Verse 1 — Surah Al-Ghashiyah 88:1
A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)
Verse 2 — Surah Al-Ghashiyah 88:2
Atë ditë sheh fytyra të përulura
Verse 3 — Surah Al-Ghashiyah 88:3
Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi)
Verse 4 — Surah Al-Ghashiyah 88:4
Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort
Verse 5 — Surah Al-Ghashiyah 88:5
U jepet të pijnë prej një kroi të valë
Verse 6 — Surah Al-Ghashiyah 88:6
Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese
Verse 7 — Surah Al-Ghashiyah 88:7
Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri
Verse 8 — Surah Al-Ghashiyah 88:8
Atë ditë sheh fytyra të ndritshme
Verse 9 — Surah Al-Ghashiyah 88:9
Të kënaqura për veprimet e veta
Verse 10 — Surah Al-Ghashiyah 88:10
Në xhennet të shkallës së lartë
Verse 11 — Surah Al-Ghashiyah 88:11
Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme
Verse 12 — Surah Al-Ghashiyah 88:12
Aty ka kroje që rrjedhin
Verse 13 — Surah Al-Ghashiyah 88:13
Aty kanë shtretër të lartë
Verse 14 — Surah Al-Ghashiyah 88:14
Dhe gastare të vëna pranë
Verse 15 — Surah Al-Ghashiyah 88:15
Edhe jastëkë të renduar për mbështetje
Verse 16 — Surah Al-Ghashiyah 88:16
Edhe qilima të shtruar
Verse 17 — Surah Al-Ghashiyah 88:17
A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar
Verse 18 — Surah Al-Ghashiyah 88:18
Edhe qiellin se si është ngritur lart
Verse 19 — Surah Al-Ghashiyah 88:19
Edhe kodrat se si janë vënduar
Verse 20 — Surah Al-Ghashiyah 88:20
Edhe tokën se si është shtruar
Verse 21 — Surah Al-Ghashiyah 88:21
E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues
Verse 22 — Surah Al-Ghashiyah 88:22
Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues
Verse 23 — Surah Al-Ghashiyah 88:23
Përveç atij që zbrapset e nuk beson
Verse 24 — Surah Al-Ghashiyah 88:24
All-llahu atë me vuajtje të mëdha e dënon
Verse 25 — Surah Al-Ghashiyah 88:25
Vetëm te Ne kthimin e kanë
Verse 26 — Surah Al-Ghashiyah 88:26
Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre