Verse 1 — Surah At-Tariq 86:1
Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)
Verse 2 — Surah At-Tariq 86:2
E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi
Verse 3 — Surah At-Tariq 86:3
Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë)
Verse 4 — Surah At-Tariq 86:4
Nuk ka asnjë njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës
Verse 5 — Surah At-Tariq 86:5
Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar
Verse 6 — Surah At-Tariq 86:6
Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm
Verse 7 — Surah At-Tariq 86:7
E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit
Verse 8 — Surah At-Tariq 86:8
E s´ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë
Verse 9 — Surah At-Tariq 86:9
Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat
Verse 10 — Surah At-Tariq 86:10
E ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë
Verse 11 — Surah At-Tariq 86:11
Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehen me shi
Verse 12 — Surah At-Tariq 86:12
Edhe tokën që çahet për bimë
Verse 13 — Surah At-Tariq 86:13
Është e vërtetë se ai (Kur´ani) është një fjalë që dallon - gjykon
Verse 14 — Surah At-Tariq 86:14
Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)
Verse 15 — Surah At-Tariq 86:15
Ata vërtet bëjnë kurtha
Verse 16 — Surah At-Tariq 86:16
Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre
Verse 17 — Surah At-Tariq 86:17
E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak