Verse 1 — Surah Al-Fajr 89:1
Pasha agimin
Verse 2 — Surah Al-Fajr 89:2
Pasha dhjetë netët
Verse 3 — Surah Al-Fajr 89:3
Pasha çiftin dhe pasha tekun
Verse 4 — Surah Al-Fajr 89:4
Pasha natën që shkon
Verse 5 — Surah Al-Fajr 89:5
A janë këto betime për të mençurin
Verse 6 — Surah Al-Fajr 89:6
A nuk e di ti se ç´bëri Zoti yt me Ad-in
Verse 7 — Surah Al-Fajr 89:7
Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta
Verse 8 — Surah Al-Fajr 89:8
Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë
Verse 9 — Surah Al-Fajr 89:9
Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura)
Verse 10 — Surah Al-Fajr 89:10
Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)
Verse 11 — Surah Al-Fajr 89:11
Të cilët e tepruan me krime në tokë
Verse 12 — Surah Al-Fajr 89:12
Dhe në të shtuan shkatërrimin
Verse 13 — Surah Al-Fajr 89:13
E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh
Verse 14 — Surah Al-Fajr 89:14
Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë)
Verse 15 — Surah Al-Fajr 89:15
E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar
Verse 16 — Surah Al-Fajr 89:16
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar
Verse 17 — Surah Al-Fajr 89:17
Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun
Verse 18 — Surah Al-Fajr 89:18
Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin
Verse 19 — Surah Al-Fajr 89:19
Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa drejtë)
Verse 20 — Surah Al-Fajr 89:20
Dhe pasurinë e doni së tepërmi
Verse 21 — Surah Al-Fajr 89:21
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm
Verse 22 — Surah Al-Fajr 89:22
Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë
Verse 23 — Surah Al-Fajr 89:23
Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi
Verse 24 — Surah Al-Fajr 89:24
E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time
Verse 25 — Surah Al-Fajr 89:25
Atë ditë askush nuk mund të dënojë si Ai
Verse 26 — Surah Al-Fajr 89:26
Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga
Verse 27 — Surah Al-Fajr 89:27
O ti shpirt i bindur plotësisht
Verse 28 — Surah Al-Fajr 89:28
Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar
Verse 29 — Surah Al-Fajr 89:29
Hyn në turmën e robërve të Mi
Verse 30 — Surah Al-Fajr 89:30
Dhe hyn në xhennetin Tim