Verse 1 — Surah Az-Zalzalah 99:1
Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme
Verse 2 — Surah Az-Zalzalah 99:2
Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda)
Verse 3 — Surah Az-Zalzalah 99:3
Dhe njeriu të thotë: "Ç´ka kjo (që bën këtë dridhje)
Verse 4 — Surah Az-Zalzalah 99:4
Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta
Verse 5 — Surah Az-Zalzalah 99:5
Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë
Verse 6 — Surah Az-Zalzalah 99:6
Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre
Verse 7 — Surah Az-Zalzalah 99:7
E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë
Verse 8 — Surah Az-Zalzalah 99:8
Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë