Verse 1 — Surah Al-Buruj 85:1
Pasha qiellin me plot yje
Verse 2 — Surah Al-Buruj 85:2
Pasha ditën e premtuar
Verse 3 — Surah Al-Buruj 85:3
Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet
Verse 4 — Surah Al-Buruj 85:4
Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve
Verse 5 — Surah Al-Buruj 85:5
Të zjarrit me plot lëndë djegëse
Verse 6 — Surah Al-Buruj 85:6
Kur ata rrinin ulur rreth tij
Verse 7 — Surah Al-Buruj 85:7
Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët
Verse 8 — Surah Al-Buruj 85:8
E nuk patën pse t´i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin
Verse 9 — Surah Al-Buruj 85:9
Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi
Verse 10 — Surah Al-Buruj 85:10
Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies
Verse 11 — Surah Al-Buruj 85:11
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh
Verse 12 — Surah Al-Buruj 85:12
Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë
Verse 13 — Surah Al-Buruj 85:13
Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen
Verse 14 — Surah Al-Buruj 85:14
Ai është që falë mëkatet, është i dashur
Verse 15 — Surah Al-Buruj 85:15
Është i zoti i Arshit të madhëruar
Verse 16 — Surah Al-Buruj 85:16
E punon atë që dëshiron
Verse 17 — Surah Al-Buruj 85:17
A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive
Verse 18 — Surah Al-Buruj 85:18
Të faraonit dhe të Themudit
Verse 19 — Surah Al-Buruj 85:19
Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër
Verse 20 — Surah Al-Buruj 85:20
Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t´i shpëtojnë)
Verse 21 — Surah Al-Buruj 85:21
Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur´an i famshëm
Verse 22 — Surah Al-Buruj 85:22
Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë)