Verse 1 — Surah Nuh 71:1
Ne e dërguam Nuhun te populli i vet (dhe i thamë): "Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t´i godasë dënimi i rëndë
Verse 2 — Surah Nuh 71:2
Ai tha: "O populli im, unë jam i dërguar te ju, jam i qartë
Verse 3 — Surah Nuh 71:3
Adhurojeni All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni
Verse 4 — Surah Nuh 71:4
Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini
Verse 5 — Surah Nuh 71:5
Ai tha: "O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën
Verse 6 — Surah Nuh 71:6
Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen
Verse 7 — Surah Nuh 71:7
Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t´u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë
Verse 8 — Surah Nuh 71:8
Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi
Verse 9 — Surah Nuh 71:9
Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumëherë edhe fshehurazi
Verse 10 — Surah Nuh 71:10
Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë
Verse 11 — Surah Nuh 71:11
Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk
Verse 12 — Surah Nuh 71:12
ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj
Verse 13 — Surah Nuh 71:13
Ç´është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton
Verse 14 — Surah Nuh 71:14
Kur Ai ju krijoi në disa etapa
Verse 15 — Surah Nuh 71:15
A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate)
Verse 16 — Surah Nuh 71:16
Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues
Verse 17 — Surah Nuh 71:17
Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë
Verse 18 — Surah Nuh 71:18
Pastaj ju kthen në të, pa dyshim ju nxjerr sërish
Verse 19 — Surah Nuh 71:19
All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë
Verse 20 — Surah Nuh 71:20
Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera
Verse 21 — Surah Nuh 71:21
Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin
Verse 22 — Surah Nuh 71:22
Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha
Verse 23 — Surah Nuh 71:23
Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n
Verse 24 — Surah Nuh 71:24
Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje
Verse 25 — Surah Nuh 71:25
Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë
Verse 26 — Surah Nuh 71:26
E Nuhu tha: "O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët
Verse 27 — Surah Nuh 71:27
Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t´i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë
Verse 28 — Surah Nuh 71:28
Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim