Back to Languages

Albanian - Chapter 50 - Qaf

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Qaf 50:1

Kaf. Pasha Kur´anin e lavdishëm (do të ringjalleni)

Verse 2 — Surah Qaf 50:2

Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka shumë e çuditshme

Verse 3 — Surah Qaf 50:3

A pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)

Verse 4 — Surah Qaf 50:4

Ne dimë se ç´pakëson (ç´tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit)

Verse 5 — Surah Qaf 50:5

Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme

Verse 6 — Surah Qaf 50:6

A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti

Verse 7 — Surah Qaf 50:7

Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura

Verse 8 — Surah Qaf 50:8

(I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti)

Verse 9 — Surah Qaf 50:9

Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren

Verse 10 — Surah Qaf 50:10

Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin

Verse 11 — Surah Qaf 50:11

Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja

Verse 12 — Surah Qaf 50:12

Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi

Verse 13 — Surah Qaf 50:13

Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit

Verse 14 — Surah Qaf 50:14

Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan ndëshkimin Tim

Verse 15 — Surah Qaf 50:15

A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri

Verse 16 — Surah Qaf 50:16

Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç´pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij

Verse 17 — Surah Qaf 50:17

Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë

Verse 18 — Surah Qaf 50:18

Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm

Verse 19 — Surah Qaf 50:19

Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur

Verse 20 — Surah Qaf 50:20

Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim)

Verse 21 — Surah Qaf 50:21

E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari

Verse 22 — Surah Qaf 50:22

(I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë

Verse 23 — Surah Qaf 50:23

E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: "Kjo që është tek unë (regjistri i veprave) është gati

Verse 24 — Surah Qaf 50:24

Ju të dy (engjëjt) hidheni në xhehennem secilin mohues kryeneç

Verse 25 — Surah Qaf 50:25

Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fé

Verse 26 — Surah Qaf 50:26

I cili All-llahut i shoqëroi zot tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda

Verse 27 — Surah Qaf 50:27

E shoku i tij (djalli) thotë: "Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg

Verse 28 — Surah Qaf 50:28

Ai (All-llahu) thotë: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen

Verse 29 — Surah Qaf 50:29

Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit

Verse 30 — Surah Qaf 50:30

(Përkujto) Ditën kur Ne xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E ai thotë: "A ka ende

Verse 31 — Surah Qaf 50:31

Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër

Verse 32 — Surah Qaf 50:32

Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë

Verse 33 — Surah Qaf 50:33

Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë

Verse 34 — Surah Qaf 50:34

(U thuhet) Hyni në të të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme

Verse 35 — Surah Qaf 50:35

Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë

Verse 36 — Surah Qaf 50:36

E sa e sa brezni para ty i kemi shkatërruar e që ishin shumë më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t´i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje

Verse 37 — Surah Qaf 50:37

Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente

Verse 38 — Surah Qaf 50:38

Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje

Verse 39 — Surah Qaf 50:39

Po ti (Muhammed) me durim përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd

Verse 40 — Surah Qaf 50:40

Falu për hir të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz)

Verse 41 — Surah Qaf 50:41

Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt

Verse 42 — Surah Qaf 50:42

Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave)

Verse 43 — Surah Qaf 50:43

S´ka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre

Verse 44 — Surah Qaf 50:44

Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne

Verse 45 — Surah Qaf 50:45

Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur´an atë që i ka frikë kërcënimit Tim