Verse 1 — Surah Al-Bayyinah 98:1
Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë
Verse 2 — Surah Al-Bayyinah 98:2
I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra
Verse 3 — Surah Al-Bayyinah 98:3
Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta
Verse 4 — Surah Al-Bayyinah 98:4
Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti
Verse 5 — Surah Al-Bayyinah 98:5
E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë
Verse 6 — Surah Al-Bayyinah 98:6
S´ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme
Verse 7 — Surah Al-Bayyinah 98:7
Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme
Verse 8 — Surah Al-Bayyinah 98:8
Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa këputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata janë të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet