Back to Languages

Albanian - Chapter 67 - Al-Mulk

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Mulk 67:1

I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send

Verse 2 — Surah Al-Mulk 67:2

Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t´ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi

Verse 3 — Surah Al-Mulk 67:3

Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje

Verse 4 — Surah Al-Mulk 67:4

Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur

Verse 5 — Surah Al-Mulk 67:5

Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh

Verse 6 — Surah Al-Mulk 67:6

Dënimi në xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai

Verse 7 — Surah Al-Mulk 67:7

Kur të hidhen në të, ata do t´ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon

Verse 8 — Surah Al-Mulk 67:8

Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)

Verse 9 — Surah Al-Mulk 67:9

Ata thonë: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: "All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe

Verse 10 — Surah Al-Mulk 67:10

Dhe thonë: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit

Verse 11 — Surah Al-Mulk 67:11

Pra, i pranojnë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës

Verse 12 — Surah Al-Mulk 67:12

Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh

Verse 13 — Surah Al-Mulk 67:13

E ju, fshiheni ose thuajeni fjalën tuaj haptas; s´ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja

Verse 14 — Surah Al-Mulk 67:14

A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë

Verse 15 — Surah Al-Mulk 67:15

Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja

Verse 16 — Surah Al-Mulk 67:16

A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshojë) toka kur të dridhet

Verse 17 — Surah Al-Mulk 67:17

A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im

Verse 18 — Surah Al-Mulk 67:18

Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im

Verse 19 — Surah Al-Mulk 67:19

A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di

Verse 20 — Surah Al-Mulk 67:20

Kush është ajo ushtri juaja që do t´ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh

Verse 21 — Surah Al-Mulk 67:21

Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie

Verse 22 — Surah Al-Mulk 67:22

A është më i udhëzuar ai që ec i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ec në pozicion qëndrues rrugës së drejtë

Verse 23 — Surah Al-Mulk 67:23

Thuaj: "Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni

Verse 24 — Surah Al-Mulk 67:24

Thuaj: "Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni

Verse 25 — Surah Al-Mulk 67:25

E ata po thonë: "Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë

Verse 26 — Surah Al-Mulk 67:26

Thuaj: "Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam vetëm një qortues që ju bëj me dije

Verse 27 — Surah Al-Mulk 67:27

Kur ta shohin atë (xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: "Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë

Verse 28 — Surah Al-Mulk 67:28

Thuaj: "Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t´i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm

Verse 29 — Surah Al-Mulk 67:29

Thuaj: "Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njëmend është ai i humburi

Verse 30 — Surah Al-Mulk 67:30

Thuaj: "Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t´ju sjell ujë mbitokësor (burimor)