Back to Languages

Albanian - Chapter 91 - Ash-Shams

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Ash-Shams 91:1

Pasha diellin dhe dritën e tij

Verse 2 — Surah Ash-Shams 91:2

Pasha hënën kur vjen pas tij

Verse 3 — Surah Ash-Shams 91:3

Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit

Verse 4 — Surah Ash-Shams 91:4

Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)

Verse 5 — Surah Ash-Shams 91:5

Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë

Verse 6 — Surah Ash-Shams 91:6

Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)

Verse 7 — Surah Ash-Shams 91:7

Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë

Verse 8 — Surah Ash-Shams 91:8

Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij

Verse 9 — Surah Ash-Shams 91:9

Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten

Verse 10 — Surah Ash-Shams 91:10

E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten

Verse 11 — Surah Ash-Shams 91:11

Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet

Verse 12 — Surah Ash-Shams 91:12

Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë

Verse 13 — Surah Ash-Shams 91:13

E Pejgamberi atyre u pat thënë: "Kini kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë

Verse 14 — Surah Ash-Shams 91:14

Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi

Verse 15 — Surah Ash-Shams 91:15

Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi)