Verse 1 — Surah At-Talaq 65:1
O ti pejgamber, kur t´i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë e kini frikë All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe at
Verse 2 — Surah At-Talaq 65:2
E kur t´i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni për hir të All-lla
Verse 3 — Surah At-Talaq 65:3
dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)
Verse 4 — Surah At-Talaq 65:4
E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa
Verse 5 — Surah At-Talaq 65:5
Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin
Verse 6 — Surah At-Talaq 65:6
Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato për t´i detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tu
Verse 7 — Surah At-Talaq 65:7
Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati)
Verse 8 — Surah At-Talaq 65:8
Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm
Verse 9 — Surah At-Talaq 65:9
Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi
Verse 10 — Surah At-Talaq 65:10
All-llahu u ka përgatitur dënim të rëndë, atyre pra, kini frikë All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu ua zbriti juve shpalljen (Kur´anin)
Verse 11 — Surah At-Talaq 65:11
Të dërguarin që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për t´i nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë g
Verse 12 — Surah At-Talaq 65:12
All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet