Back to Languages

Albanian - Chapter 84 - Al-Inshiqaq

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Inshiqaq 84:1

Kur të pëlcet qielli

Verse 2 — Surah Al-Inshiqaq 84:2

T´i bindet urdhrit të Zotit të vet, ashtu si takoi

Verse 3 — Surah Al-Inshiqaq 84:3

Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj

Verse 4 — Surah Al-Inshiqaq 84:4

E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet

Verse 5 — Surah Al-Inshiqaq 84:5

Dhe t´i bindet Zotit të saj, ashtu i takoi

Verse 6 — Surah Al-Inshiqaq 84:6

O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh

Verse 7 — Surah Al-Inshiqaq 84:7

E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta

Verse 8 — Surah Al-Inshiqaq 84:8

Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë

Verse 9 — Surah Al-Inshiqaq 84:9

Do të kthehet te familja e vet i gëzuar

Verse 10 — Surah Al-Inshiqaq 84:10

E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës

Verse 11 — Surah Al-Inshiqaq 84:11

Ai do t´i ndjellë vetes shkatërrim

Verse 12 — Surah Al-Inshiqaq 84:12

Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort

Verse 13 — Surah Al-Inshiqaq 84:13

Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet

Verse 14 — Surah Al-Inshiqaq 84:14

Dhe ka menduar se nuk ka për t´u kthyer

Verse 15 — Surah Al-Inshiqaq 84:15

Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë

Verse 16 — Surah Al-Inshiqaq 84:16

Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit

Verse 17 — Surah Al-Inshiqaq 84:17

Dhe në natën dhe çka ajo tubon

Verse 18 — Surah Al-Inshiqaq 84:18

Dhe në hënën kur ajo është e plotë

Verse 19 — Surah Al-Inshiqaq 84:19

Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje

Verse 20 — Surah Al-Inshiqaq 84:20

E, çka kanë ata që nuk besojnë

Verse 21 — Surah Al-Inshiqaq 84:21

Dhe kur u lexohet atyre Kur´ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)

Verse 22 — Surah Al-Inshiqaq 84:22

Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë

Verse 23 — Surah Al-Inshiqaq 84:23

E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata

Verse 24 — Surah Al-Inshiqaq 84:24

Lajmëroi, pra me një dënim të dhëmbshëm

Verse 25 — Surah Al-Inshiqaq 84:25

Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm