Verse 1 — Surah An-Naziat 79:1
Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)
Verse 2 — Surah An-Naziat 79:2
Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim
Verse 3 — Surah An-Naziat 79:3
Dhe ata që notojnë me shpejtësi
Verse 4 — Surah An-Naziat 79:4
Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë
Verse 5 — Surah An-Naziat 79:5
Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë
Verse 6 — Surah An-Naziat 79:6
Ditën që vrullshëm bëhet dridhja
Verse 7 — Surah An-Naziat 79:7
Që pas saj pason tjetra
Verse 8 — Surah An-Naziat 79:8
Atë ditë zemrat janë të tronditura
Verse 9 — Surah An-Naziat 79:9
Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara)
Verse 10 — Surah An-Naziat 79:10
Ata (idhujtarët në Dunja) thonë: "A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi
Verse 11 — Surah An-Naziat 79:11
A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur
Verse 12 — Surah An-Naziat 79:12
Ata thanë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne
Verse 13 — Surah An-Naziat 79:13
Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje)
Verse 14 — Surah An-Naziat 79:14
Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës
Verse 15 — Surah An-Naziat 79:15
A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait
Verse 16 — Surah An-Naziat 79:16
Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina)
Verse 17 — Surah An-Naziat 79:17
Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar
Verse 18 — Surah An-Naziat 79:18
Dhe thuaj: "E ke ndër mend të pastrohesh
Verse 19 — Surah An-Naziat 79:19
Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t´ia keshë frikën Atij
Verse 20 — Surah An-Naziat 79:20
Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe
Verse 21 — Surah An-Naziat 79:21
Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi
Verse 22 — Surah An-Naziat 79:22
Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë
Verse 23 — Surah An-Naziat 79:23
I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim
Verse 24 — Surah An-Naziat 79:24
E u tha: "Unë jam zoti juaj më i lartë
Verse 25 — Surah An-Naziat 79:25
Atëherë All-llahu tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën
Verse 26 — Surah An-Naziat 79:26
Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet
Verse 27 — Surah An-Naziat 79:27
A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë
Verse 28 — Surah An-Naziat 79:28
Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë
Verse 29 — Surah An-Naziat 79:29
Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi
Verse 30 — Surah An-Naziat 79:30
E pastaj tokën e sheshoi
Verse 31 — Surah An-Naziat 79:31
Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj
Verse 32 — Surah An-Naziat 79:32
Kurse kodrat ia përforcoi
Verse 33 — Surah An-Naziat 79:33
Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja
Verse 34 — Surah An-Naziat 79:34
E kur të vijë vala e madhe (kijameti)
Verse 35 — Surah An-Naziat 79:35
Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar
Verse 36 — Surah An-Naziat 79:36
E xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh
Verse 37 — Surah An-Naziat 79:37
E për sa i përket atij që ka tepruar
Verse 38 — Surah An-Naziat 79:38
Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote
Verse 39 — Surah An-Naziat 79:39
xhehennemi do të jetë vendi i tij
Verse 40 — Surah An-Naziat 79:40
E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve
Verse 41 — Surah An-Naziat 79:41
xhenneti është vendi i tij
Verse 42 — Surah An-Naziat 79:42
Ty të pyesin për kijametin: "Kur do të ndodhë ai
Verse 43 — Surah An-Naziat 79:43
Po, në çfarë gjendje je ti t´ua përkujtosh atë
Verse 44 — Surah An-Naziat 79:44
Vetëm te Zoti yt është dijenia për të
Verse 45 — Surah An-Naziat 79:45
Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij
Verse 46 — Surah An-Naziat 79:46
Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t´u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj