Verse 1 — Surah Abasa 80:1
Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye
Verse 2 — Surah Abasa 80:2
Ngase atij i erdhi i verbëri
Verse 3 — Surah Abasa 80:3
E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet
Verse 4 — Surah Abasa 80:4
Apo do të këshillohet dhe këshilla do t´i bëjë dobi
Verse 5 — Surah Abasa 80:5
E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri
Verse 6 — Surah Abasa 80:6
Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)
Verse 7 — Surah Abasa 80:7
Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet
Verse 8 — Surah Abasa 80:8
Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti
Verse 9 — Surah Abasa 80:9
Dhe meqë ai frikësohet
Verse 10 — Surah Abasa 80:10
E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij)
Verse 11 — Surah Abasa 80:11
Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla
Verse 12 — Surah Abasa 80:12
Kush do të merrë mësim nga kjo (nga Kur´ani)
Verse 13 — Surah Abasa 80:13
Është këshillë në fletë të çmueshme
Verse 14 — Surah Abasa 80:14
Me vlerë të lartë e të ruajtur
Verse 15 — Surah Abasa 80:15
Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve)
Verse 16 — Surah Abasa 80:16
Të nderuar e të ruajtur
Verse 17 — Surah Abasa 80:17
Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai
Verse 18 — Surah Abasa 80:18
Po prej çkafi e krijoi Ai atë
Verse 19 — Surah Abasa 80:19
Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti
Verse 20 — Surah Abasa 80:20
Pastaj atij ia lehtësoi rrugën
Verse 21 — Surah Abasa 80:21
Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset)
Verse 22 — Surah Abasa 80:22
Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë
Verse 23 — Surah Abasa 80:23
Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai
Verse 24 — Surah Abasa 80:24
Njeriu le të shikoje ushqimin e vet
Verse 25 — Surah Abasa 80:25
Ne lëshuam shi të mjaftueshëm
Verse 26 — Surah Abasa 80:26
Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës
Verse 27 — Surah Abasa 80:27
Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
Verse 28 — Surah Abasa 80:28
Edhe rrush e perime
Verse 29 — Surah Abasa 80:29
Edhe ullinj e hurma
Verse 30 — Surah Abasa 80:30
Edhe kopshte të dendura
Verse 31 — Surah Abasa 80:31
Dhe pemë e kullosa
Verse 32 — Surah Abasa 80:32
Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj
Verse 33 — Surah Abasa 80:33
E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit)
Verse 34 — Surah Abasa 80:34
Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet
Verse 35 — Surah Abasa 80:35
Prej nënës dhe prej babait të vet
Verse 36 — Surah Abasa 80:36
Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet
Verse 37 — Surah Abasa 80:37
Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet
Verse 38 — Surah Abasa 80:38
Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura
Verse 39 — Surah Abasa 80:39
Të buzëqeshura e të gëzuara
Verse 40 — Surah Abasa 80:40
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara
Verse 41 — Surah Abasa 80:41
Që i ka mbuluar errësira e zezë
Verse 42 — Surah Abasa 80:42
E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët