Verse 1 — Surah Al-Ahqaf 46:1
Verse 2 — Surah Al-Ahqaf 46:2
(Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit
Verse 3 — Surah Al-Ahqaf 46:3
Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan, nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja
Verse 4 — Surah Al-Ahqaf 46:4
Thuaj: "Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë
Verse 5 — Surah Al-Ahqaf 46:5
Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjet atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre
Verse 6 — Surah Al-Ahqaf 46:6
E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve)
Verse 7 — Surah Al-Ahqaf 46:7
Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur´anit) që u erdhi, i thanë: "Kjo është magji e hapët
Verse 8 — Surah Al-Ahqaf 46:8
Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mvishni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe ndërmjet jush, Ai është
Verse 9 — Surah Al-Ahqaf 46:9
Thuaj: "Unë nuk jam risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ua tërheq vërejtjen qartas
Verse 10 — Surah Al-Ahqaf 46:10
Thuaj: "Më tregoni mua se nëse ai (Kur´ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zullum)
Verse 11 — Surah Al-Ahqaf 46:11
E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai (Kur´ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E derisa nuk drejtohen me të (Kur´anin), ata do të thonë: "Ky është trillim i kahershëm
Verse 12 — Surah Al-Ahqaf 46:12
E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t´u tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët
Verse 13 — Surah Al-Ahqaf 46:13
Ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen
Verse 14 — Surah Al-Ahqaf 46:14
Të tillët janë banues të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë
Verse 15 — Surah Al-Ahqaf 46:15
Ne e urdhëruam njeriun t´u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t´i mbush dyzet
Verse 16 — Surah Al-Ahqaf 46:16
Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrën më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke i radhitur me banuesit e xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar
Verse 17 — Surah Al-Ahqaf 46:17
E ai që prindërve të vet u thotë: "Oh, për ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk u ringjallën)?" E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) "I mjeri ti, beso, se premtimi i All-l
Verse 18 — Surah Al-Ahqaf 46:18
Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur
Verse 19 — Surah Al-Ahqaf 46:19
E, secilit sipas veprave që i bën i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t´u plotësohet, e nuk u bëhet padrejtë
Verse 20 — Surah Al-Ahqaf 46:20
E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): "Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do të
Verse 21 — Surah Al-Ahqaf 46:21
Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithëqë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): "Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe
Verse 22 — Surah Al-Ahqaf 46:22
Ata i thanë: "A ke ardhur të na largosh prej zotave tanë?! Nëse je i sigurt, na sjell atë me çka na kërcënohesh
Verse 23 — Surah Al-Ahqaf 46:23
Ai tha: "Vetëm All-llahu e di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant
Verse 24 — Surah Al-Ahqaf 46:24
E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre, thanë: "Kjo re do të na sjellë shi!" jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejtë, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhembshëm
Verse 25 — Surah Al-Ahqaf 46:25
(Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqar
Verse 26 — Surah Al-Ahqaf 46:26
Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata is
Verse 27 — Surah Al-Ahqaf 46:27
Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugën e drejtë)
Verse 28 — Surah Al-Ahqaf 46:28
Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë
Verse 29 — Surah Al-Ahqaf 46:29
(Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur´anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan
Verse 30 — Surah Al-Ahqaf 46:30
Thanë: "O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë
Verse 31 — Surah Al-Ahqaf 46:31
O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje
Verse 32 — Surah Al-Ahqaf 46:32
E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët
Verse 33 — Surah Al-Ahqaf 46:33
A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t´i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send
Verse 34 — Surah Al-Ahqaf 46:34
E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): "A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?" Ata thonë: "Po, pasha Zotin tonë!" Ai thotë: "Për shkak se nuk besuat, pra vuajeni dënimin
Verse 35 — Surah Al-Ahqaf 46:35
Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. K