Verse 1 — Surah At-Tin 95:1
Pasha fikun dhe ullirin
Verse 2 — Surah At-Tin 95:2
Dhe (kodrën) Turi Sina-en
Verse 3 — Surah At-Tin 95:3
Dhe këtë qytet të sigurisë
Verse 4 — Surah At-Tin 95:4
Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur
Verse 5 — Surah At-Tin 95:5
Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve
Verse 6 — Surah At-Tin 95:6
Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë
Verse 7 — Surah At-Tin 95:7
E pas gjithë kësaj, ç´të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)
Verse 8 — Surah At-Tin 95:8
A nuk është All-llahu më i urti i gjykuesve