Verse 1 — Surah Al-Jathiyah 45:1
Verse 2 — Surah Al-Jathiyah 45:2
Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit
Verse 3 — Surah Al-Jathiyah 45:3
Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë
Verse 4 — Surah Al-Jathiyah 45:4
Për një popull që sinqerisht është bindur, ka argumente edhe në krijimin tuaj edhe në krijimin e shtazëve të përhapura
Verse 5 — Surah Al-Jathiyah 45:5
Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente
Verse 6 — Surah Al-Jathiyah 45:6
Këto janë fakte të All-llahut që po t´i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë
Verse 7 — Surah Al-Jathiyah 45:7
Çdo gënjeshtar e shumë mëkatar është i shkatërruar
Verse 8 — Surah Al-Jathiyah 45:8
Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje të dhembshme
Verse 9 — Surah Al-Jathiyah 45:9
Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës
Verse 10 — Surah Al-Jathiyah 45:10
Përpara tyre e kanë xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t´u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh
Verse 11 — Surah Al-Jathiyah 45:11
Ky (Kur´ani) është një udhërrëfyesë i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dënim më i mundimshëm
Verse 12 — Surah Al-Jathiyah 45:12
All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone
Verse 13 — Surah Al-Jathiyah 45:13
Dhe për ju nënshtroi gjithë ç´ka në qie dhe ç´ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente
Verse 14 — Surah Al-Jathiyah 45:14
Thuaju atyre që besuan: Le t´ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë
Verse 15 — Surah Al-Jathiyah 45:15
Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj
Verse 16 — Surah Al-Jathiyah 45:16
Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllëkun dhe aftësi për të gjykuar midis njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë
Verse 17 — Surah Al-Jathiyah 45:17
U patëm dhënë edhe fakte të qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, e s´ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaqet e
Verse 18 — Surah Al-Jathiyah 45:18
Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë
Verse 19 — Surah Al-Jathiyah 45:19
Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm
Verse 20 — Surah Al-Jathiyah 45:20
Ky (Kur´ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm
Verse 21 — Surah Al-Jathiyah 45:21
A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t´i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre
Verse 22 — Surah Al-Jathiyah 45:22
All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t´u shpërblyer secili njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë
Verse 23 — Surah Al-Jathiyah 45:23
A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A n
Verse 24 — Surah Al-Jathiyah 45:24
Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë
Verse 25 — Surah Al-Jathiyah 45:25
E kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: "Nëse jeni të saktë, na sillni të gjallë prindërit tanë
Verse 26 — Surah Al-Jathiyah 45:26
Thuaj: "All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t´ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit)
Verse 27 — Surah Al-Jathiyah 45:27
Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen
Verse 28 — Surah Al-Jathiyah 45:28
Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): "Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar
Verse 29 — Surah Al-Jathiyah 45:29
Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç´vepronit
Verse 30 — Surah Al-Jathiyah 45:30
Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në xhennet), e ai është shpëtim i madh
Verse 31 — Surah Al-Jathiyah 45:31
E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): "A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate
Verse 32 — Surah Al-Jathiyah 45:32
Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është i saktë dhe se do të vijë kijameti për të cilin s´ka dyshim, ju thatë: "Ne nuk dimë se ç´është kijameti, ne me dyshim menduam për te dhe ne nuk jemi të bindur
Verse 33 — Surah Al-Jathiyah 45:33
Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshirë ajo me të cilën talleshin
Verse 34 — Surah Al-Jathiyah 45:34
E u thuhet: "Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë
Verse 35 — Surah Al-Jathiyah 45:35
Këtë (dënim) për shkak, se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve ju mashtroi jeta e Dunjasë. Sot pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t´i kthehen pendimit dhe respektit të All-llahut
Verse 36 — Surah Al-Jathiyah 45:36
Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë
Verse 37 — Surah Al-Jathiyah 45:37
Vetëm Atij i takon lartmadhëria në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti