Verse 1 — Surah Al-Insan 76:1
Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur
Verse 2 — Surah Al-Insan 76:2
Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë
Verse 3 — Surah Al-Insan 76:3
Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës
Verse 4 — Surah Al-Insan 76:4
Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr
Verse 5 — Surah Al-Insan 76:5
S´ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përzierja brenda saj është nga kafuri (aromatik)
Verse 6 — Surah Al-Insan 76:6
Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan
Verse 7 — Surah Al-Insan 76:7
Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha
Verse 8 — Surah Al-Insan 76:8
Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër
Verse 9 — Surah Al-Insan 76:9
Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim
Verse 10 — Surah Al-Insan 76:10
Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë
Verse 11 — Surah Al-Insan 76:11
Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh
Verse 12 — Surah Al-Insan 76:12
Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi
Verse 13 — Surah Al-Insan 76:13
Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë
Verse 14 — Surah Al-Insan 76:14
Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër
Verse 15 — Surah Al-Insan 76:15
Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme
Verse 16 — Surah Al-Insan 76:16
Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla)
Verse 17 — Surah Al-Insan 76:17
Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike)
Verse 18 — Surah Al-Insan 76:18
(nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë)
Verse 19 — Surah Al-Insan 76:19
Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t´i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur
Verse 20 — Surah Al-Insan 76:20
Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh
Verse 21 — Surah Al-Insan 76:21
Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër
Verse 22 — Surah Al-Insan 76:22
Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm
Verse 23 — Surah Al-Insan 76:23
Ne ta shpallëm ty Kur´anin në intervale (pjesë-pjesë)
Verse 24 — Surah Al-Insan 76:24
Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë
Verse 25 — Surah Al-Insan 76:25
Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje
Verse 26 — Surah Al-Insan 76:26
Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë
Verse 27 — Surah Al-Insan 76:27
Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret
Verse 28 — Surah Al-Insan 76:28
Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata
Verse 29 — Surah Al-Insan 76:29
Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij
Verse 30 — Surah Al-Insan 76:30
Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë
Verse 31 — Surah Al-Insan 76:31
Ai atë që e do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm