Back to Languages

Albanian - Chapter 16 - An-Nahl

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah An-Nahl 16:1

Erdhi (eshte afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kerkoni ngutjen (ardhjen para kohes) e tij! E paster dhe e larte eshte madheria e Tij ne krahasim me ate qe ata i shoqerojne (shoke)

Verse 2 — Surah An-Nahl 16:2

Me urdhrin e Tij ia zbret engjejt me shpallje atij qe Ai deshiron nga robte e vet (duke thene) t´ua terhiqni verejtjen (t´i njoftoni) se nuk ka te adhuruar (zot) tjeter vetem Une, pra te me keni friken

Verse 3 — Surah An-Nahl 16:3

I krijoi qiejt e token me urtesi precize. I larte eshte Ai nga cka ata (idhujtaret) i shoqerojne

Verse 4 — Surah An-Nahl 16:4

E krijoi njeriun nga nje pike (uji), kur qe, ai (njeriu) kundershtar i hapet

Verse 5 — Surah An-Nahl 16:5

Edhe kafshet Ai i krijoi dhe ne saje te ketyre ju mund te mbroheni (nga te ftohtit), keni edhe dobi te tjera dhe prej tyre hani

Verse 6 — Surah An-Nahl 16:6

Ne to (ne kafshet) ju shihni hijeshi (idili) kur ne mbremje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur ne mengjes i leshoni (per ne kullose)

Verse 7 — Surah An-Nahl 16:7

Ato bartin barren tuaj (te rende) ne ndonje vend (te larget) qe ju do te arrinit atje me shume veshtiresi (me gjysme shpirti). Vertet, Zoti juaj eshte shume Bamires dhe shume Meshirues

Verse 8 — Surah An-Nahl 16:8

Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomaret, per t´ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (per hipje) cka ju (tash) nuk dini

Verse 9 — Surah An-Nahl 16:9

Udhezimi per ne rruge te drejte i takon All-llahut e ka edhe rruge qe eshte e shtrember. Po sikur te kishte deshiruar Ai, do t´u kishte udhezuar qe te gjitheve

Verse 10 — Surah An-Nahl 16:10

Ai eshte qe per ju leshoi nga (lart) qielli uje, qe prej tij te keni per te pire dhe prej tij te keni bime qe ne to do t´i kullotni (bagetine)

Verse 11 — Surah An-Nahl 16:11

Me ate (shiun) mbijne, per te miren tuaj, te lashtat, ullinjte, hurmat, rrushnajat dhe nga te gjitha frutat (e pemeve). Ne keto (te mira) ka argumente per nje popull qe veshtron

Verse 12 — Surah An-Nahl 16:12

Dhe per ju nenshtroi naten e diten dhe diellin e henen. Edhe yjet jane te nenshtruar me urdhrin e Tij. Vertet, ne keto ka argumente per nje popull qe mendon

Verse 13 — Surah An-Nahl 16:13

Edhe per ate qe ju krijoi ne toke lloje te ndryshme (bageti, bime, peme, minerale etj.), ka fakte per nje popull qe di te merre pervoje

Verse 14 — Surah An-Nahl 16:14

Pastaj, Ai eshte qe nenshtroi detin, qe prej tij te hani mish te fresket, e prej tij te nxirrni stoli qe i mbani (i vishni), e i sheh anijet si cajne (lundrojne) ne te (me ushtime e cajne ujin ne det). Ua nenshtroi qe te shfrytezoni nga begatite e Tij dhe

Verse 15 — Surah An-Nahl 16:15

Dhe Ai vuri kodra (te forta) ne toke, ashtu qe ajo te mos lekundet me ju, (beri) edhe lumenj e rruge qe te mund te orientoheni

Verse 16 — Surah An-Nahl 16:16

Vuri edhe shenja te tjera (per orientim diten), ndersa (naten) ata orientohen me anen e yjeve

Verse 17 — Surah An-Nahl 16:17

Atehere pra, a eshte Ai qe krijon njesoj, sikurse ai qe nuk krijon? A nuk po mendoni

Verse 18 — Surah An-Nahl 16:18

Po edhe nese perpiqeni t´i numeroni dhuntite (te mirat) e All-llahut, nuk do te mund te arrini t´i percaktoni ato. Me siguri All-llahu shume fal dhe shume meshiron

Verse 19 — Surah An-Nahl 16:19

All-llahu e di ate qe ju e fshihni dhe ate qe e publikoni

Verse 20 — Surah An-Nahl 16:20

Ata (idhujt) qe i adhurojne (idhujtaret) pos All-llahut, ata nuk krijojne asnje send, po vete ata jane te krijuar

Verse 21 — Surah An-Nahl 16:21

Jane te vdekur e jo te gjalle, dhe ata nuk e dine se kur do te ringjallen (adhuruesit e tyre)

Verse 22 — Surah An-Nahl 16:22

Zoti juaj (qe meriton adhurim) eshte nje Zot, e ata qe nuk e besojne boten tjeter, zemrat e tyre jane mohuese (te njesise se Zotit) dhe ata jane kryelarte

Verse 23 — Surah An-Nahl 16:23

Eshte e vertete se All-llahu e di ate qe e fshehin dhe ate qe e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantet

Verse 24 — Surah An-Nahl 16:24

Kur atyre u thuhet (mohuesve): "C´eshte ajo qe shpalli Zoti juaj?", ata thone: "Mite te popujve te hershem

Verse 25 — Surah An-Nahl 16:25

(E thone ate shpifje) Sa per t´i bartur ne diten e gjykimit mekatet e veta te plota dhe nje pjese te mekateve te atyre qe, pa fare arsye i mashtruan dhe i humben. Sa e keqe eshte ajo me cka ngarkohen

Verse 26 — Surah An-Nahl 16:26

Edhe ata qe ishin para tyre vene intriga. Po All-llahu rrenoi ne themel ndertimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi denimi kah nuk e kujtuan

Verse 27 — Surah An-Nahl 16:27

Mandej, ne diten e gjykimit Ai i turperon ata dhe thote: "Ku jane ata qe m´i benit shoke Mua dhe per hir te tyre grindeshit?" E ata qe ishin te zotet e dijes, do te thone: "Vertet, sot turpesia dhe e keqja i perfshiu jobesimtaret

Verse 28 — Surah An-Nahl 16:28

Te cilet, duke qene mizore te se vetvetes se tyre, engjejt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorezimin (ne momentin e vdekjes, duke thene): "Ne nuk ishim qe beme ndonje te keqe!" (u jipet pergjigjja). Po All-llahu e di shume mire ate qe e punuat ju

Verse 29 — Surah An-Nahl 16:29

Andaj, hyni ne dyert e xhehennemit, aty do te jeni perjete: sa vend i keq eshte ai i kryelarteve

Verse 30 — Surah An-Nahl 16:30

Atyre qe paten frike nga (denimi) All-llahu, u thuhet: "C´eshte ajo qe shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli cdo te mire!" Ata qe bene vepra te mira, edhe ne kete jete kane shperblim te mire, por shperblimi i tyre ne boten tjeter eshte shume me i mire

Verse 31 — Surah An-Nahl 16:31

Eshte Xhenneti i Adn-it, ku do te hyjne, nen te rrjedhin lumenj, aty kane cka te deshirojne, ashtu i shperblen All-llahu te ruajturit

Verse 32 — Surah An-Nahl 16:32

Te cileve duke qene te paster, engjejt ua marrin shpirtin, duke u thene: "Selamun alejkum" - gjetet shpetimin, hyni ne xhennet, per hir te asaj qe vepruat

Verse 33 — Surah An-Nahl 16:33

A mos presin ata (idhujtaret) dicka tjeter pervec t´u vijne engjejt (e t´ua marrin shpirtin) ose t´u vije urdhri (denimi) i Zotit tend. Ashtu punonin ata qe ishin para tyre, pra All-llahu nuk u beri padrejtesi atyre, por ata ishin qe vetvetes i bene padre

Verse 34 — Surah An-Nahl 16:34

Andaj, ata i goditi denimi i te keqijave qe i bene dhe i kaploi (i perfshiu ajo e keqe) ajo me te cilen ata talleshin

Verse 35 — Surah An-Nahl 16:35

Ata qe i benin shok Zotit (idhujtaret) thane: "Sikur te kishte dashur All-llahu, as ne, e as prinderit tane nuk do te adhuronim asnje send pos Tij, dhe nuk do te ndalonim (nuk do ta konsideronim te ndaluar) asnje send pos (ndalesave te) Tij. Keshtu (keso)

Verse 36 — Surah An-Nahl 16:36

Ne derguam ne cdo popull te derguar qe t´u thone: "Adhuroni vetem All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit te tyre)!" Por, pati nga ata qe All-llahu e udhezoi dhe pati nga ata qe ishte i gjykuar me humbje, pra udhetoni neper bote dhe shihni se si ishte f

Verse 37 — Surah An-Nahl 16:37

Nese ti (Muhammed) perpiqesh per t´i vene ne rruge te drejte ata, (dije se) All-llahu nuk e udhezon ate qe e ka humbur, dhe per ata nuk ka ndihmetar

Verse 38 — Surah An-Nahl 16:38

Ata u betuan ne All-llahun, me betimin e tyre te forte se "All-llahu nuk e ringjall ate qe vdes!" Po, (i ringjall) ai eshte premtim i Tij i prere, por shumica e njerezve nuk dine

Verse 39 — Surah An-Nahl 16:39

I ringjall per t´ua sqaruar atyre ate per cka percaheshin dhe, per t´ua bere me dije atyre qe nuk besuan se me te vertete ishin genjeshtare

Verse 40 — Surah An-Nahl 16:40

Ne kur deshirojme nje send vetem i themi atij: "Behu!", ai menjehere behet

Verse 41 — Surah An-Nahl 16:41

Ata qe migruan per hir te All-llahut, e pasi qe u torturuan, atyre gjithsesi do t´u mundesojme vendbanim te mire edhe ne kete bote, po shperblimi i botes tjeter eshte edhe me i madh, sikur njerezit ta dinin (per ate shperblim)

Verse 42 — Surah An-Nahl 16:42

Jane ata qe bene durim edhe vetem Zotit te tyre iu mbeshteten

Verse 43 — Surah An-Nahl 16:43

Ne as para teje nuk derguam tjeter, pervec burra, te cileve u dhame shpallje. Ju (idhujtare) pyetni pra dijetaret (e Tevratit e te Inxhilit) nese ju nuk dini

Verse 44 — Surah An-Nahl 16:44

(I patem derguar) Me argumente e me libra te shenjte. Ty ta zbritem Kur´anin qe t´u shpjegosh njerezve ate qe u eshte shpallur atyre, me shprese se do ta studiojne (Kur´anin)

Verse 45 — Surah An-Nahl 16:45

A mos jane te sigurt ata qe pergatiten kurthe, se All-llahu nuk do t´i trande ata me token, ose nuk do t´u vije atyre denimi kah nuk e mendojne

Verse 46 — Surah An-Nahl 16:46

Ose t´i rrembeje ata duke qene ne udhetimet e tyre (per jete e tregti), e ata nuk mund t´i shpetojne asaj

Verse 47 — Surah An-Nahl 16:47

Ose do t´i kape ata duke qene ne panike nga frika. Po, s´ka dyshim se Zoti juaj eshte i bute, i meshirshem (andaj nuk ua ngut denimin)

Verse 48 — Surah An-Nahl 16:48

A nuk po shohin ata (keqberesit) se cdo send qe e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu perulur All-llahut (duke i bere sexhde) dhe duke qene respektues e perules (e si e mbajne veten lart disa njerez)

Verse 49 — Surah An-Nahl 16:49

Vetem All-llahut i ben sexhde cdo gjallese qe eshte ne qiej e qe eshte ne toke, e edhe engjejt, ata nuk bejne kryelartesi

Verse 50 — Surah An-Nahl 16:50

I frikesohen Zotit te tyre qe eshte mbi ta dhe i permbahen ne perpikeri asaj me cka urdherohen

Verse 51 — Surah An-Nahl 16:51

E, All-llahu tha: "Mos adhuroni dy te adhuruar, sepse Ai eshte vetem nje Zot, pra vetem Mua me keni drone

Verse 52 — Surah An-Nahl 16:52

Vetem e Tij eshte cka ka ne qiej e ne toke, dhe vetem Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frike dikujt tjeter pos All-llahut

Verse 53 — Surah An-Nahl 16:53

Dhe cdo te mire qe e keni, ajo eshte prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetem te Ai e ngreni zerin (me lutje)

Verse 54 — Surah An-Nahl 16:54

Pastaj, kur Ai e largon prej jush denimin, qe, nje grup prej jush i pershkruajne shok Zotit te tyre

Verse 55 — Surah An-Nahl 16:55

(I bejne shok) Dhe ashtu ata perbuzin ate qe Ne ua dhame atyre, pra shfrytezoni (per nje kohe) se me vone do te kuptoni (rrjedhimin)

Verse 56 — Surah An-Nahl 16:56

E nga ajo qe Ne i furnizuam, ata u ndajne nje pjese atyre (zotave) qe nuk kuptojne asgje. Pasha All-llahun, patjeter do te merreni ne pegjegjesi per ate qe trillonit

Verse 57 — Surah An-Nahl 16:57

Ata i pershkruajne All-llahut vajza. I paster eshte Ai nga ajo!, ndersa vetes se tyre (i pershkruajne) cka ua ka enda (djemte)

Verse 58 — Surah An-Nahl 16:58

Kur ndonjeri prej tyre lajmerohet me (lindjen) vajze, fytyra e tij prishet dhe behet pot mllef

Verse 59 — Surah An-Nahl 16:59

Fshihet prej njerezve, per shkak te asaj te keqeje me te cilen u lajmerua (e konsideron bela, e jo dhurate prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbaje ate, ashtu i perulur, apo do ta mbuloje ate (te gjalle) ne dhe. Sa i keq eshte ai gjykim i tyre

Verse 60 — Surah An-Nahl 16:60

Shembulli i keq u takon atyre qe nuk besojne boten tjeter, ndersa All-llahut i takon shembulli me i larte. Ai eshte fuqiploti, i urti

Verse 61 — Surah An-Nahl 16:61

Sikur All-llahu t´i denonte njerezit (zullumqare) per shkak te mizorise se tyre, nuk do te linte mbi te (toke) asnje gjallese, por Ai i le ata per me vone deri ne afatin e caktuar, e kur te vije afati i tyre, per asnje moment nuk mund ta vonojne as ta ngu

Verse 62 — Surah An-Nahl 16:62

E ato (vajzat) qe i urrejne per vete, ia mveshin All-llahut, gjuhet e tyre shpifin rrenen se atyre do t´u takoje me e mira (xhenneti), s´ka dyshim, i tyre eshte zjarri, dhe se ata jane te paret ne te

Verse 63 — Surah An-Nahl 16:63

Pasha All-llahun, Ne derguam edhe para teje te derguar nder popuj, po veprat e tyre (te keqija) ua hijeshoi djalli, se ai eshte mik i tyre, e ata kane nje denim te idhet

Verse 64 — Surah An-Nahl 16:64

Ne nuk ta shpallem ty per tjeter Kur´anin, vetem qe t´u sqarosh atyre ate per cka u percane, e (ta zbritem) qe te jete udhezim e meshire per njerezit qe besojne

Verse 65 — Surah An-Nahl 16:65

All-llahu leshoi prej qiellit uje (shi) dhe me te ngjalli token pas vdekjes se saj. Ne kete eshte nje argument i forte per ata qe me vemendje degjojne (e kuptojne)

Verse 66 — Surah An-Nahl 16:66

Ju edhe ne kafshet keni mesim (pervoje). Ne nga nje pjese e asaj qe e kane ne barqet e tyre mes ushqimit te tyre dhe gjakut, ju japim te pini qumesht te paster, te shijshem (te lehte) per ata qe e pine

Verse 67 — Surah An-Nahl 16:67

Edhe nga frutat e hurmes dhe te rrushit nxirrni prej tyre pije (lengje) dhe ushqim te mire. S´ka dyshim se edhe ne kete ka fakte (mbi fuqine e Zotit) per njerezit qe kane menduar

Verse 68 — Surah An-Nahl 16:68

Zoti yt i dha instinkt bletes: "Nderto shtepi neper kodra (male), neper drunj (peme) dhe neper kulmet qe ata (njerezit) i ndertojne

Verse 69 — Surah An-Nahl 16:69

Pastaj ha nga te gjitha (llojet) frutat dhe futu neper rruget e nenshtruara (e te mesuara) prej Zotit tend. Nga barqet e tyre (te bleteve) del leng, ngjyra e te cilit eshte e ndryshme dhe ne te cilin ka sherim (bar-ilac) per njerez. Edhe ne kete ka arsye

Verse 70 — Surah An-Nahl 16:70

All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush qe shtyhet deri ne jeten me te vjeter, ashtu qe te mos dije asgje nga cka ka ditur. All-llahu eshte me i dijshmi, me i fuqishmi

Verse 71 — Surah An-Nahl 16:71

All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa te tjere ne furnizim. Atyre qe u eshte dhene perparesia (ne furnizim), nuk jane furnizues te atyre qe posedojne (roberve), ata (te gjithe) ne te jane te barabarte (furnizues kryesor eshte All-llahu), a mos duan

Verse 72 — Surah An-Nahl 16:72

All-llahu krijoi per ju bashkeshorte nga vete lloji juaj, e prej bashkeshorteve tuaja - femije e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) te mira. A besojne ata te paverteten, e te mirat e All-llahut i mohojne

Verse 73 — Surah An-Nahl 16:73

Dhe pos All-llahut adhurojne cka nuk jane ne gjendje t´u sjellin asnje furnizim as nga qiejt as nga toka dhe as qe kane mundesi

Verse 74 — Surah An-Nahl 16:74

Pra, mos i pershkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di te gjitha e ju nuk dini

Verse 75 — Surah An-Nahl 16:75

All-llahu sjell shembuj: nje rob qe eshte prone e tjetrit e qe nuk ka ne dore asgje, dhe ate, te cilin ne e kemi furnizuar me nje furnizim te mire, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A jane pra ata te dy te barabarte? Falenderuar qofte All-llahu

Verse 76 — Surah An-Nahl 16:76

All-llahu sjell shembull: dy njerez, njeri prej atyre dyve eshte memec qe nuk ka aftesi per asgje (as per vete as per te tjeret) dhe vete ai eshte barre per kujdestarin e tij, pse kudo qe ta orientoje, ai nuk sjell ndonje dobi. A eshte ai i barabarte me a

Verse 77 — Surah An-Nahl 16:77

Vetem All-llahut i takon (ta dije) fshehtesia e qiejve dhe e tokes! Ceshtja e katastrofes (e kijametit) eshte (ne shpejtesi) vetem sa hedh nje shikim, ose ajo eshte edhe me afer. All-llahu eshte i gjithfuqishem per cdo send

Verse 78 — Surah An-Nahl 16:78

All-llahu ju nxori nga barqet e nenave tuaja (si foshnje) qe nuk dinit asgje. Ju pajisi me (shqisa per) te degjuar, me te pare dhe me zemer, ashtu qe te jeni falenderues

Verse 79 — Surah An-Nahl 16:79

A nuk i shohin ata shpendet fluturues ne ajrin e qiellit, te cilet nuk i mban kush, pervec All-llahut. Edhe ne keto ka fakte per njerezit qe besojne

Verse 80 — Surah An-Nahl 16:80

All-llahu i beri shtepite tuaja vendbanim te qete dhe nga lekurat e kafsheve ju mundesoi te keni shtepi qe lehte i bartni kur udhetoni, e edhe kur vendoseni, ndersa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i eger i tyre, petka e shtroja dhe t´i shfrytezo

Verse 81 — Surah An-Nahl 16:81

All-llahu, nga ajo qe krijoi Ai, ju beri edhe hije, e ne kodra vendstrehime, edhe petka qe ju mbrojne prej te nxehtit dhe petka qe ju mbrojne ne lufte. Ashtu All-llahu ploteson te mirat e Tij ndaj jush, ne menyre qe te dorezoheni (besoni)

Verse 82 — Surah An-Nahl 16:82

Po nese ata prapesohen (prej besimit), atehere obligimi yt eshte komunikimi i qarte

Verse 83 — Surah An-Nahl 16:83

Ata i njohin te mirat e All-llahut, pastaj i injorojne, e shumica e tyre jane jobesimtare

Verse 84 — Surah An-Nahl 16:84

E diten kur prej secilit popull sjellim deshmitarin, atyre qe nuk besuan nuk u jepet leje per arsyetim, e as qe kerkohet prej tyre (te arsyetohen)

Verse 85 — Surah An-Nahl 16:85

Dhe kur do ta shohin denimin ata qe ishin zullumqare, atehere as nuk do t´u lehtesohet, as nuk do t´u jepet afat

Verse 86 — Surah An-Nahl 16:86

Ata qe ishin idhujtare kur do t´i shohin idhujt e vet (zotat), thone: "O Zoti yne, keta jane idhujt tane, te cilet ne i patem adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejne fjalen: "Ju jeni rrenacake

Verse 87 — Surah An-Nahl 16:87

Dhe ata (idhujtaret) i dorezohen All-llahut, e ajo cka ata e trillonin u asgjesohet

Verse 88 — Surah An-Nahl 16:88

Atyre qe nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojme denim mbi denim per shkak se benin shkaterrime

Verse 89 — Surah An-Nahl 16:89

Dhe (perkujtoju njerezve) ate dite, kur ne secilin popull do te sjellim deshmitar kunder tyre, e ty te sjellim deshmitare kunder atyre. Ne ty ta shpallem librin sqarim per cdo send, udhezim e meshire dhe myzhde per muslimanet

Verse 90 — Surah An-Nahl 16:90

All-llahu urdheron drejtesi, bamiresi, ndihme te afermve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju keshillon ashtu qe te merrni mesim

Verse 91 — Surah An-Nahl 16:91

Meqe keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhene ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vertetuar ato, duke qene se All-llahun e bete garant tuajin. Vertet, All-llahu e di se cka punoni

Verse 92 — Surah An-Nahl 16:92

Mos u beni (ne ceshtjet e betimit) si ajo (grua) qe e prish tjerrin e saj pasi ta kete dredhur fort, e t´i beni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, per shkak se nje popull eshte me i madh se tjetri. All-llahu vetem ju sprovon me kete, e ne diten e g

Verse 93 — Surah An-Nahl 16:93

Sikur te deshironte All-llahu do t´ju bente nje popull (ne nje fe), por (sipas dijes se Vet) Ai e le te humbur ate qe do, dhe e udhezon tjetrin qe do, e patjeter do te pergjigjeni per ate qe vepruat

Verse 94 — Surah An-Nahl 16:94

Mos i perdorni betimet tuaja per dredhi mes jush, e te rreshqitni pas forcimit, e ta shijoni te keqen (e dredhise) per shkak se penguat (te tjeret) nga rruga e All-llahut, e ju do te keni denim te madh

Verse 95 — Surah An-Nahl 16:95

Mos e shitni besen e dhene All-llahut per nje vlere te pakte, pse ate qe do ta keni te All-llahu eshte shume me e dobishme per ju nese jeni qe e dini

Verse 96 — Surah An-Nahl 16:96

Ajo qe e keni prane vetes eshte e perkohshme, e ajo qe eshte te All-llahu eshte e perjetshme. E Ne do t´ua japim atyre qe ishin te durueshem shperblimin me te mire te asaj qe vepruan

Verse 97 — Surah An-Nahl 16:97

Kush ben veper te mire, qofte mashkull ose femer, e duke qene besimtar, Ne do t´i japim atij nje jete te mire (ne kete bote), e (ne boten tjeter) do t´u japim shperblimin me te mire per veprat e tyre

Verse 98 — Surah An-Nahl 16:98

Kur te lexosh Kur´anin, kerko mbrojtjen e All-llahut prej djallit te mallkuar

Verse 99 — Surah An-Nahl 16:99

Vertet, ai (shejtani) nuk ka kurrfare fuqie kunder atyre qe besuan dhe i jane mbeshtetur Zotit te tyre

Verse 100 — Surah An-Nahl 16:100

Mbizoterimi i tij eshte vetem mbi ata qe e perkrahin ate dhe mbi ata qe per shkak te tij u bene idhujtare

Verse 101 — Surah An-Nahl 16:101

Kur nje ajet e zevendesojme me nje tjeter - e All-llahu di me se miri se cka shpall - ata thone: "Ti (Muhammed) je vetem trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dine

Verse 102 — Surah An-Nahl 16:102

Thuaj: "Ate (Kur´anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjte - plot vertetesi nga Zoti yt, per t´i perforcuar edhe me ata qe besuan, dhe per te qene udherrefyes e myzhde per muslimanet

Verse 103 — Surah An-Nahl 16:103

Ne dime shume mire se ata thone: "Ate (Muhammedin) eshte kah e meson nje njeri!" Mirepo, gjuha e atij nga i cili anojne (supozojne) ata eshte joarabe (e paqarte), e kjo (e Kur´anit) eshte gjuhe arabe e stilit te larte e te qarte

Verse 104 — Surah An-Nahl 16:104

S´ka dyshim se ata qe nuk i besojne ajetet (e Kur´anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu ne rrugen e drejte dhe ata kane nje denim te dhembshem

Verse 105 — Surah An-Nahl 16:105

Genjeshtren e trillojne vetem ata qe nuk i besojne argumentet e All-llahut; te tillet jane ata genjeshtaret

Verse 106 — Surah An-Nahl 16:106

Ai qe pas besimit te tij e mohon All-llahun, me perjashtin te atij qe dhunohet (per te mohuar), e zemra e tij eshte e bindur plotesisht me besim, por fjala eshte per ate qe ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidherimi nga All-llahu dhe ata kane nje

Verse 107 — Surah An-Nahl 16:107

Kete (denim te madh) ngase ata me teper e deshten jeten e kesaj bote se sa jeten e botes tjeter, e All-llahu nuk udhezon njerezit jobesimtare

Verse 108 — Surah An-Nahl 16:108

Te tillet jane ata qe All-llahu ua mbylli zemrat, degjimin dhe pamjen e tyre dhe te tillet jane ata naivet

Verse 109 — Surah An-Nahl 16:109

Eshte e vertete se ata ne boten tjeter, mu ata jane te deshtuarit

Verse 110 — Surah An-Nahl 16:110

Pastaj Zoti yt, atyre qe pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qendruan, dhe pas te gjitha ketyre vuajtjeve, s´ka dyshim se Zoti yt atyre do t´ua fale dhe do t´i meshiroje (Ai eshte qe fal, eshte meshirues)

Verse 111 — Surah An-Nahl 16:111

(Perkujto) Diten qe vjen kur secili njeri do te perpiqet per vetveten dhe secilit njeri do t´i plotesohet ajo qe e meriton, e nuk u behet padrejt

Verse 112 — Surah An-Nahl 16:112

All-llahu sjell si shembull nje fshat (vendbanim) qe ishte i sigurt dhe i qete, te cilit i vinte furnizimi nga te gjitha anet me bollek, kurse ata (banoret) i perbuzen te mirat e All-llahut. Atehere All-llahu, per shkak te sjelljes se tyre, ua veshi petku

Verse 113 — Surah An-Nahl 16:113

Atyre u pat ardhur i derguari nga mesi i tyre, e ata e pergenjeshtruan ate, andaj i kapi denimi se ishin zullumqare

Verse 114 — Surah An-Nahl 16:114

E ju (besimtare), hani pra nga te mirat qe ua dha All-llahu, te lejuara e te pastra, jini mirenjohes per dhuntite e All-llahut, nese jeni te sinqerte ne adhurim vetem ndaj Tij

Verse 115 — Surah An-Nahl 16:115

Ai ua ndaloi juve vetem cofetinen, gjakun, mishin e derrit dhe ate qe theret jo ne emer te All-llahut. E kush detyrohet (t´i haje) duke mos qene dhunues dhe duke mos e tepruar (ne ngrenie), All-llahu fal dhe eshte meshirues

Verse 116 — Surah An-Nahl 16:116

Mos i thuani asaj rrenes se gjuhve tuaja: "Kjo eshte hallall e kjo eshte haram" e te shpifni ndaj All-llahut rrenen. Vertet, ata qe shpifin rrenen ndaj All-llahut, nuk kane shpetim

Verse 117 — Surah An-Nahl 16:117

Kane nje perjetim te vogel (ne kete jete), e do te kene denim te padurueshem

Verse 118 — Surah An-Nahl 16:118

E atyre qe ishin jehudi (cifute) u patem ndaluar ate qe te kemi treguar me pare, po Ne nuk u beme padrejt atyre, por ata vetes i paten bere padrejt

Verse 119 — Surah An-Nahl 16:119

Pastaj Zoti yt per ata qe nga mosdija bene pune te keqija, e pastaj u penduan dhe bene mire, s´ka dyshim se Zoti yt eshte qe shume fal dhe shume meshiron

Verse 120 — Surah An-Nahl 16:120

Vertet, Ibrahimi ka qene shembelltyre e te mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejte dhe nuk ka qene nga idhujtaret

Verse 121 — Surah An-Nahl 16:121

Falenderues per te mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi ate (per pejgamber) dhe e udhezoi ne rrugen e drejte

Verse 122 — Surah An-Nahl 16:122

Ate Ne e pajisem me te mira ne kete bote, e ne boten tjeter ai eshte me me te miret

Verse 123 — Surah An-Nahl 16:123

Pastaj, ty te shpallem: "Ndiqe fene e drejte te Ibrahimit, se ai nuk ka qene nga idhujtaret (as jehudi as i krishter)

Verse 124 — Surah An-Nahl 16:124

E shtunja (festimi ose belaja e saj) u eshte percaktuar vetem atyre qe u kundershtuan rreth saj. E Zoti yt do te gjykoje mes tyre ne diten e gjykimit per ate qe ata kundershtoheshin

Verse 125 — Surah An-Nahl 16:125

Ti (Muhammed) thirr per ne rrugen e Zotit tend me urtesi e keshille te mire dhe polemizo me ata (kundershtaret) me ate menyre qe eshte me e mira. Zoti yt eshte Ai qe e di me se miri ate qe eshte larguar nga rruga e Tij dhe Ai di me se miri per te udhezuar

Verse 126 — Surah An-Nahl 16:126

Ne qofte se doni te merrni hak, atehere ndeshkoni ne ate mase sa jeni ndeshkuar ju; e nese duroni, pa dyshim ai eshte me i mire per ata qe durojne

Verse 127 — Surah An-Nahl 16:127

Pra, te jesh i durueshem! Durimi yt eshte vetem me ndihmen e All-llahut. Ti mos u pikello per ata, as mos u brengos per dredhite qe bejne ata

Verse 128 — Surah An-Nahl 16:128

S´ka dyshim se All-llahu eshte me ata qe jane te devotshem (qe ruhen prej te keqijave) dhe me ata qe jane bamires