Back to Languages

Albanian - Chapter 61 - As-Saf

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah As-Saf 61:1

All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti

Verse 2 — Surah As-Saf 61:2

O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni

Verse 3 — Surah As-Saf 61:3

Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni

Verse 4 — Surah As-Saf 61:4

All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar

Verse 5 — Surah As-Saf 61:5

Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: "O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!" E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të

Verse 6 — Surah As-Saf 61:6

Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me arg

Verse 7 — Surah As-Saf 61:7

E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar

Verse 8 — Surah As-Saf 61:8

Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët

Verse 9 — Surah As-Saf 61:9

Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë

Verse 10 — Surah As-Saf 61:10

O ju që keni besuar, a t´ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm

Verse 11 — Surah As-Saf 61:11

T´i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini

Verse 12 — Surah As-Saf 61:12

Ai (All-llahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh

Verse 13 — Surah As-Saf 61:13

Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoi besimtarët

Verse 14 — Surah As-Saf 61:14

O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai, biri i Merjemes, havarijjunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: "Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?" Havarijjunët i thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut