Verse 1 — Surah Al-Hijr 15:1
Elif, Lam, Ra. Keto jane ajetet e librit, te Kur´anit te plotkuptueshem
Verse 2 — Surah Al-Hijr 15:2
Ata qe nuk besuan, shpeshhere do te kishin deshiruar te kishin qene muslimane
Verse 3 — Surah Al-Hijr 15:3
Leri (Muhammed) ata, te hane, te defrehen dhe t´i preokupoje shpresa (se do te jetojne shume), e me vone do te kuptojne
Verse 4 — Surah Al-Hijr 15:4
Ne nuk kemi shkaterruar asnje fshat (vendbanim) ndryshe vetem ne afatin e tij te caktuar
Verse 5 — Surah Al-Hijr 15:5
Asnje popull nuk mund ta shpejtoje afatin e vet e as ta shtyje per me vone
Verse 6 — Surah Al-Hijr 15:6
Dhe ata thane: "O ti qe t´u shpall perkujtimi (Kur´ani), me te vertete ti je i cmendur
Verse 7 — Surah Al-Hijr 15:7
Perse nuk na erdhe me engjej (qe te vertetojne) nese je i sinqerte
Verse 8 — Surah Al-Hijr 15:8
Ne nuk i dergojme engjejt (u pergjigjet Zoti) ndryshe vetem kur duhet (kur e kerkon urtesia e Zotit) dhe atehere ata nuk afatizohen
Verse 9 — Surah Al-Hijr 15:9
Ne me madherine Tone e shpallem Kur´anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtes te tij
Verse 10 — Surah Al-Hijr 15:10
Ne perpara teje kemi derguar te derguar ne grupet e popujve te hershem
Verse 11 — Surah Al-Hijr 15:11
E atyre nuk u erdhi asnje nga te derguarit, e te mos talleshin me te
Verse 12 — Surah Al-Hijr 15:12
Ja keshtu e fusim ate ne zemrat e krimineleve (mosbesimin - talljen)
Verse 13 — Surah Al-Hijr 15:13
Ata nuk e besojne ate (Kur´anin). Po ligji (i denimit) ndaj popujve me te hershem tashme eshte i provuar (se si i shkaterroi Zoti)
Verse 14 — Surah Al-Hijr 15:14
Edhe sikur Ne t´u hapnim atyre nje dere ne qiell dhe te ngjiteshin vazhdimisht lart ne te (e t´i shihnin engjejt e fshehtesite)
Verse 15 — Surah Al-Hijr 15:15
Ata gjithqysh do te thonin: "Neve na jane ndale syte (te pamurit). Jo, ne jemi njerez te magjepsur
Verse 16 — Surah Al-Hijr 15:16
Ne, ne qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe ate (qiellin) e kemi zbukuruar per ata qe e shikojne me vemendje
Verse 17 — Surah Al-Hijr 15:17
Dhe ate (qiellin) e kemi ruajtur prej cdo djalli te mallkuar
Verse 18 — Surah Al-Hijr 15:18
Pervec atij qe vjedh (pergjon) cka degjohet, po edhe ate e kape ylli i zjarrte (e djeg)
Verse 19 — Surah Al-Hijr 15:19
E token e kemi shtruar dhe ne te kemi vuar kodra dhe kemi bere qe ne te te mbijne bime te caktuara te te gjitha llojeve
Verse 20 — Surah Al-Hijr 15:20
Dhe Ne ju krijuam juve ne te jetesen (mjetet per jete) e edhe atyre per te cilet ju nuk jeni furnizues
Verse 21 — Surah Al-Hijr 15:21
E nuk ka asnje send qe te mos ta kete burimin te Ne, po Ne nuk e japim ate ndryshe vetem sipas nje mase te caktuar (te nevojshme)
Verse 22 — Surah Al-Hijr 15:22
Ne i leshojme ererat mbaresuese, e nga qielli (rete) leshojme shi dhe ate ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani ate
Verse 23 — Surah Al-Hijr 15:23
Ne, vertet jemi qe japim jete e vdekje dhe Ne jemi trashegues (te qiejve e tokes)
Verse 24 — Surah Al-Hijr 15:24
S´ka dyshim se Ne e dime per ata qe ishin para jush dhe edhe per ata qe vijne pas
Verse 25 — Surah Al-Hijr 15:25
E Zoti yt eshte Ai qe i tubon te gjithe ata (te kaluarit e te ardhshmit), vertet Ai eshte shume i urte, shume i dijshem
Verse 26 — Surah Al-Hijr 15:26
Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, te zi e te prishur (me ere te keqe)? (te formuar-te trajtuar-mesnun)
Verse 27 — Surah Al-Hijr 15:27
E xhinet i krijuam me pare nga zjarri, nga flaka e forte
Verse 28 — Surah Al-Hijr 15:28
Dhe (perkujto) kur Zoti yt engjejve u tha: "Une po krijoj njeriun nga balta e thare, e zeze e me ere
Verse 29 — Surah Al-Hijr 15:29
E kur ta persose ate (ne formen e njeriut) dhe t´i jape atij shpirtin qe eshte krijese Imja, atehere ju bini atij ne sexhde
Verse 30 — Surah Al-Hijr 15:30
Te gjithe engjejt tok, bene sexhde
Verse 31 — Surah Al-Hijr 15:31
Perpos Iblisit. Ai refuzoi te jete me ata qe bene sexhde
Verse 32 — Surah Al-Hijr 15:32
Ai tha: "O Iblis, c´eshte ajo qe ti te mos jeshe me ata qe bene sexhde
Verse 33 — Surah Al-Hijr 15:33
Ai tha: "Nuk eshte per mua t´i beje sexhde nje njeriu qe e krijove nga balta e thare, e zeze e me ere
Verse 34 — Surah Al-Hijr 15:34
(All-llahu) tha: "Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar
Verse 35 — Surah Al-Hijr 15:35
Vertet, mallkimi kunder teje qofte deri ne diten e gjykimit
Verse 36 — Surah Al-Hijr 15:36
(Iblisi) Tha: "Zoti im, me jep pra afat deri ne diten kur ata (njerezit) te ringjallen
Verse 37 — Surah Al-Hijr 15:37
(Zoti) Tha: "Ti je prej te afatizuarve
Verse 38 — Surah Al-Hijr 15:38
deri ne kohen e dites se caktuar
Verse 39 — Surah Al-Hijr 15:39
(Iblisi) Tha: "Zoti im, per shkak se me perzure (me largove), une do t´ua zbukuroj (te keqijat) atyre sa te jene ne toke (ne kete bote) dhe te gjithe ata do t´i largoj nga rruga e drejte
Verse 40 — Surah Al-Hijr 15:40
Pervec roberve te Tu, te cilet i ke bere te sinqerte
Verse 41 — Surah Al-Hijr 15:41
(Madheria e Tij) Tha: "Kjo eshte rruga Ime e drejte (e qarte)
Verse 42 — Surah Al-Hijr 15:42
Se ti ndaj roberve te Mi (te sinqerte) nuk ke kurrfare force (as fizike as mendore), pervec atyre te humburve qe vijne pas teje
Verse 43 — Surah Al-Hijr 15:43
E s´ka dyshim se xhehennemi eshte vendpremtimi i te gjithe atyre
Verse 44 — Surah Al-Hijr 15:44
Ai (xhehennemi) i ka shtate dyer, cdonjeri prej tyre ka shtegun (deren) e caktuar (neper te cilen do te hyje)
Verse 45 — Surah Al-Hijr 15:45
E ata, te cilet iu ruajten (mosbesimit dhe puneve te keqija) jane ne xhennete e mes burimeve
Verse 46 — Surah Al-Hijr 15:46
(u thuhet) Hyni ne to, te shpetuar (prej cdo te keqeje) te siguruar (nga vdekja)
Verse 47 — Surah Al-Hijr 15:47
Ne kemi hequr prej zemrave te tyre cfaredo urrejtje, e ata ne mbeshtetese qendrojne balle per balle njeri-tjetrit duke qene te vellazeruar
Verse 48 — Surah Al-Hijr 15:48
Ata aty nuk i godet kurrfare lodhje dhe nuk do te nxirren kurre prej tij
Verse 49 — Surah Al-Hijr 15:49
Njoftoi roberit e Mi se vertet Une jam Ai qe fal shume dhe meshirues i madh
Verse 50 — Surah Al-Hijr 15:50
Po (njoftoji) se edhe denimi Im eshte ai denim i dhembshem
Verse 51 — Surah Al-Hijr 15:51
E njoftoi edhe per musafiret e Ibrahimit
Verse 52 — Surah Al-Hijr 15:52
Kur ata hyne tek ai dhe thane: "Selamen - e pershendeten, e ai (Ibrahimi) tha: "Ne po frikesohemi prej jush
Verse 53 — Surah Al-Hijr 15:53
Ata i thane: "Mos u frikeso, ne po te marrim myzhde per nje djale te zgjuar
Verse 54 — Surah Al-Hijr 15:54
Ai (Ibrahimi) tha: "A me merrni myzhde kur me ka kapur mua pleqeria? Me cka po me pergezoni ju
Verse 55 — Surah Al-Hijr 15:55
Ata thane: "Ne te morem myzhde me ate qe eshte e sigurt e ti mos u ben i pashprese
Verse 56 — Surah Al-Hijr 15:56
Tha: "Askush nuk e humbe shpresen ne meshiren e Zotit te vet, pervec atyre qe jane te humbur
Verse 57 — Surah Al-Hijr 15:57
Tha: "E cka eshte pra ceshtja e juaj, o te derguar
Verse 58 — Surah Al-Hijr 15:58
Ata thane: "Ne jemi derguar te nje popull i prishur
Verse 59 — Surah Al-Hijr 15:59
Me perjashtim te familjes se Lutit. Ata do t´i shpetojme qe te gjithe
Verse 60 — Surah Al-Hijr 15:60
Perpos gruas se tij. Ne kemi vendosur ajo te mbetet me ata te denuarit (All-llahu ka vendosur)
Verse 61 — Surah Al-Hijr 15:61
E kur i erdhen familjes se Lutit te derguarit
Verse 62 — Surah Al-Hijr 15:62
Ai (Luti) tha: "Ju jeni njerez te panjohur (nuk ju njoh)
Verse 63 — Surah Al-Hijr 15:63
Ata thane: "Jo, (nuk kemi qellim te keq ndaj teje) Te kemi ardhur ty me ate (denim) qe ata dyshonin
Verse 64 — Surah Al-Hijr 15:64
Te kemi sjelle te verteten, e ne jemi te drejte (cka te themi)
Verse 65 — Surah Al-Hijr 15:65
Ti ec me familjen tende pasi te kaloje nje pjese e nates dhe ti rri pas tyre (qe te mos frikesohen) dhe asnjeri prej jush te mos ktheje mbrapa (per te shikuar) dhe shkoni andej kah urdheroheni
Verse 66 — Surah Al-Hijr 15:66
E Ne i kumtuam atij (Lutit) ate ceshtje, se zhdukja e tyre deri ne me te mbramin, do te jete ne mengjes
Verse 67 — Surah Al-Hijr 15:67
E banuesit e qytetit (Sadum) erdhen te gezuar duke i lajmeruar njeri-tjetrit
Verse 68 — Surah Al-Hijr 15:68
Tha: (Luti): "Keta jane musafiret e mi, e mos me turperoni mua
Verse 69 — Surah Al-Hijr 15:69
Edhe kini frike All-llahun e mos me nencmoni
Verse 70 — Surah Al-Hijr 15:70
Ata thane: "A nuk te kemi ndaluar qe te mos na perzihesh ne njerezit (qe ne i mesyjme)
Verse 71 — Surah Al-Hijr 15:71
Ai (Luti) tha: "Ja, keto (grate) bijat e mia, nese do te beni (martohuni me to)
Verse 72 — Surah Al-Hijr 15:72
Pasha jeten tende (Muhammed), s´ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin te humbur ne dehjen e tyre
Verse 73 — Surah Al-Hijr 15:73
E ne kohen e lindjes (se diellit) ata i perfshiu ushtima e tmerrshme
Verse 74 — Surah Al-Hijr 15:74
Dhe duke e permbysur anen e larte te qytetit poshte, Ne e permbysem dhe leshuam mbi ta shi (te dheut te pjekur ne xhehennem) si gure
Verse 75 — Surah Al-Hijr 15:75
Ne ate (ngjarje), vertet ka argumente per ata qe mendojne
Verse 76 — Surah Al-Hijr 15:76
Dhe se ato (vendbanime te shkaterruara) ende jane te dukshme prane rruges
Verse 77 — Surah Al-Hijr 15:77
Per ata qe besojne, ka fakte ne te
Verse 78 — Surah Al-Hijr 15:78
Edhe populli i "Ejkes" ishin zullumqare
Verse 79 — Surah Al-Hijr 15:79
E Ne ndermorem kunder tyre (i shkaterruam), dhe qe te dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) jane ne rruge qe duken
Verse 80 — Surah Al-Hijr 15:80
Edhe populli i "Hixhres" i pergenjeshtroi te derguarit
Verse 81 — Surah Al-Hijr 15:81
Ne u patem parashtruar atyre argumentet (mrekullite) Tona, por ata i kundershtonin ato
Verse 82 — Surah Al-Hijr 15:82
Ata skalisnin shtepia ne kodra shkembore per te qene te sigurt
Verse 83 — Surah Al-Hijr 15:83
E ata ne mengjes i goditi gjemim i tmerrshem e shkaterrues
Verse 84 — Surah Al-Hijr 15:84
Dhe nuk u ndihmoi atyre asgje ajo qe vepruan
Verse 85 — Surah Al-Hijr 15:85
E Ne nuk i krijuam qiejt as token ndryshe vetem me urtesi (te madhe). E s´ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do te vije, e ti (Muhammed) sillu me njerezishmeri
Verse 86 — Surah Al-Hijr 15:86
Vertet, Zoti yt eshte krijuesi i pergjithshem, me i dijshmi
Verse 87 — Surah Al-Hijr 15:87
Ne te kemi dhene ty shtate (ajete) qe perseriten (Fatiha perseritet ne rekate te namazit) edhe Kur´anin e madherueshem
Verse 88 — Surah Al-Hijr 15:88
E ty te mos shkojne kurrsesi syte ne ate me cka Ne i pajisem disa prej tyre, as mos u brengos per ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtareve jij i perulur e i bute
Verse 89 — Surah Al-Hijr 15:89
Dhe thuaj: "Une jam qortues i hapet (per denim nga Zoti per ata qe kundershtojne)
Verse 90 — Surah Al-Hijr 15:90
(U sjellim denim) Sikurse u sollem atyre qe bene ndarjen (e librave te meparshem)
Verse 91 — Surah Al-Hijr 15:91
Te cilet e bene Kur´anin te ndare ne pjese
Verse 92 — Surah Al-Hijr 15:92
Pasha Zotin tend, ata te gjithe do t´i marrim ne pergjegjesi
Verse 93 — Surah Al-Hijr 15:93
Per ate se c´vepruan
Verse 94 — Surah Al-Hijr 15:94
Publiko haptas ate per te cilen urdherohesh, e hiqju idhujtareve
Verse 95 — Surah Al-Hijr 15:95
S´ka dyshim se Ne te mjaftojme ty kunder atyre qe tallen
Verse 96 — Surah Al-Hijr 15:96
te cilet All-llahut i kundervejne zot tjeter, e me vone ata do ta kuptojne (prapavine e tyre)
Verse 97 — Surah Al-Hijr 15:97
Ne dime mire se ti ngushtohesh shpirterisht per ate qe thone ata
Verse 98 — Surah Al-Hijr 15:98
Po ti madheroje me falenderime Zotin tend e behu prej atyre qe luten (perulen duke u falur)
Verse 99 — Surah Al-Hijr 15:99
Dhe adhuroje Zotin tend deri te vije ty e verteta (vdekja)