Verse 1 — Surah An-Najm 53:1
Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)
Verse 2 — Surah An-Najm 53:2
Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta)
Verse 3 — Surah An-Najm 53:3
Dhe ai nuk flet nga mendja e tij
Verse 4 — Surah An-Najm 53:4
Ai (Kur´ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet
Verse 5 — Surah An-Najm 53:5
Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
Verse 6 — Surah An-Najm 53:6
Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale)
Verse 7 — Surah An-Najm 53:7
Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja)
Verse 8 — Surah An-Najm 53:8
Pastaj u lëshua dhe iu afrua
Verse 9 — Surah An-Najm 53:9
E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër
Verse 10 — Surah An-Najm 53:10
Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli
Verse 11 — Surah An-Najm 53:11
Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy)
Verse 12 — Surah An-Najm 53:12
A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë
Verse 13 — Surah An-Najm 53:13
Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër
Verse 14 — Surah An-Najm 53:14
(E ka parë) tek Sidretul Munteha
Verse 15 — Surah An-Najm 53:15
Që pranë saj është xhennetul Me´va (kopsht strehimi i)
Verse 16 — Surah An-Najm 53:16
Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi
Verse 17 — Surah An-Najm 53:17
Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi
Verse 18 — Surah An-Najm 53:18
Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet
Verse 19 — Surah An-Najm 53:19
E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë
Verse 20 — Surah An-Najm 53:20
Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)
Verse 21 — Surah An-Najm 53:21
A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat
Verse 22 — Surah An-Najm 53:22
Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë
Verse 23 — Surah An-Najm 53:23
Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur u
Verse 24 — Surah An-Najm 53:24
A mos do t´i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)
Verse 25 — Surah An-Najm 53:25
E dihet se vetëm All-llahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë
Verse 26 — Surah An-Najm 53:26
E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të
Verse 27 — Surah An-Najm 53:27
Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash
Verse 28 — Surah An-Najm 53:28
Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës
Verse 29 — Surah An-Najm 53:29
Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur´anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e Dunjasë
Verse 30 — Surah An-Najm 53:30
Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është që e di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë
Verse 31 — Surah An-Najm 53:31
Dhe vetëm të All-llahut janë ç´ka në qiej dhe në tokë - për t´i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t´i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre
Verse 32 — Surah An-Najm 53:32
Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s´ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t´ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe
Verse 33 — Surah An-Najm 53:33
A e ke parë atë që u zbrap (prej fesë)
Verse 34 — Surah An-Najm 53:34
që dha pak e pastaj e ndërpreu
Verse 35 — Surah An-Najm 53:35
A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka
Verse 36 — Surah An-Najm 53:36
Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait
Verse 37 — Surah An-Najm 53:37
Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet
Verse 38 — Surah An-Najm 53:38
(Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit
Verse 39 — Surah An-Najm 53:39
Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar
Verse 40 — Surah An-Najm 53:40
Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet
Verse 41 — Surah An-Najm 53:41
Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë
Verse 42 — Surah An-Najm 53:42
Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt
Verse 43 — Surah An-Najm 53:43
Dhe se Ai bën për të qeshë dhe bën për të qarë
Verse 44 — Surah An-Najm 53:44
Dhe se Ai është që jep vdekje dhe jep jetë (gjallëri)
Verse 45 — Surah An-Najm 53:45
Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën
Verse 46 — Surah An-Najm 53:46
Nga pika e farës që hidhet
Verse 47 — Surah An-Najm 53:47
Dhe se Atij i takon ngjallja tjetër (ringjallja në Ahiret)
Verse 48 — Surah An-Najm 53:48
Dhe se Ai është që pasuron dhe varfëron
Verse 49 — Surah An-Najm 53:49
Dhe se Ai është Zoti i Shi´rasë (ylli polar që e adhuronin)
Verse 50 — Surah An-Najm 53:50
Dhe Ai e shkatërroi Adin e lashtë
Verse 51 — Surah An-Najm 53:51
Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më
Verse 52 — Surah An-Najm 53:52
Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë
Verse 53 — Surah An-Najm 53:53
Edhe Mu´tefikën (venbanimin e popullit Lut) e lëshoi prej së larti
Verse 54 — Surah An-Najm 53:54
E i përfshiu ata ajo që i përfshiu
Verse 55 — Surah An-Najm 53:55
Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim
Verse 56 — Surah An-Najm 53:56
Ky (Muhammedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë
Verse 57 — Surah An-Najm 53:57
E afërta është afruar (kijameti)
Verse 58 — Surah An-Najm 53:58
Pos All-llahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë)
Verse 59 — Surah An-Najm 53:59
A prej këtij ligjërimi (Kur´ani) po çuditeni
Verse 60 — Surah An-Najm 53:60
E po qeshni dhe nuk po qani
Verse 61 — Surah An-Najm 53:61
Madje edhe e zëni në asgjë
Verse 62 — Surah An-Najm 53:62
Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhurojeni