Back to Languages

Albanian - Chapter 57 - Al-Hadid

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Hadid 57:1

All-llahun e lartësoi me adhurim ç´ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti

Verse 2 — Surah Al-Hadid 57:2

I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send

Verse 3 — Surah Al-Hadid 57:3

Ai është i pari që s´ka fillim dhe i fundit që s´ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë

Verse 4 — Surah Al-Hadid 57:4

Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni

Verse 5 — Surah Al-Hadid 57:5

Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek All-llahu kthehen të gjitha çështjet

Verse 6 — Surah Al-Hadid 57:6

Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa

Verse 7 — Surah Al-Hadid 57:7

Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh

Verse 8 — Surah Al-Hadid 57:8

Ç´keni ju që nuk i besoni All-llahut, kur i dërguari i Tij ju thërret t´i besoni Zotit tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë)

Verse 9 — Surah Al-Hadid 57:9

Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t´ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s´ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush

Verse 10 — Surah Al-Hadid 57:10

E, ç´keni ju që nuk jepni për në rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiej e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhan

Verse 11 — Surah Al-Hadid 57:11

Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t´ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërblim të mirë

Verse 12 — Surah Al-Hadid 57:12

(Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe

Verse 13 — Surah Al-Hadid 57:13

Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!" U thuhet: "Kthehuni prapa jush (në Dunja) e kërkoni ndonjë dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia

Verse 14 — Surah Al-Hadid 57:14

(Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): "A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): "Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit në çështjet e fesë dhe juv

Verse 15 — Surah Al-Hadid 57:15

E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma juaj: sa përfundim i keq është ai

Verse 16 — Surah Al-Hadid 57:16

A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur´an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë j

Verse 17 — Surah Al-Hadid 57:17

Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni

Verse 18 — Surah Al-Hadid 57:18

S´ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe që sinqerisht japin për hir të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh

Verse 19 — Surah Al-Hadid 57:19

Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët tek Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet dhe dritën e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të xhehennemit

Verse 20 — Surah Al-Hadid 57:20

Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo tha

Verse 21 — Surah Al-Hadid 57:21

Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu ës

Verse 22 — Surah Al-Hadid 57:22

Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë

Verse 23 — Surah Al-Hadid 57:23

Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve

Verse 24 — Surah Al-Hadid 57:24

Të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerëzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se All-llahu është i begatshëm, i lavdishëm

Verse 25 — Surah Al-Hadid 57:25

Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t´i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t´u ditur tek All-llahu se

Verse 26 — Surah Al-Hadid 57:26

Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre i udhëzuan në rrugën e drejtë po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës

Verse 27 — Surah Al-Hadid 57:27

Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirë

Verse 28 — Surah Al-Hadid 57:28

O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja, All-llahu është mekatfalës, mëshirues

Verse 29 — Surah Al-Hadid 57:29

Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e All-llahut dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh