Verse 1 — Surah Al-Qamar 54:1
Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh)
Verse 2 — Surah Al-Qamar 54:2
Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: "Kjo është magji e vazhdueshme
Verse 3 — Surah Al-Qamar 54:3
Dhe përgënjeshtruan e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrin cakun e fundit
Verse 4 — Surah Al-Qamar 54:4
Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë)
Verse 5 — Surah Al-Qamar 54:5
Urtësi e përsosur (është Kur´ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet
Verse 6 — Surah Al-Qamar 54:6
Pra, largohu prej tyre. Ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm
Verse 7 — Surah Al-Qamar 54:7
Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur
Verse 8 — Surah Al-Qamar 54:8
Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e jobesimtarët thonë: "Kjo është ditë e vështirë
Verse 9 — Surah Al-Qamar 54:9
Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim
Verse 10 — Surah Al-Qamar 54:10
E ai iu drejtua Zotit të vet: "Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo
Verse 11 — Surah Al-Qamar 54:11
Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit
Verse 12 — Surah Al-Qamar 54:12
Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar
Verse 13 — Surah Al-Qamar 54:13
E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara
Verse 14 — Surah Al-Qamar 54:14
Që lundronte nën mbikëqyrjen Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur)
Verse 15 — Surah Al-Qamar 54:15
Atë (ngjarje) Ne e lamë për kujtim, po a ka ndokush që merr mësim
Verse 16 — Surah Al-Qamar 54:16
E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im
Verse 17 — Surah Al-Qamar 54:17
Ne Kur´anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim
Verse 18 — Surah Al-Qamar 54:18
Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im
Verse 19 — Surah Al-Qamar 54:19
Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë
Verse 20 — Surah Al-Qamar 54:20
I ngrente njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura
Verse 21 — Surah Al-Qamar 54:21
Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime
Verse 22 — Surah Al-Qamar 54:22
Ne Kur´anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë
Verse 23 — Surah Al-Qamar 54:23
Themudi përgënjeshtroi të dërguarit
Verse 24 — Surah Al-Qamar 54:24
E thanë: "A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrëzi
Verse 25 — Surah Al-Qamar 54:25
A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh
Verse 26 — Surah Al-Qamar 54:26
Mirëpo ata nesër do të kuptojnë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi
Verse 27 — Surah Al-Qamar 54:27
Ne atyre do t´ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm vështro dhe bën durim
Verse 28 — Surah Al-Qamar 54:28
Dhe lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet
Verse 29 — Surah Al-Qamar 54:29
Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë
Verse 30 — Surah Al-Qamar 54:30
E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im
Verse 31 — Surah Al-Qamar 54:31
Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet)
Verse 32 — Surah Al-Qamar 54:32
Ne Kur´anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim
Verse 33 — Surah Al-Qamar 54:33
Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet
Verse 34 — Surah Al-Qamar 54:34
Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta
Verse 35 — Surah Al-Qamar 54:35
(Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon
Verse 36 — Surah Al-Qamar 54:36
Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime
Verse 37 — Surah Al-Qamar 54:37
Ata deshën t´u afrohen musafirëve të tij. Ne ua verbuam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia
Verse 38 — Surah Al-Qamar 54:38
E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm
Verse 39 — Surah Al-Qamar 54:39
Pra, vuajeni dënimin Tim dhe qortimin Tim
Verse 40 — Surah Al-Qamar 54:40
Ne Kur´anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai
Verse 41 — Surah Al-Qamar 54:41
Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje
Verse 42 — Surah Al-Qamar 54:42
Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti
Verse 43 — Surah Al-Qamar 54:43
A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit
Verse 44 — Surah Al-Qamar 54:44
A mos po thonë: "Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar
Verse 45 — Surah Al-Qamar 54:45
Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa
Verse 46 — Surah Al-Qamar 54:46
Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur
Verse 47 — Surah Al-Qamar 54:47
S´ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh
Verse 48 — Surah Al-Qamar 54:48
Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. "Vuajeni dënimin Sekar" (emër i një xhehennemi)
Verse 49 — Surah Al-Qamar 54:49
Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar
Verse 50 — Surah Al-Qamar 54:50
Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë
Verse 51 — Surah Al-Qamar 54:51
Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim
Verse 52 — Surah Al-Qamar 54:52
Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime
Verse 53 — Surah Al-Qamar 54:53
Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe, është radhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh)
Verse 54 — Surah Al-Qamar 54:54
Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në xhennete e në lumenj
Verse 55 — Surah Al-Qamar 54:55
Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu)