Back to Languages

Albanian - Chapter 8 - Al-Anfal

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Anfal 8:1

Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektojeni All

Verse 2 — Surah Al-Anfal 8:2

E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre

Verse 3 — Surah Al-Anfal 8:3

Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin

Verse 4 — Surah Al-Anfal 8:4

Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme

Verse 5 — Surah Al-Anfal 8:5

(Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur

Verse 6 — Surah Al-Anfal 8:6

Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti vepron me lejen e Zotit) sikur meqenëse shtyheshin në vdekje të sigurt

Verse 7 — Surah Al-Anfal 8:7

Përkujtoni kur All-llahu ua premtoi njërin prej dy grupeve se është i juaji, e ju dëshironit t´ju takojë ai (grup) i paarmatosur, ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën e ta zhdukë në themel mbeturinën e mohuesve

Verse 8 — Surah Al-Anfal 8:8

Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët

Verse 9 — Surah Al-Anfal 8:9

Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur: "Unë do t´ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi)

Verse 10 — Surah Al-Anfal 8:10

All-llahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër, vetëm t´ju gëzojë (t´u japë myzhde) dhe për t´i forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë

Verse 11 — Surah Al-Anfal 8:11

Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t´ju pastruar me të, largoi prej jush të shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t´ju përforcojë me të (me shi) këmbët t

Verse 12 — Surah Al-Anfal 8:12

Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: "Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj)

Verse 13 — Surah Al-Anfal 8:13

Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, nuk ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë

Verse 14 — Surah Al-Anfal 8:14

Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit

Verse 15 — Surah Al-Anfal 8:15

O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën

Verse 16 — Surah Al-Anfal 8:16

Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t´iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq

Verse 17 — Surah Al-Anfal 8:17

Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t´i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana

Verse 18 — Surah Al-Anfal 8:18

Ja, kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e qafirëve (kufarëve)

Verse 19 — Surah Al-Anfal 8:19

Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja ku e keni fitoren, (kjo është ironi për ta), po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t´ju vlejë asgjë edhe n

Verse 20 — Surah Al-Anfal 8:20

O ju që besuat, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur´anin)

Verse 21 — Surah Al-Anfal 8:21

Dhe mos u bëni si ata që thanë: "Dëgjuam", e në të vërtetë ata nuk dëgjojnë

Verse 22 — Surah Al-Anfal 8:22

Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë

Verse 23 — Surah Al-Anfal 8:23

All-llahu do t´i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t´i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin

Verse 24 — Surah Al-Anfal 8:24

O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai

Verse 25 — Surah Al-Anfal 8:25

Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë

Verse 26 — Surah Al-Anfal 8:26

Përkujtoni kur ishit pakicë e dobët në tokë (Mekë) dhe frikësoheshit se do t´ju rrëmbejnë njerëzit (idhujtarët), e Ai ju mundësoi vend të sigurt (në Medinë) dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira në mënyrë, që të jeni mirënjohës

Verse 27 — Surah Al-Anfal 8:27

O ju që besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe të dërguarin, e ashtu të tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe është kjo

Verse 28 — Surah Al-Anfal 8:28

Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh

Verse 29 — Surah Al-Anfal 8:29

O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t´ua mbulojë të këqijat, do t´ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh

Verse 30 — Surah Al-Anfal 8:30

Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu i asgjësonte, se All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë)

Verse 31 — Surah Al-Anfal 8:31

E kur atyre u lexohen ajetet Tona (Kur´ani), thonin: "Kemi dëgjuar (këso fjalësh) dhe sikur të donim edhe ne do të thonim diçka të ngjashme me këtë dhe se ky nuk është gjë tjetër pos mit i lashtë

Verse 32 — Surah Al-Anfal 8:32

Dhe (përkujto) kur thanë: "O All-llah! Nëse është ky (Kur´ani) vërtet prej Teje, lësho gurë nga qielli kundër nesh, ose sillna ndonjë dënim të idhët

Verse 33 — Surah Al-Anfal 8:33

Po All-llahu nuk do t´i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t´i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë)

Verse 34 — Surah Al-Anfal 8:34

Çka kanë ata që të mos i dënojë All-llahu, kur ata janë që pengojnë (të tjerët) nga xhamia e shenjtë (Qabja), e edhepse nuk janë mbikëqyrës të saj. Kujdestarë të saj janë vetëm ata që ruhen (të devotshmit), por shumica e tyre nuk është që di

Verse 35 — Surah Al-Anfal 8:35

Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishte tjetër vetëm se britmë dhe duartrokitje, prandaj vuajeni dënimin për shkak se mohonit

Verse 36 — Surah Al-Anfal 8:36

Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem

Verse 37 — Surah Al-Anfal 8:37

(Kjo masë) Që ta dallojë All-llahu të keqin nga i miri, dhe që të vë të këqinjtë njërin mbi tjetrin, t´i bëjë grumbull të gjithë e t´i hedhë në xhehennem. E të tillët janë më të dëshpëruarit

Verse 38 — Surah Al-Anfal 8:38

Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t´u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t´ju zë)

Verse 39 — Surah Al-Anfal 8:39

Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë

Verse 40 — Surah Al-Anfal 8:40

Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai

Verse 41 — Surah Al-Anfal 8:41

Ju (besimtarë) ta dini se një e pesta e asaj që e fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) All-llahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimave, nevojtarëve dhe atyre në mërgim, (ky është përcaktimi i Zotit), nëse keni bes

Verse 42 — Surah Al-Anfal 8:42

Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, e ata në bregun e largët të saj (ju kah Medina e ata kah Meka), ndërsa karvani ishte më poshtë prej jush (kah deti). Dhe, sikur të ishit ju ata që njëri-tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por

Verse 43 — Surah Al-Anfal 8:43

Dhe (përkujto) kur All-llahu t´i dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur t´i dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindeshit për çështjen (e luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se ç´mbajnë kraharorët (z)

Verse 44 — Surah Al-Anfal 8:44

Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për ta zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështje

Verse 45 — Surah Al-Anfal 8:45

O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar

Verse 46 — Surah Al-Anfal 8:46

Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit

Verse 47 — Surah Al-Anfal 8:47

Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t´i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t´i shpëtojnë me atë veprim të tyre

Verse 48 — Surah Al-Anfal 8:48

Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: "S´ka kush që mund t´iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë

Verse 49 — Surah Al-Anfal 8:49

Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: "Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s´kanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, s´ka dyshim se All-llahu është ngadhënjyes i urtë

Verse 50 — Surah Al-Anfal 8:50

Sikur t´i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): "Shijoni dënimin e djegies

Verse 51 — Surah Al-Anfal 8:51

Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij

Verse 52 — Surah Al-Anfal 8:52

Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i shkatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër

Verse 53 — Surah Al-Anfal 8:53

Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë)

Verse 54 — Surah Al-Anfal 8:54

Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin d

Verse 55 — Surah Al-Anfal 8:55

Krijesat më të dëmshme te All-llahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë

Verse 56 — Surah Al-Anfal 8:56

Këta janë ata prej të cilëve ti pate marrë premtimin (se nuk do t´i ndihmojnë idhujtarët), e të cilin ata nuk e ruajtën por si çdo herë e thyejnë premtimin e tyre

Verse 57 — Surah Al-Anfal 8:57

Po nëse i ndesh (i zë) ata në luftë, atëherë ti me ta (me shkatërrimin e tyre) shpartallo ata që të marrin mësim

Verse 58 — Surah Al-Anfal 8:58

Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi)

Verse 59 — Surah Al-Anfal 8:59

Dhe ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (Zotin) që i ndjek

Verse 60 — Surah Al-Anfal 8:60

E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-l

Verse 61 — Surah Al-Anfal 8:61

Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di

Verse 62 — Surah Al-Anfal 8:62

Po nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton All-llahu. Ai është që të fuqizoji ty me ndihmën e vet dhe me besimtarët

Verse 63 — Surah Al-Anfal 8:63

Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t´i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë

Verse 64 — Surah Al-Anfal 8:64

O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty

Verse 65 — Surah Al-Anfal 8:65

O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fuqishëm), do t´i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t´i mundni një mijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë)

Verse 66 — Surah Al-Anfal 8:66

All-llahu ju bëri lehtësim tash duke e ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm, do ti mundni dyqinnd, e nëse prej jush janë një mijë, me ndimën e Zotit do t´i mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm

Verse 67 — Surah Al-Anfal 8:67

Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërrmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllim përjetimet e kësaj bote, ndërsa All-llahu dëshiron për ju Ahiretin. All-llahu mbizotëron çdo gjë, di çka është e mirë për robtë

Verse 68 — Surah Al-Anfal 8:68

Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk e qëllon), juve do t´ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët

Verse 69 — Surah Al-Anfal 8:69

Pra, (është lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron

Verse 70 — Surah Al-Anfal 8:70

O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja, se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa m

Verse 71 — Surah Al-Anfal 8:71

E nëse (robërit) duan të tradhëtojnë ty, ata më parë tradhtuan All-llahun, (nuk besuan), e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhënjesh ndaj tyre. All-llahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij

Verse 72 — Surah Al-Anfal 8:72

Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e shpirtin e tyre në rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri-tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por nu

Verse 73 — Surah Al-Anfal 8:73

Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni për njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë

Verse 74 — Surah Al-Anfal 8:74

Po, ata që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falja (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme

Verse 75 — Surah Al-Anfal 8:75

Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njëjtë me ju (në të drejta). E, (sipas dispozitave të Zotit), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët) mes All-llahu di në hollësi