Back to Languages

Albanian - Chapter 63 - Al-Munafiqun

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Munafiqun 63:1

Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: "Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!" E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu)

Verse 2 — Surah Al-Munafiqun 63:2

Ata betimin e tyre e bëjnë për t´u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi që bënë ata është shumë i keq

Verse 3 — Surah Al-Munafiqun 63:3

Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë

Verse 4 — Surah Al-Munafiqun 63:4

E kur t´i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmang

Verse 5 — Surah Al-Munafiqun 63:5

E kur u thuhet: "Ejani te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej Tij falje për ju", ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë shpinën duke e mbajtur veten të madh

Verse 6 — Surah Al-Munafiqun 63:6

Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t´i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant

Verse 7 — Surah Al-Munafiqun 63:7

Ata janë që u thonë (vendasve të Medines): "Mos u jepni atyre që janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu që të shpërndahen! Po, të All-llahut janë pasuritë (depot) e qiejve e të tokës, por hipokritët nuk janë duke kuptuar

Verse 8 — Surah Al-Munafiqun 63:8

Ata thonë: "Nëse do të kthehemi (prej luftës me Beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti patjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!" (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët

Verse 9 — Surah Al-Munafiqun 63:9

O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit

Verse 10 — Surah Al-Munafiqun 63:10

Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t´i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve

Verse 11 — Surah Al-Munafiqun 63:11

Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t´i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni