Back to Languages

Albanian - Chapter 72 - Al-Jinn

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Jinn 72:1

Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur´anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur´an që mahnit

Verse 2 — Surah Al-Jinn 72:2

që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t´ia shoqërojmë më askë

Verse 3 — Surah Al-Jinn 72:3

Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë nuk është që ka as grua, as fëmijë

Verse 4 — Surah Al-Jinn 72:4

S´ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut

Verse 5 — Surah Al-Jinn 72:5

Ndërsa ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun

Verse 6 — Surah Al-Jinn 72:6

Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën

Verse 7 — Surah Al-Jinn 72:7

Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për ta ringjallur askë

Verse 8 — Surah Al-Jinn 72:8

Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg)

Verse 9 — Surah Al-Jinn 72:9

Dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë

Verse 10 — Surah Al-Jinn 72:10

Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t´i udhëzojë

Verse 11 — Surah Al-Jinn 72:11

Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme

Verse 12 — Surah Al-Jinn 72:12

Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t´i shmangemi në tokë e as nuk mund t´i shpëtojmë Atij duke ikur

Verse 13 — Surah Al-Jinn 72:13

Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur´anin), i besuam atij, e kush i beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie

Verse 14 — Surah Al-Jinn 72:14

Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit

Verse 15 — Surah Al-Jinn 72:15

Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit

Verse 16 — Surah Al-Jinn 72:16

Sikur ata (idhujtarët) t´i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t´iu lëshonim atyre ujë me bollëk

Verse 17 — Surah Al-Jinn 72:17

për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme

Verse 18 — Surah Al-Jinn 72:18

Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun

Verse 19 — Surah Al-Jinn 72:19

Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetrin për ta dëgjuar

Verse 20 — Surah Al-Jinn 72:20

Thuaj: "Unë e adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok

Verse 21 — Surah Al-Jinn 72:21

Thuaj: "Unë nuk kam në dorë që t´ua largoj dënimin, as t´ju sjell dobi

Verse 22 — Surah Al-Jinn 72:22

Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij unë nuk gjej mbështetje

Verse 23 — Surah Al-Jinn 72:23

(Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, i tij është zjarri i xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pa mbarim

Verse 24 — Surah Al-Jinn 72:24

Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër

Verse 25 — Surah Al-Jinn 72:25

Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë

Verse 26 — Surah Al-Jinn 72:26

Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt

Verse 27 — Surah Al-Jinn 72:27

Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë)

Verse 28 — Surah Al-Jinn 72:28

Për ta ditur (për t´u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai e ka përfshi atë tek ata, Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston