Verse 1 — Surah Al-Muzzammil 73:1
O ti i mbështjellur
Verse 2 — Surah Al-Muzzammil 73:2
Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj
Verse 3 — Surah Al-Muzzammil 73:3
Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën
Verse 4 — Surah Al-Muzzammil 73:4
Ose shto diç prej saj dhe Kur´anin lexoje me vëmendje
Verse 5 — Surah Al-Muzzammil 73:5
Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe)
Verse 6 — Surah Al-Muzzammil 73:6
E s´ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë
Verse 7 — Surah Al-Muzzammil 73:7
Vërtet, ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh)
Verse 8 — Surah Al-Muzzammil 73:8
Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij
Verse 9 — Surah Al-Muzzammil 73:9
Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje
Verse 10 — Surah Al-Muzzammil 73:10
Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur
Verse 11 — Surah Al-Muzzammil 73:11
Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat
Verse 12 — Surah Al-Muzzammil 73:12
Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr
Verse 13 — Surah Al-Muzzammil 73:13
Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm
Verse 14 — Surah Al-Muzzammil 73:14
Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse
Verse 15 — Surah Al-Muzzammil 73:15
Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar
Verse 16 — Surah Al-Muzzammil 73:16
E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë
Verse 17 — Surah Al-Muzzammil 73:17
Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t´i bëjë pleq
Verse 18 — Surah Al-Muzzammil 73:18
Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet
Verse 19 — Surah Al-Muzzammil 73:19
Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet
Verse 20 — Surah Al-Muzzammil 73:20
Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do të mund t´i përmbaheni asaj, andaj u