Verse 1 — Surah Ar-Rahman 55:1
Rrahmani - (Mëshiruesi - Zoti ynë)
Verse 2 — Surah Ar-Rahman 55:2
Ai ia mësoi Kur´anin
Verse 3 — Surah Ar-Rahman 55:3
E krijoi njeriun
Verse 4 — Surah Ar-Rahman 55:4
Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit)
Verse 5 — Surah Ar-Rahman 55:5
Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë
Verse 6 — Surah Ar-Rahman 55:6
Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit)
Verse 7 — Surah Ar-Rahman 55:7
Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë
Verse 8 — Surah Ar-Rahman 55:8
Që të mos kaloni kufirin në drejtësi
Verse 9 — Surah Ar-Rahman 55:9
Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë
Verse 10 — Surah Ar-Rahman 55:10
Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat
Verse 11 — Surah Ar-Rahman 55:11
Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella
Verse 12 — Surah Ar-Rahman 55:12
Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese)
Verse 13 — Surah Ar-Rahman 55:13
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)
Verse 14 — Surah Ar-Rahman 55:14
Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur
Verse 15 — Surah Ar-Rahman 55:15
Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit
Verse 16 — Surah Ar-Rahman 55:16
E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni
Verse 17 — Surah Ar-Rahman 55:17
Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve
Verse 18 — Surah Ar-Rahman 55:18
E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni
Verse 19 — Surah Ar-Rahman 55:19
Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete
Verse 20 — Surah Ar-Rahman 55:20
Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë
Verse 21 — Surah Ar-Rahman 55:21
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 22 — Surah Ar-Rahman 55:22
Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë
Verse 23 — Surah Ar-Rahman 55:23
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 24 — Surah Ar-Rahman 55:24
Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det
Verse 25 — Surah Ar-Rahman 55:25
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 26 — Surah Ar-Rahman 55:26
Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur
Verse 27 — Surah Ar-Rahman 55:27
E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar
Verse 28 — Surah Ar-Rahman 55:28
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 29 — Surah Ar-Rahman 55:29
(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj)
Verse 30 — Surah Ar-Rahman 55:30
E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni
Verse 31 — Surah Ar-Rahman 55:31
Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë)
Verse 32 — Surah Ar-Rahman 55:32
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju
Verse 33 — Surah Ar-Rahman 55:33
O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë)
Verse 34 — Surah Ar-Rahman 55:34
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 35 — Surah Ar-Rahman 55:35
Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t´u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni
Verse 36 — Surah Ar-Rahman 55:36
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 37 — Surah Ar-Rahman 55:37
E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë
Verse 38 — Surah Ar-Rahman 55:38
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 39 — Surah Ar-Rahman 55:39
Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini
Verse 40 — Surah Ar-Rahman 55:40
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 41 — Surah Ar-Rahman 55:41
Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokë dhe për këmbët e tyre
Verse 42 — Surah Ar-Rahman 55:42
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 43 — Surah Ar-Rahman 55:43
Ja, ky është xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin
Verse 44 — Surah Ar-Rahman 55:44
Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion
Verse 45 — Surah Ar-Rahman 55:45
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 46 — Surah Ar-Rahman 55:46
E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete
Verse 47 — Surah Ar-Rahman 55:47
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 48 — Surah Ar-Rahman 55:48
(Xhennete) plot degë me gjethe e pemë
Verse 49 — Surah Ar-Rahman 55:49
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 50 — Surah Ar-Rahman 55:50
Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin
Verse 51 — Surah Ar-Rahman 55:51
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 52 — Surah Ar-Rahman 55:52
Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje
Verse 53 — Surah Ar-Rahman 55:53
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 54 — Surah Ar-Rahman 55:54
Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifes, dhe pemët e atyre dy xhenneteve janë krejt afër
Verse 55 — Surah Ar-Rahman 55:55
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 56 — Surah Ar-Rahman 55:56
Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin
Verse 57 — Surah Ar-Rahman 55:57
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 58 — Surah Ar-Rahman 55:58
Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë)
Verse 59 — Surah Ar-Rahman 55:59
E, cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni
Verse 60 — Surah Ar-Rahman 55:60
A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës
Verse 61 — Surah Ar-Rahman 55:61
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 62 — Surah Ar-Rahman 55:62
E nën ato dy (xhennete) janë edhe dy xhennete
Verse 63 — Surah Ar-Rahman 55:63
Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 64 — Surah Ar-Rahman 55:64
Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi
Verse 65 — Surah Ar-Rahman 55:65
E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni
Verse 66 — Surah Ar-Rahman 55:66
Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë
Verse 67 — Surah Ar-Rahman 55:67
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 68 — Surah Ar-Rahman 55:68
Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë
Verse 69 — Surah Ar-Rahman 55:69
E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 70 — Surah Ar-Rahman 55:70
Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura
Verse 71 — Surah Ar-Rahman 55:71
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 72 — Surah Ar-Rahman 55:72
Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde)
Verse 73 — Surah Ar-Rahman 55:73
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 74 — Surah Ar-Rahman 55:74
Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini
Verse 75 — Surah Ar-Rahman 55:75
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 76 — Surah Ar-Rahman 55:76
Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura
Verse 77 — Surah Ar-Rahman 55:77
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni
Verse 78 — Surah Ar-Rahman 55:78
I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar