Verse 1 — Surah Ash-Sharh 94:1
A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd
Verse 2 — Surah Ash-Sharh 94:2
Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde
Verse 3 — Surah Ash-Sharh 94:3
E cila shtypte shpinën tënde
Verse 4 — Surah Ash-Sharh 94:4
Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde
Verse 5 — Surah Ash-Sharh 94:5
E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi
Verse 6 — Surah Ash-Sharh 94:6
Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi
Verse 7 — Surah Ash-Sharh 94:7
E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut)
Verse 8 — Surah Ash-Sharh 94:8
Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin