Back to Languages

Albanian - Chapter 47 - Muhammad

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Muhammad 47:1

Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjësuar veprat e tyre

Verse 2 — Surah Muhammad 47:2

Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen

Verse 3 — Surah Muhammad 47:3

Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre

Verse 4 — Surah Muhammad 47:4

Pra, kur t´i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë (mbytni) derisa t´i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmer

Verse 5 — Surah Muhammad 47:5

Ata do t´i udhëzojë dhe do të përmirësojë gjendjen e tyre

Verse 6 — Surah Muhammad 47:6

Dhe do t´i shtie në xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre

Verse 7 — Surah Muhammad 47:7

O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja

Verse 8 — Surah Muhammad 47:8

E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat

Verse 9 — Surah Muhammad 47:9

Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat

Verse 10 — Surah Muhammad 47:10

A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre

Verse 11 — Surah Muhammad 47:11

Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje

Verse 12 — Surah Muhammad 47:12

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t´i shtie në xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri

Verse 13 — Surah Muhammad 47:13

Se sa (popullatë) qytetesh që ishin shumë më të fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar

Verse 14 — Surah Muhammad 47:14

A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta

Verse 15 — Surah Muhammad 47:15

Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty

Verse 16 — Surah Muhammad 47:16

Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije u thonë: "Çka tha ai (Muhammedi) më parë?" Ata janë zemrat e të cilëve i ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta

Verse 17 — Surah Muhammad 47:17

Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur

Verse 18 — Surah Muhammad 47:18

Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t´u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t´u vijë kijameti

Verse 19 — Surah Muhammad 47:19

Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj

Verse 20 — Surah Muhammad 47:20

E ata që besuan po thonë: "Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?" E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes

Verse 21 — Surah Muhammad 47:21

Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut

Verse 22 — Surah Muhammad 47:22

A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut

Verse 23 — Surah Muhammad 47:23

Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre

Verse 24 — Surah Muhammad 47:24

A nuk e studiojnë me vëmendje Kur´anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet

Verse 25 — Surah Muhammad 47:25

Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi

Verse 26 — Surah Muhammad 47:26

Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u thanë: "Ne do t´ju dëgjojmë juve për disa çështje!" Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre

Verse 27 — Surah Muhammad 47:27

E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t´ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre

Verse 28 — Surah Muhammad 47:28

E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre

Verse 29 — Surah Muhammad 47:29

A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre

Verse 30 — Surah Muhammad 47:30

E sikur të kishim dashur Ne, do t´i tregonim ty se kush janë ata, e do t´i njihje konkret, po me siguri do t´i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja

Verse 31 — Surah Muhammad 47:31

Ne do t´u sprovojmë juve, derisa t´i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t´i sprovojmë veprat tuaja

Verse 32 — Surah Muhammad 47:32

Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund t´i bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do t´ua zhduk veprat e tyre

Verse 33 — Surah Muhammad 47:33

O ju besimtarë, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja

Verse 34 — Surah Muhammad 47:34

Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t´ju falë atyre

Verse 35 — Surah Muhammad 47:35

Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhënjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk ua pakëson veprat tuaja

Verse 36 — Surah Muhammad 47:36

Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon pre jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë)

Verse 37 — Surah Muhammad 47:37

Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe t´ju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra

Verse 38 — Surah Muhammad 47:38

Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s´ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i kthen