Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 74 - Al-Muddaththir
Translation by Unknown — Permalink
Verse 1 — Surah Al-Muddaththir 74:1
O ti i mbuluar
Verse 2 — Surah Al-Muddaththir 74:2
Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur)
Verse 3 — Surah Al-Muddaththir 74:3
Dhe madhëroje Zotin tënd
Verse 4 — Surah Al-Muddaththir 74:4
Dhe rrobat tua pastroi
Verse 5 — Surah Al-Muddaththir 74:5
Dhe të keqes së ndyrë largohu
Verse 6 — Surah Al-Muddaththir 74:6
Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë
Verse 7 — Surah Al-Muddaththir 74:7
Dhe për hir të Zotit tënd duro
Verse 8 — Surah Al-Muddaththir 74:8
E, kur të fryhet në Sur
Verse 9 — Surah Al-Muddaththir 74:9
atëherë ajo është ditë e vështirë
Verse 10 — Surah Al-Muddaththir 74:10
Për jobesimtarët është jo e lehtë
Verse 11 — Surah Al-Muddaththir 74:11
Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar
Verse 12 — Surah Al-Muddaththir 74:12
Dhe bëra të ketë pasuri të madhe
Verse 13 — Surah Al-Muddaththir 74:13
E bëra edhe me djem që i ka me vete
Verse 14 — Surah Al-Muddaththir 74:14
Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë
Verse 15 — Surah Al-Muddaththir 74:15
E ai lakmon që t´i shtoj edhe më tepër
Verse 16 — Surah Al-Muddaththir 74:16
E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona
Verse 17 — Surah Al-Muddaththir 74:17
Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm
Verse 18 — Surah Al-Muddaththir 74:18
Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur´anin)
Verse 19 — Surah Al-Muddaththir 74:19
Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte
Verse 20 — Surah Al-Muddaththir 74:20
Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte
Verse 21 — Surah Al-Muddaththir 74:21
Ai sërish thellohej në mendime
Verse 22 — Surah Al-Muddaththir 74:22
Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë
Verse 23 — Surah Al-Muddaththir 74:23
Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi
Verse 24 — Surah Al-Muddaththir 74:24
E tha: "Ky (Kur´ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve
Verse 25 — Surah Al-Muddaththir 74:25
Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish
Verse 26 — Surah Al-Muddaththir 74:26
E Unë atë do ta hedh në Sekar
Verse 27 — Surah Al-Muddaththir 74:27
E, ku e di ti se çka është Sekar
Verse 28 — Surah Al-Muddaththir 74:28
Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur
Verse 29 — Surah Al-Muddaththir 74:29
Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat
Verse 30 — Surah Al-Muddaththir 74:30
Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë
Verse 31 — Surah Al-Muddaththir 74:31
E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur´an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t´u shtohet edhe më besi
Verse 32 — Surah Al-Muddaththir 74:32
Jo, nuk është ashtu, pasha hënën
Verse 33 — Surah Al-Muddaththir 74:33
Edhe natën kur tërhiqet
Verse 34 — Surah Al-Muddaththir 74:34
Edhe agimin kur agon
Verse 35 — Surah Al-Muddaththir 74:35
S´ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha
Verse 36 — Surah Al-Muddaththir 74:36
Është vërejtje për njerëz
Verse 37 — Surah Al-Muddaththir 74:37
Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë
Verse 38 — Surah Al-Muddaththir 74:38
Secili njeri është peng i veprës së vet
Verse 39 — Surah Al-Muddaththir 74:39
Përveç atyre të djathtëve
Verse 40 — Surah Al-Muddaththir 74:40
Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit
Verse 41 — Surah Al-Muddaththir 74:41
Përkitazi me kriminelët (e u thonë)
Verse 42 — Surah Al-Muddaththir 74:42
Çka u solli juve në Sekar
Verse 43 — Surah Al-Muddaththir 74:43
Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz)
Verse 44 — Surah Al-Muddaththir 74:44
Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit
Verse 45 — Surah Al-Muddaththir 74:45
Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota
Verse 46 — Surah Al-Muddaththir 74:46
Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit
Verse 47 — Surah Al-Muddaththir 74:47
Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)
Verse 48 — Surah Al-Muddaththir 74:48
E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve
Verse 49 — Surah Al-Muddaththir 74:49
Po çka kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kur´anit)
Verse 50 — Surah Al-Muddaththir 74:50
Ata ishin si gomarë të trembur (të egër)
Verse 51 — Surah Al-Muddaththir 74:51
Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit)
Verse 52 — Surah Al-Muddaththir 74:52
Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t´i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë)
Verse 53 — Surah Al-Muddaththir 74:53
E jo! Por ata janë që nuk i frikësohen botës tjetër
Verse 54 — Surah Al-Muddaththir 74:54
Dhe jo! Se ai (Kur´ani) është këshillë e lartë
Verse 55 — Surah Al-Muddaththir 74:55
E kush do, këshillohet me të
Verse 56 — Surah Al-Muddaththir 74:56
Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu do, Ai është i denjë për t´ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh