Back to Languages

Albanian - Chapter 48 - Al-Fath

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Fath 48:1

Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt

Verse 2 — Surah Al-Fath 48:2

Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t´i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty n

Verse 3 — Surah Al-Fath 48:3

Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë

Verse 4 — Surah Al-Fath 48:4

Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz

Verse 5 — Surah Al-Fath 48:5

(E urdhëroi luftën) Edhe për t´i shtie besimtarët dhe besimtaret në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t´i shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe tek All-llahu

Verse 6 — Surah Al-Fath 48:6

E në anën tjetër, për t´i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u rraftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehennemin e përgatiti për ta

Verse 7 — Surah Al-Fath 48:7

Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë

Verse 8 — Surah Al-Fath 48:8

Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues

Verse 9 — Surah Al-Fath 48:9

Që ju (njerëz) t´i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje

Verse 10 — Surah Al-Fath 48:10

Ata që të zotohen ty, në të vërtetë ata i zotohen All-llahut, se dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e zbaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t´i japë atij shpërblim të madh

Verse 11 — Surah Al-Fath 48:11

Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: "Neve na penguan pasuritë tona dhe familjet tona, andaj ti kërko falje për ne!" Ata flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, n

Verse 12 — Surah Al-Fath 48:12

Por ju menduat se i dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen te familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat tuaja u duket e mirë dhe patët mendim të keq, ju ishit popull i shkatërruar

Verse 13 — Surah Al-Fath 48:13

E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë

Verse 14 — Surah Al-Fath 48:14

Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve dhe i tokës, Ai falë kë të dojë dhe ndëshkon atë që do, All-llahu është Mëkatfalës, Mëshirues

Verse 15 — Surah Al-Fath 48:15

Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas do të thonë: "Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!" Ata duan të ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: "Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!" E a

Verse 16 — Surah Al-Fath 48:16

Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: "Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t´i luftoni ata ose të dorëzohen (ta pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse mbet

Verse 17 — Surah Al-Fath 48:17

Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhëmbshëm

Verse 18 — Surah Al-Fath 48:18

Vërtet, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç´kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit)

Verse 19 — Surah Al-Fath 48:19

Dhe me pré të tjera të mëdha, të cilat i merrni, All-llahu është i gjithfuqishëm, i urtë

Verse 20 — Surah Al-Fath 48:20

All-llahu ju premtoi juve pre të shumta që do t´i merrni, e këtë (të Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush, e që kjo të jetë një shenjë e mirë për besimtarët e edhe që Ai t´ju drejtojë në rrugën e fortë

Verse 21 — Surah Al-Fath 48:21

E edhe (pré) të tjera, të cilat ju nuk keni pasur fuqi t´i merrni, po All-llahu mbizotëroi atë, e All-llahu ka fuqi për çdo gjë

Verse 22 — Surah Al-Fath 48:22

Edhe sikur ata që nuk besuan t´ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës

Verse 23 — Surah Al-Fath 48:23

(ky është) Ligji i All-llahut që është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e All-llahut nuk do të gjesh ndryshime

Verse 24 — Surah Al-Fath 48:24

Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu mbikëqyr atë që ju punoni

Verse 25 — Surah Al-Fath 48:25

Ata janë që nuk besuan, ju penguan t´i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrinin në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t´i sulmonit duke mos ditur, dhe me mb

Verse 26 — Surah Al-Fath 48:26

Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il-lell llah), pse ata

Verse 27 — Surah Al-Fath 48:27

All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, t´i rruani flokët e kokave tuaja, t´i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e din

Verse 28 — Surah Al-Fath 48:28

Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé, e mjafton All-llahu dëshmitar

Verse 29 — Surah Al-Fath 48:29

Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë m