siguri do të thonë
Verse 35 — Surah Ad-Dukhan 44:35
S´ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi
Verse 36 — Surah Ad-Dukhan 44:36
Nëse jeni të vërtetë çka thoni (i thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)
Verse 37 — Surah Ad-Dukhan 44:37
A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë
Verse 38 — Surah Ad-Dukhan 44:38
Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre pa një qëllim
Verse 39 — Surah Ad-Dukhan 44:39
Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë
Verse 40 — Surah Ad-Dukhan 44:40
S´ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është caktim i të gjithë atyre
Verse 41 — Surah Ad-Dukhan 44:41
Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen
Verse 42 — Surah Ad-Dukhan 44:42
Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhënjyesi, i mëshirshmi
Verse 43 — Surah Ad-Dukhan 44:43
Është e vërtetë se pema e Zekumit
Verse 44 — Surah Ad-Dukhan 44:44
do të jetë ushqim i mëkatarëve
Verse 45 — Surah Ad-Dukhan 44:45
Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet
Verse 46 — Surah Ad-Dukhan 44:46
Ashtu si vlon uji i valë
Verse 47 — Surah Ad-Dukhan 44:47
(U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbejeni e graheni në mes të xhehennemit
Verse 48 — Surah Ad-Dukhan 44:48
Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtojani mundimin
Verse 49 — Surah Ad-Dukhan 44:49
(I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi
Verse 50 — Surah Ad-Dukhan 44:50
E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit
Verse 51 — Surah Ad-Dukhan 44:51
Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta
Verse 52 — Surah Ad-Dukhan 44:52
Janë në xhennete e në burime që rrjedhin
Verse 53 — Surah Ad-Dukhan 44:53
Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë
Verse 54 — Surah Ad-Dukhan 44:54
Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri)
Verse 55 — Surah Ad-Dukhan 44:55
Aty kërkojnë t´u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt
Verse 56 — Surah Ad-Dukhan 44:56
Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të xhehennemit
Verse 57 — Surah Ad-Dukhan 44:57
(Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh
Verse 58 — Surah Ad-Dukhan 44:58
Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur´anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim
Verse 59 — Surah Ad-Dukhan 44:59
(Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur