Back to Languages

Albanian - Chapter 7 - Al-Araf

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Araf 7:1

Elif, Lam, Mim, Sad

Verse 2 — Surah Al-Araf 7:2

(Ky është) Libri, që të është zbritur ty, që me të t´ua tërheqësh vërejtjen dhe t´i këshillosh besimtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij)

Verse 3 — Surah Al-Araf 7:3

Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë

Verse 4 — Surah Al-Araf 7:4

Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur)

Verse 5 — Surah Al-Araf 7:5

Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s´kishin ç´të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: "Vërtet, ne ishim zullumqarë" (të pranojnë gabimin)

Verse 6 — Surah Al-Araf 7:6

Ne patjetër do t´i marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dërguar (pejgamber), e do t´i marrim në pyetje edhe të dërguarit

Verse 7 — Surah Al-Araf 7:7

Dhe duke e ditur mirë Ne do t´u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm)

Verse 8 — Surah Al-Araf 7:8

Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar

Verse 9 — Surah Al-Araf 7:9

Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me të padrejtë

Verse 10 — Surah Al-Araf 7:10

Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni

Verse 11 — Surah Al-Araf 7:11

Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: "Bëni sexhde për Ademin". Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde

Verse 12 — Surah Al-Araf 7:12

(All-llahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta

Verse 13 — Surah Al-Araf 7:13

(All-llahu) Tha: "Zbrit nga ai (xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s´ka dyshim ti je i poshtëruar

Verse 14 — Surah Al-Araf 7:14

(Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)

Verse 15 — Surah Al-Araf 7:15

(All-llahu) Tha: "Ti je i afatizuar

Verse 16 — Surah Al-Araf 7:16

(Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t´u ulem atyre (do t´u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë

Verse 17 — Surah Al-Araf 7:17

Mandej do t´ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)

Verse 18 — Surah Al-Araf 7:18

(All-llahu) Tha: "Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur xhehennemin me të gjithë ju

Verse 19 — Surah Al-Araf 7:19

(Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj)

Verse 20 — Surah Al-Araf 7:20

Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t´ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshëmve

Verse 21 — Surah Al-Araf 7:21

Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju

Verse 22 — Surah Al-Araf 7:22

Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju

Verse 23 — Surah Al-Araf 7:23

Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve

Verse 24 — Surah Al-Araf 7:24

(All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë

Verse 25 — Surah Al-Araf 7:25

Tha: "Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdisni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni)

Verse 26 — Surah Al-Araf 7:26

O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë

Verse 27 — Surah Al-Araf 7:27

O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t´ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë she

Verse 28 — Surah Al-Araf 7:28

Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: "Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën reth Qabes lakuriq). Thuaju: "All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini

Verse 29 — Surah Al-Araf 7:29

Thuaj: "All-llahu ma urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari, do të ktheheni te Ai

Verse 30 — Surah Al-Araf 7:30

Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur, pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë

Verse 31 — Surah Al-Araf 7:31

O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)

Verse 32 — Surah Al-Araf 7:32

Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton

Verse 33 — Surah Al-Araf 7:33

Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t´i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë

Verse 34 — Surah Al-Araf 7:34

Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t´u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë

Verse 35 — Surah Al-Araf 7:35

O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ua përkujtojnë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s´ka as frikë as s´kanë përse të pikëllohen

Verse 36 — Surah Al-Araf 7:36

E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe me kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë

Verse 37 — Surah Al-Araf 7:37

Kush është më mizor se ai që trillon shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t´u vijnë atyre të dërguarit tanë (melaiket) t´ua marrin shpirtin e u thonë: "Ku janë

Verse 38 — Surah Al-Araf 7:38

(All-llahu) Ju thotë: "Hyni në xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin

Verse 39 — Surah Al-Araf 7:39

Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: "Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufër), shijojeni pra dënimin për atë që e fituat

Verse 40 — Surah Al-Araf 7:40

Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët

Verse 41 — Surah Al-Araf 7:41

Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët

Verse 42 — Surah Al-Araf 7:42

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndokënd çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të xhennetit dhe në të janë përgjithmonë

Verse 43 — Surah Al-Araf 7:43

Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: "Falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira, na e hoqi zilinë, na futi në xhen)

Verse 44 — Surah Al-Araf 7:44

Ata të xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetë atë që ua pat premtuar zoti juaj?" Ata (banuesit e zjarrit) thonë: "Po". Atëher

Verse 45 — Surah Al-Araf 7:45

Ata që penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe që kërkuan shtrembërimin e saj dhe ata që ishin mohues të botës tjetër

Verse 46 — Surah Al-Araf 7:46

E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A´raf (lart mbi mur) janë burra që e njohin secilin (të xhennetit dhe të xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e xhennetit: "Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A´rafit) nuk

Verse 47 — Surah Al-Araf 7:47

E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të xhehennemit, thonë: "Zoti ynë, mos na bë neve me mizorët

Verse 48 — Surah Al-Araf 7:48

Ata të A´rafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?" (e tash jeni në xhehennem)

Verse 49 — Surah Al-Araf 7:49

A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshit se nuk ka për t´i përfshirë mëshira e All-llahut?". (Në mënyrë ironike i përqeshin kufarët e mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t´u brengosur

Verse 50 — Surah Al-Araf 7:50

Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): "Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (në xhennet) thonë: "All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët

Verse 51 — Surah Al-Araf 7:51

Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona

Verse 52 — Surah Al-Araf 7:52

Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur´anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë

Verse 53 — Surah Al-Araf 7:53

Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t´u vijë. E atë ditë kur t´u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetës që të n

Verse 54 — Surah Al-Araf 7:54

Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar

Verse 55 — Surah Al-Araf 7:55

Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë

Verse 56 — Surah Al-Araf 7:56

Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S´ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve

Verse 57 — Surah Al-Araf 7:57

Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim)

Verse 58 — Surah Al-Araf 7:58

Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i radhisim argumentet Tona për ata që falënderojnë

Verse 59 — Surah Al-Araf 7:59

Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe

Verse 60 — Surah Al-Araf 7:60

Paria nga populli i tij tha: "Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur

Verse 61 — Surah Al-Araf 7:61

(Nuhu) Tha: "O populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve

Verse 62 — Surah Al-Araf 7:62

Unë ua kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di nga Zoti im çka ju nuk dini

Verse 63 — Surah Al-Araf 7:63

A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t´ua tërheqë vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtoni

Verse 64 — Surah Al-Araf 7:64

Po ata e përgënjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që i përgënjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popull i verbër

Verse 65 — Surah Al-Araf 7:65

Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni

Verse 66 — Surah Al-Araf 7:66

Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak

Verse 67 — Surah Al-Araf 7:67

Tha (Hudi): "O populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve

Verse 68 — Surah Al-Araf 7:68

(Jam i dërguar) Që t´ua komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam këshillues besnik për ju

Verse 69 — Surah Al-Araf 7:69

A mos ju erdhi çudi që ju erdhi shpallja nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, e për t´ua tërheqë vërejtjen. Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ua shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim

Verse 70 — Surah Al-Araf 7:70

Ata thanë: "A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e ta braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i vërtetë (çka thua) sillna atë që na premton (kërcënohesh)

Verse 71 — Surah Al-Araf 7:71

(Hudi) Tha: "Juve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më polemizoni mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit tuaj, e që për te All-llahu nuk shpalli kurrfarë argumenti? Pritni pra (dënimin), edhe unë së bashku me ju jam duke pritu

Verse 72 — Surah Al-Araf 7:72

Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, dhe i shkulëm nga rrënja ata që i përgenjështruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë

Verse 73 — Surah Al-Araf 7:73

Edhe te (populli) Themud ua dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, besojeni All-llahun (Një) nuk keni zot tjetër pos Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo deveja është mrekulli për ju. Lereni këtë të lirë të hajë në tokën

Verse 74 — Surah Al-Araf 7:74

Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngreni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë

Verse 75 — Surah Al-Araf 7:75

Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: "A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?". Ata thanë: "Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar

Verse 76 — Surah Al-Araf 7:76

Ata kryelartit thanë: "Ne jemi mohues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuat

Verse 77 — Surah Al-Araf 7:77

Ata e therën deven dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih, sillna atë me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve

Verse 78 — Surah Al-Araf 7:78

Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira

Verse 79 — Surah Al-Araf 7:79

Ai u zbraps prej tyre e tha: "O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit

Verse 80 — Surah Al-Araf 7:80

Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: "A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush

Verse 81 — Surah Al-Araf 7:81

Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar

Verse 82 — Surah Al-Araf 7:82

Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: "Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës)

Verse 83 — Surah Al-Araf 7:83

Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit)

Verse 84 — Surah Al-Araf 7:84

Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve

Verse 85 — Surah Al-Araf 7:85

E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre

Verse 86 — Surah Al-Araf 7:86

Mos zini pusi në çdo rrugë e të kërcënoheni dhe të pengoni nga rruga e All-llahut atë që i ka besuar atij (Shuajbit), e të kërkoni shtrembërimin e asaj (rrugës). Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se si qe fundi i çrregulluesve

Verse 87 — Surah Al-Araf 7:87

E në qoftë se një grup prej jush është që i besoi asaj me të cilën unë u dërgova, e një grup nuk besoi, duroni deri të gjykojë mes nesh All-llahu, e Ai është gjykatësi më i mirë

Verse 88 — Surah Al-Araf 7:88

Paria që ishte kryelartë nga populli i tij, tha: "O Shuajb, ne do të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe ata që besuan nga fshati ynë, ose patjetër të ktheheni në fenë tonë". Ai (Shuajbi) tha: "A edhe nëse ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)

Verse 89 — Surah Al-Araf 7:89

Ne do të kem shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse kthehemi në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëm nëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çd

Verse 90 — Surah Al-Araf 7:90

Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: "(Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fesë së tij), atëherë ju me siguri jeni të dëshpëruar

Verse 91 — Surah Al-Araf 7:91

Ata (popullin e padëgjueshëm) i kapi tërmet i fortë dhe aguan në shtëpitë e tyre kufoma të gjunjëzuara

Verse 92 — Surah Al-Araf 7:92

Ata që e përgënjeshtruan Shuajbin, sikur nuk ekzistuan fare aty, ata që e konsideruan Shuajbin rrenacak, vërtet ishin të dështuarit

Verse 93 — Surah Al-Araf 7:93

E ai (Shuajbi) u kthye e tha: "O populli im, vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një popull që nuk besoi

Verse 94 — Surah Al-Araf 7:94

Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden)

Verse 95 — Surah Al-Araf 7:95

Mandej e zëvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: "Prindërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi", (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherë befas i dënuam pa e vërejtur ata

Verse 96 — Surah Al-Araf 7:96

E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t´ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan

Verse 97 — Surah Al-Araf 7:97

A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)

Verse 98 — Surah Al-Araf 7:98

A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur

Verse 99 — Surah Al-Araf 7:99

A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur

Verse 100 — Surah Al-Araf 7:100

A nuk e kanë të qartë ata që e trashëguan tokën pas banorëve të saj (që u shkatërruan) se, nëse dëshirojmë Ne i godasim (i dënojmë) për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat)

Verse 101 — Surah Al-Araf 7:101

Këto janë fshatra për të cilat po të tregojmë disa nga lajmet e tyre. Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente (me mrekulli), por ata nuk i besuan asaj të cilën më parë e kishin gënjyer. Ja, kështu vulos All-llahu zemrat e atyre që nuk besojn

Verse 102 — Surah Al-Araf 7:102

Ne te shumica e tyre nuk gjetëm zbatimin e premtimit, e gjetëm shumicën e tyre jashtë bindjes (respektit)

Verse 103 — Surah Al-Araf 7:103

Mandej pas tyre e dërguam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan edhe ato, e shih se si ishte përfundimi i shkatërruesve

Verse 104 — Surah Al-Araf 7:104

Musai tha: O faraon, s´ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve

Verse 105 — Surah Al-Araf 7:105

Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua

Verse 106 — Surah Al-Araf 7:106

Ai (faraoni) tha: "Nëse ke ardhur me ndonjë argument dhe nëse je ai që thua, na trego pra atë argument

Verse 107 — Surah Al-Araf 7:107

Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë

Verse 108 — Surah Al-Araf 7:108

Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë

Verse 109 — Surah Al-Araf 7:109

Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër pos një magjistar i përsosur

Verse 110 — Surah Al-Araf 7:110

Ai dëshiron t´ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)

Verse 111 — Surah Al-Araf 7:111

Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve)

Verse 112 — Surah Al-Araf 7:112

Të sjellin çdo magjistar të dijshëm (të aftë)

Verse 113 — Surah Al-Araf 7:113

Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues

Verse 114 — Surah Al-Araf 7:114

Ai (faraoni) tha: "Po, dhe ju do të jeni prej të afërmve të mi

Verse 115 — Surah Al-Araf 7:115

Ata (magjistarët) thanë: "O Musa, (zgjidh) ose do të hedhish ti, ose ne po hedhim

Verse 116 — Surah Al-Araf 7:116

Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe

Verse 117 — Surah Al-Araf 7:117

E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur

Verse 118 — Surah Al-Araf 7:118

Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur

Verse 119 — Surah Al-Araf 7:119

Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar

Verse 120 — Surah Al-Araf 7:120

E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde

Verse 121 — Surah Al-Araf 7:121

Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë

Verse 122 — Surah Al-Araf 7:122

Zotit të Musait dhe të Harunit

Verse 123 — Surah Al-Araf 7:123

E faraoni tha: "I besuat atij (Musait) para se t´ju lejoj unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t´i dëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t´ju gjejë)

Verse 124 — Surah Al-Araf 7:124

Kam për t´ua prerë duart dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t´ju gozhdoj

Verse 125 — Surah Al-Araf 7:125

Ata (që besuan) thanë: "S´ka dyshim, ne jemi të kthyer te Zoti ynë

Verse 126 — Surah Al-Araf 7:126

Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ato. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na e bën faraoni) dhe na bëjë të vdesim muslimanë

Verse 127 — Surah Al-Araf 7:127

Të parët nga populli i faraonit thanë: "A do ta lejosh Musain dhe popullin e tij të bëjë përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e t´u?" Ai (faraoni) tha: "Do t´ua mbysim djemtë e do t´i lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi

Verse 128 — Surah Al-Araf 7:128

Popullit të vet Musai i tha: "Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe kini durim. S´ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robtë e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit

Verse 129 — Surah Al-Araf 7:129

Ata (populli i Musait) thanë: "Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe". Ai (Musai) tha: "Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e juve do t´ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t´ju shikojë se s

Verse 130 — Surah Al-Araf 7:130

(Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim

Verse 131 — Surah Al-Araf 7:131

Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: "Kjo është e (mira) jona thjesht". E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), p

Verse 132 — Surah Al-Araf 7:132

Ata thanë: "Me çfarëdo argumenti të na vishë që me të të na magjepsish (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty

Verse 133 — Surah Al-Araf 7:133

Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte të qarta njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin popull mëkatarë

Verse 134 — Surah Al-Araf 7:134

Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënim) ata thanë: "O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t´i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni)

Verse 135 — Surah Al-Araf 7:135

E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën

Verse 136 — Surah Al-Araf 7:136

Atëherë ndërmorëm kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk çanë kokën për to

Verse 137 — Surah Al-Araf 7:137

E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe

Verse 138 — Surah Al-Araf 7:138

Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata u takuan me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull që nuk di

Verse 139 — Surah Al-Araf 7:139

Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s´ka dobi)

Verse 140 — Surah Al-Araf 7:140

Musai tha: "Mos deshët, pos All-llahut, të kërkoj për ju zot tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë

Verse 141 — Surah Al-Araf 7:141

Përkujtoni (o beni israilë) kur Ai ju shpëtoi prej popullit të faraonit, që u shtroi më të keqin mundim, ua mbyti djemtë tuaj, ua la të gjalla gratë tuaja. E ju me këto ishit në sprovë të madhe nga Zoti juaj

Verse 142 — Surah Al-Araf 7:142

Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim me Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: "Më zëvendëso mua te populli im dhe rregullo, e

Verse 143 — Surah Al-Araf 7:143

E kur Musai erdhi në kohën që ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: "Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!" Ai (Zoti) i tha: "Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohish Mua". Kur

Verse 144 — Surah Al-Araf 7:144

Ai (All-llahu) tha: "O Musa, Unë të gradova ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merre atë që ta dhash dhe bëhu mirënjohës

Verse 145 — Surah Al-Araf 7:145

Dhe i përshkruam atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. "Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t´i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t´ua tregoj vendba

Verse 146 — Surah Al-Araf 7:146

Unë do t´i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrim atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin a

Verse 147 — Surah Al-Araf 7:147

Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditën e botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (me thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar

Verse 148 — Surah Al-Araf 7:148

Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shpalljes), e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e ad)

Verse 149 — Surah Al-Araf 7:149

E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar, thanë: "Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na e falë gabimin, ne pa dyshim do të jemi nga më të dëshpëruarit

Verse 150 — Surah Al-Araf 7:150

E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: "Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhrin e Zotit tuaj?" I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja. Ai (vëllai Har)

Verse 151 — Surah Al-Araf 7:151

(Musai) Tha: "Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve

Verse 152 — Surah Al-Araf 7:152

Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t´i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e Dunjasë. Kështu i shpërblejmë (me dënim) trilluesit e rrenës

Verse 153 — Surah Al-Araf 7:153

E ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre)

Verse 154 — Surah Al-Araf 7:154

E kur iu ndal hidhërimi Musait, ai i mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre

Verse 155 — Surah Al-Araf 7:155

Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që i kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: "Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne

Verse 156 — Surah Al-Araf 7:156

Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në Dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u

Verse 157 — Surah Al-Araf 7:157

Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lej

Verse 158 — Surah Al-Araf 7:158

Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s´ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejg

Verse 159 — Surah Al-Araf 7:159

Edhe prej popullit të Musait qe një grup që udhëzoi drejt dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë)

Verse 160 — Surah Al-Araf 7:160

Ne i ndamë ata (popullin e Musait) në dymbëdhjetë grupe fisesh, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke i thënë): "Bjeri me shkopin tënd gurit" (ai i ra) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte kroj

Verse 161 — Surah Al-Araf 7:161

(Përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: "Banoni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: "Falje" dhe në derë hyni të përulur, se Ne do t´ua falim mëkatet tuaja dhe do t´ua shtojmë edhe më punëmirëve

Verse 162 — Surah Al-Araf 7:162

E ata prej tyre që ishin mizorë ndryshuan fjalë tjetër nga ajo që iu kishte thënë, atëherë Ne zbritëm kundër tyre një dënim nga qielli për shkak se ishin zullumqarë

Verse 163 — Surah Al-Araf 7:163

Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i

Verse 164 — Surah Al-Araf 7:164

Dhe kur një grup prej tyre thanë: "Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?" Thanë (këshilluesit): "Arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë që t´u largohen gabimeve

Verse 165 — Surah Al-Araf 7:165

E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqijat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar

Verse 166 — Surah Al-Araf 7:166

E kur ata tejkaluan me arrogancë të hapët nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur

Verse 167 — Surah Al-Araf 7:167

Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t´ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejtë dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë

Verse 168 — Surah Al-Araf 7:168

Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqija, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja

Verse 169 — Surah Al-Araf 7:169

E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mirën a të keqen) e thonin: "Do të na bëhet falje", ndërsa, po t´u vijë atyre diç si ajo, e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyr

Verse 170 — Surah Al-Araf 7:170

Po atyre që i përmbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shpërblimin të mirëve

Verse 171 — Surah Al-Araf 7:171

Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): "Merrni këtë që ua dhamë me kujdes dhe përkujtoni ç´keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar

Verse 172 — Surah Al-Araf 7:172

Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!". Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur

Verse 173 — Surah Al-Araf 7:173

Ose të mos thoni: "Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës

Verse 174 — Surah Al-Araf 7:174

Po, kështu ua sqarojmë argumentet, që ata të kthehen nga e gabuara në të vërtetën

Verse 175 — Surah Al-Araf 7:175

Dhe lexoju atyre tregimin e atij që ia patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburve

Verse 176 — Surah Al-Araf 7:176

E sikur të donim Ne, do ta ngrenim lartë me atë (dituri), por ai nuk iu largua tokës (Dunjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën

Verse 177 — Surah Al-Araf 7:177

Shembull i keq është populli që i përgënjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten

Verse 178 — Surah Al-Araf 7:178

Atë që All-llahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humbë, e ata janë të dëshpëruarit

Verse 179 — Surah Al-Araf 7:179

Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët

Verse 180 — Surah Al-Araf 7:180

All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t´u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre

Verse 181 — Surah Al-Araf 7:181

E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën dhe veprojnë me te

Verse 182 — Surah Al-Araf 7:182

Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumentet Tona, Ne do t´i shpiejmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk e kuptojnë ata

Verse 183 — Surah Al-Araf 7:183

Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë

Verse 184 — Surah Al-Araf 7:184

A nuk menduan ata se ai, bashkëkohaniku i tyre (Muhammedi), nuk ka farë çmendurie, ai është vetëm qortues i hapët

Verse 185 — Surah Al-Araf 7:185

A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj (Kur´anit) do t´i besojnë

Verse 186 — Surah Al-Araf 7:186

Për atë që All-llahu e la në humbje, s´do të ketë udhëzues, dhe ata do t´i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre

Verse 187 — Surah Al-Araf 7:187

Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) ës

Verse 188 — Surah Al-Araf 7:188

Thuaj: "Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do t´i shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëz

Verse 189 — Surah Al-Araf 7:189

Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj krijoi palën e saj për t´u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-lla

Verse 190 — Surah Al-Araf 7:190

Pasi që atyre të dyve ju dha (fëmijë) të mirë, ata (fëmijë e pasardhës) i përshkruan shokë në atë që iu dha. I pastër është All-llahu nga ajo që ia përshkruajnë

Verse 191 — Surah Al-Araf 7:191

A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar

Verse 192 — Surah Al-Araf 7:192

Ata (idhujt) nuk mund t´u sjellin atyre ndonjë ndihmë e as veten e tyre ta ndihmojnë

Verse 193 — Surah Al-Araf 7:193

Dhe, edhe nëse i thirrni për t´i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njëjtë, i thirrët ata ose heshtët

Verse 194 — Surah Al-Araf 7:194

S´ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t´ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën

Verse 195 — Surah Al-Araf 7:195

A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta, a kanë veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurni kurtha për mua e mos pritni

Verse 196 — Surah Al-Araf 7:196

Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët

Verse 197 — Surah Al-Araf 7:197

E ata që ju i lutni pos Tij, ata nuk kanë mundësi për ndihmë ndaj jush e as veten ta ndihmojnë

Verse 198 — Surah Al-Araf 7:198

Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin

Verse 199 — Surah Al-Araf 7:199

Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve

Verse 200 — Surah Al-Araf 7:200

E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di

Verse 201 — Surah Al-Araf 7:201

Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)

Verse 202 — Surah Al-Araf 7:202

E vëllezërit e tyre (jo të ruajturit) i përkrahin (shejtanët) për në humbje dhe nuk u ndahen

Verse 203 — Surah Al-Araf 7:203

Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë), thonë: "Përse ti nuk e trillove vetë?" Thuaj: "Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kur´ani) është argument (me të cilin ndriçohen zemrat) nga Zoti juaj, ës

Verse 204 — Surah Al-Araf 7:204

Kur lexohet Kur´ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë

Verse 205 — Surah Al-Araf 7:205

Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes

Verse 206 — Surah Al-Araf 7:206

S´ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde