Verse 1 — Surah Al-Qiyamah 75:1
Betohem në ditën e kijametit
Verse 2 — Surah Al-Qiyamah 75:2
Betohem në shpirtin që është shumë qortues
Verse 3 — Surah Al-Qiyamah 75:3
A mendon njeriu se nuk do t´i tubojmë eshtrat e tij
Verse 4 — Surah Al-Qiyamah 75:4
Po, do t´ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t´ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij
Verse 5 — Surah Al-Qiyamah 75:5
Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate
Verse 6 — Surah Al-Qiyamah 75:6
Andaj edhe pyet: "Kur është dita e kijametit
Verse 7 — Surah Al-Qiyamah 75:7
E, kur të merren sytë (të parët)
Verse 8 — Surah Al-Qiyamah 75:8
E të zëhet hëna (errësohet)
Verse 9 — Surah Al-Qiyamah 75:9
Dhe të bashkohen dielli e hëna
Verse 10 — Surah Al-Qiyamah 75:10
Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket
Verse 11 — Surah Al-Qiyamah 75:11
Jo, nuk ka strehim
Verse 12 — Surah Al-Qiyamah 75:12
Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku
Verse 13 — Surah Al-Qiyamah 75:13
Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa
Verse 14 — Surah Al-Qiyamah 75:14
Po njeriu është dëshmitar i vetvetes
Verse 15 — Surah Al-Qiyamah 75:15
Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta
Verse 16 — Surah Al-Qiyamah 75:16
Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur´anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë
Verse 17 — Surah Al-Qiyamah 75:17
Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij
Verse 18 — Surah Al-Qiyamah 75:18
E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij
Verse 19 — Surah Al-Qiyamah 75:19
Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë
Verse 20 — Surah Al-Qiyamah 75:20
Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë)
Verse 21 — Surah Al-Qiyamah 75:21
Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin)
Verse 22 — Surah Al-Qiyamah 75:22
Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara)
Verse 23 — Surah Al-Qiyamah 75:23
Që Zotin e tyre e shikojnë
Verse 24 — Surah Al-Qiyamah 75:24
Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda
Verse 25 — Surah Al-Qiyamah 75:25
Që presin t´u thyhet kurrizi (të shkatërrohen)
Verse 26 — Surah Al-Qiyamah 75:26
Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit)
Verse 27 — Surah Al-Qiyamah 75:27
Dhe thuhet (nga familja e të të afërmit): "Kush do ta shërojë
Verse 28 — Surah Al-Qiyamah 75:28
Dhe ai bindet se ai po ndahet
Verse 29 — Surah Al-Qiyamah 75:29
E t´i puqet kofsha për kofshe (t´i vështirësohet gjendja)
Verse 30 — Surah Al-Qiyamah 75:30
Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet
Verse 31 — Surah Al-Qiyamah 75:31
E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë
Verse 32 — Surah Al-Qiyamah 75:32
Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën
Verse 33 — Surah Al-Qiyamah 75:33
Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk
Verse 34 — Surah Al-Qiyamah 75:34
Të është afruar ty e keqja e t´u afroftë (ose i mjeri ti i mjeri)
Verse 35 — Surah Al-Qiyamah 75:35
Edhe një herë t´u afrua ty e keqja; t´u afroftë
Verse 36 — Surah Al-Qiyamah 75:36
A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie)
Verse 37 — Surah Al-Qiyamah 75:37
A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet
Verse 38 — Surah Al-Qiyamah 75:38
E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi
Verse 39 — Surah Al-Qiyamah 75:39
Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën
Verse 40 — Surah Al-Qiyamah 75:40
A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit