Verse 1 — Surah Al-Infitar 82:1
E kur të çahet qielli
Verse 2 — Surah Al-Infitar 82:2
Dhe kur të shkapërderdhen yjet
Verse 3 — Surah Al-Infitar 82:3
Dhe kur të përzihen detet
Verse 4 — Surah Al-Infitar 82:4
Dhe kur të trazohen varret
Verse 5 — Surah Al-Infitar 82:5
Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa
Verse 6 — Surah Al-Infitar 82:6
O ti njeri, po ç´të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë
Verse 7 — Surah Al-Infitar 82:7
I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi
Verse 8 — Surah Al-Infitar 82:8
Të formësoi në formën që Ai dëshiroi
Verse 9 — Surah Al-Infitar 82:9
Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë
Verse 10 — Surah Al-Infitar 82:10
Kurse ndaj jush kanë përcjellësit
Verse 11 — Surah Al-Infitar 82:11
Janë shkrues të ndershëm te All-llahu
Verse 12 — Surah Al-Infitar 82:12
Ata e dinë se çka punoni
Verse 13 — Surah Al-Infitar 82:13
E s´ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhennet)
Verse 14 — Surah Al-Infitar 82:14
Dhe se mëkatarët janë në xhehennem
Verse 15 — Surah Al-Infitar 82:15
Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin)
Verse 16 — Surah Al-Infitar 82:16
Dhe nuk kanë të larguar prej tij
Verse 17 — Surah Al-Infitar 82:17
E ç´të mësoi ty se ç´është dita e gjykimit
Verse 18 — Surah Al-Infitar 82:18
Përsëri, ç´të mësoi ty se ç´është dita e gjykimit
Verse 19 — Surah Al-Infitar 82:19
Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t´i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut