Verse 1 — Surah Al-Ala 87:1
Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin
Verse 2 — Surah Al-Ala 87:2
I cili krijoi dhe përsosi
Verse 3 — Surah Al-Ala 87:3
Dhe i cili përcaktoi e orientoi
Verse 4 — Surah Al-Ala 87:4
Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës
Verse 5 — Surah Al-Ala 87:5
E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë
Verse 6 — Surah Al-Ala 87:6
Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur´anin)
Verse 7 — Surah Al-Ala 87:7
Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën
Verse 8 — Surah Al-Ala 87:8
Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën
Verse 9 — Surah Al-Ala 87:9
E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi
Verse 10 — Surah Al-Ala 87:10
Do të këshillohet ai që ka frikë
Verse 11 — Surah Al-Ala 87:11
E do t´i shmanget asaj, ai që është shumë i keq
Verse 12 — Surah Al-Ala 87:12
I cili do të hyjë në zjarrin e madh
Verse 13 — Surah Al-Ala 87:13
Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë
Verse 14 — Surah Al-Ala 87:14
Ka shpëtuar ai që është pastruar
Verse 15 — Surah Al-Ala 87:15
Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet
Verse 16 — Surah Al-Ala 87:16
Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote
Verse 17 — Surah Al-Ala 87:17
E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme
Verse 18 — Surah Al-Ala 87:18
Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para
Verse 19 — Surah Al-Ala 87:19
Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait