Back to Languages

Albanian - Chapter 62 - Al-Jumuah

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Jumuah 62:1

Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin

Verse 2 — Surah Al-Jumuah 62:2

Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t´ua lexojë ajetet e Tij, t´i pastrojë ata, t´ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme

Verse 3 — Surah Al-Jumuah 62:3

(U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhënjyesi, i urti

Verse 4 — Surah Al-Jumuah 62:4

Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është i zoti i dhuntisë së përsosur

Verse 5 — Surah Al-Jumuah 62:5

Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin

Verse 6 — Surah Al-Jumuah 62:6

Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)

Verse 7 — Surah Al-Jumuah 62:7

Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di shumë mirë se kush janë mizorët

Verse 8 — Surah Al-Jumuah 62:8

Thuaj: "S´ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t´ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t´ju njoftojë me atë që keni punuar

Verse 9 — Surah Al-Jumuah 62:9

O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini

Verse 10 — Surah Al-Jumuah 62:10

E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim

Verse 11 — Surah Al-Jumuah 62:11

Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë