Verse 1 — Surah Al-Alaq 96:1
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)
Verse 2 — Surah Al-Alaq 96:2
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës)
Verse 3 — Surah Al-Alaq 96:3
Lexo! Se Zoti yt është më bujari
Verse 4 — Surah Al-Alaq 96:4
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë
Verse 5 — Surah Al-Alaq 96:5
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte
Verse 6 — Surah Al-Alaq 96:6
Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë
Verse 7 — Surah Al-Alaq 96:7
Për shkak se e ndien veten të pavarur
Verse 8 — Surah Al-Alaq 96:8
Po kthimi është vetëm te Zoti yt
Verse 9 — Surah Al-Alaq 96:9
A më tregon atë që pengon
Verse 10 — Surah Al-Alaq 96:10
një rob kur ai falet
Verse 11 — Surah Al-Alaq 96:11
Ç´mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë
Verse 12 — Surah Al-Alaq 96:12
Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet
Verse 13 — Surah Al-Alaq 96:13
A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)
Verse 14 — Surah Al-Alaq 96:14
A nuk e di ai se All-llahu e sheh
Verse 15 — Surah Al-Alaq 96:15
Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin
Verse 16 — Surah Al-Alaq 96:16
Floku rrenacak, mëkatar
Verse 17 — Surah Al-Alaq 96:17
E ai le t´i thërret ata të vetët
Verse 18 — Surah Al-Alaq 96:18
Ne do t´i thërrasim zebanitë
Verse 19 — Surah Al-Alaq 96:19
Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të