Verse 1 — Surah At-Tur 52:1
Pasha Turin
Verse 2 — Surah At-Tur 52:2
Dhe librin e shkruar në rreshta
Verse 3 — Surah At-Tur 52:3
Në lëkurë të shtrirë
Verse 4 — Surah At-Tur 52:4
Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell)
Verse 5 — Surah At-Tur 52:5
Pasha kulmin e ngritur (qiellin)
Verse 6 — Surah At-Tur 52:6
Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet)
Verse 7 — Surah At-Tur 52:7
Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë
Verse 8 — Surah At-Tur 52:8
Atë nuk ka kush që mund ta largojë
Verse 9 — Surah At-Tur 52:9
Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë
Verse 10 — Surah At-Tur 52:10
Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin
Verse 11 — Surah At-Tur 52:11
Atë ditë është mjerim i madh për përgënjeshtarët
Verse 12 — Surah At-Tur 52:12
Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota
Verse 13 — Surah At-Tur 52:13
Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e xhehennemit
Verse 14 — Surah At-Tur 52:14
Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar
Verse 15 — Surah At-Tur 52:15
A mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk po shihni (jeni verbëruar siç u verbëruat nga e vërteta në Dunja)
Verse 16 — Surah At-Tur 52:16
Hyni në të! Për juve është njësoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni vetëm me atë që me veprat tuaja e merituat
Verse 17 — Surah At-Tur 52:17
Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati
Verse 18 — Surah At-Tur 52:18
Të kënaqur me atë që ua dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e xhehennemit
Verse 19 — Surah At-Tur 52:19
(U thuhet) Me të mirë hani e pini, për atë që vepruat mirë
Verse 20 — Surah At-Tur 52:20
Ata janë të mbështetur në kolltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha
Verse 21 — Surah At-Tur 52:21
E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t´ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar
Verse 22 — Surah At-Tur 52:22
Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë
Verse 23 — Surah At-Tur 52:23
Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat
Verse 24 — Surah At-Tur 52:24
Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur
Verse 25 — Surah At-Tur 52:25
Dhe njëri-tjetrit i qasen duke u pyetur (për punët e tyre në Dunja)
Verse 26 — Surah At-Tur 52:26
(Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim
Verse 27 — Surah At-Tur 52:27
E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit
Verse 28 — Surah At-Tur 52:28
Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues
Verse 29 — Surah At-Tur 52:29
Pra ti përkujto (me Kur´an) se me dhuntinë e Zotit tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur
Verse 30 — Surah At-Tur 52:30
E ata thonë: "Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë
Verse 31 — Surah At-Tur 52:31
Thuaj: "Pritni, se edhe unë do të pres me ju
Verse 32 — Surah At-Tur 52:32
A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojnë për këtë, apo ata janë popull renegat
Verse 33 — Surah At-Tur 52:33
A mos ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi!" Jo, por ata nuk besojnë
Verse 34 — Surah At-Tur 52:34
Pra, nëse ata janë të drejtë le ta sjellin një ligjërim si ai
Verse 35 — Surah At-Tur 52:35
A mos u krijuam prej kurrgjësë, apo ata vetë janë krijues
Verse 36 — Surah At-Tur 52:36
A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur
Verse 37 — Surah At-Tur 52:37
A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë
Verse 38 — Surah At-Tur 52:38
A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt
Verse 39 — Surah At-Tur 52:39
A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj
Verse 40 — Surah At-Tur 52:40
A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri
Verse 41 — Surah At-Tur 52:41
A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë
Verse 42 — Surah At-Tur 52:42
A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth
Verse 43 — Surah At-Tur 52:43
A mos kanë ata ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë
Verse 44 — Surah At-Tur 52:44
Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: "Është re e dendur
Verse 45 — Surah At-Tur 52:45
Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen
Verse 46 — Surah At-Tur 52:46
Ditën kur dredhia e tyre nuk do t´u bëjë dobi asgjë e as që do të ndihmohen
Verse 47 — Surah At-Tur 52:47
Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (i kijametit), por pjesa dërrmuese e tyre nuk e dinë
Verse 48 — Surah At-Tur 52:48
Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd
Verse 49 — Surah At-Tur 52:49
Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më