Verse 1 — Surah Al-Kahf 18:1
Falenderimi i takon vetem All-llahut qe ia shpalli robit te vet Librin dhe ne te nuk lejoi ndonje kunderthenie
Verse 2 — Surah Al-Kahf 18:2
(ia shpalli) Te sakte (pa shmangie), pet t´ua terhequr verejtjen (atyre qe nuk besojne) ndaj nje denimi te rende prej Tij, e per t´i pergezuar besimtaret qe bejne vepra te mira, se ata do te kene nje shperblim te mrekullueshem
Verse 3 — Surah Al-Kahf 18:3
Duke qene ne te pergjithmone
Verse 4 — Surah Al-Kahf 18:4
Per t´ua terhequr verejtjen atyre qe thane se All-llahu ka femije
Verse 5 — Surah Al-Kahf 18:5
Dhe per ate (femije), as ata, e as te paret e tyre nuk kane kurrfare dijenie. Sa e madhe eshte ajo fjale qe del nga gojet e tyre, e ata nuk thone tjeter vetem se genjeshter
Verse 6 — Surah Al-Kahf 18:6
A thua ti do ta shkaterrosh veten nga hidherimi pas tyre, nese ata nuk i besojne ketij ligjerimi (Kur´anit)
Verse 7 — Surah Al-Kahf 18:7
Gjithcka qe eshte mbi toke, Ne e beme stoli te saj, per t´i provuar ata, se cili prej tyre do te jete me vepermire
Verse 8 — Surah Al-Kahf 18:8
Ne kemi per ta bere gjithcka qe eshte mbi te dhe pa bime (shkaterrojme cdo gjelberim)
Verse 9 — Surah Al-Kahf 18:9
A mos mendove ti se ata te vendosurit e shpelles dhe Rekimit ishin nga mrekullite Tona me te cuditshme
Verse 10 — Surah Al-Kahf 18:10
Kur djelmoshat u strehuan ne shpelle e thane: "O Zoti yne, na dhuro nga ana Jote meshire dhe na pergatit udhezim te drejte ne tere ceshtjen tone
Verse 11 — Surah Al-Kahf 18:11
Ne u vume mbuloje mbi veshet e tyre (i vume ne gjume) ne shpelle per disa vite me radhe
Verse 12 — Surah Al-Kahf 18:12
Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) per te pare se cili prej atyre dy grupeve eshte me preciz ne njehsimin e kohes sa qendruan gjate
Verse 13 — Surah Al-Kahf 18:13
Ne po te rrefejme sakte ceshtjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe me ua shtuam bindjen
Verse 14 — Surah Al-Kahf 18:14
Edhe i forcuam zemrat e tyre (i beme te qendrueshem) saqe kur u ngriten, thane: "Zoti yne eshte Zot i qiejve e i tokes, nuk adhurojme ndonje zot tjeter pos Tij", pse atehere do te thoshim dicka shume mizore
Verse 15 — Surah Al-Kahf 18:15
Keta, populli yne ka besuar zota te tjere pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonje argument te qarte per ata? A ka me mizor se ai qe shpif genjeshter ndaj All-llahut
Verse 16 — Surah Al-Kahf 18:16
Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj qe adhurojne ata, pos All-llahut, atehere strehohuni ne shpelle, e Zoti juaj ju dhuron nga meshira e tij e gjere dhe ju lehteson ne ceshtjen tuaj ate qe eshte ne dobine tuaj
Verse 17 — Surah Al-Kahf 18:17
Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpelles se tyre nga ana e djathte, e kur perendonte largohej nga ata nga ana e majte, e ata ishin ne nje vend te gjere te saj. Kjo ishte nje nga argumentet e All-llahut. Ate qe e udhezon All-llahu, ai verte
Verse 18 — Surah Al-Kahf 18:18
Do te mendoje se ata jane te zgjuar, ndersa ata ishin te fjetur, e Ne i rrotullonim here ne krahun e djathte e here ne te majtin. Qeni i tyre i kishte shtrire kembet e para prane hyrjes. Sikur te kishe hasur ne ta, do te ishe kthyer duke ikur dhe do te is
Verse 19 — Surah Al-Kahf 18:19
Ashtu (sikurse i vume ne gjume) i zgjuam ata qe te pyesin njeri-tjetrin (se sa kane fjetur). Njeri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thane:"Kemi ndejur nje dite ose nje pjese te dites!" Disa thane: "Zoti juaj e di me se miri se sa keni ndejur, p
Verse 20 — Surah Al-Kahf 18:20
Pse, nese ata (te qytetit) kuptojne per ju, do t´ju mbysin me gure, ose do t´ju kthejne ne fene e tyre, e atehere kurre nuk keni per te shpetuar
Verse 21 — Surah Al-Kahf 18:21
Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t´i shohin njerezit), e te kuptojne se premtimi i All-llahut (per ringjallje) eshte i sigurt dhe se katastrofa e pergjithshme (kijameti) eshte e padyshimte. (I zgjuam) Mu atehere kur ata (populli) bisedoni
Verse 22 — Surah Al-Kahf 18:22
Ata (qe bisedonin per kete) do te thone: "Ishin tre, i katerti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thone: "Ishin pese, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thone: "Ishin shtate, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di me se
Verse 23 — Surah Al-Kahf 18:23
Dhe mos thuaj kurrsesi per ndonje ceshtje: "Une do ta bej kete neser
Verse 24 — Surah Al-Kahf 18:24
Vetem (nese i shton): "Ne dashte All-llahu!" E kur te harrosh, permende Zotin tend dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do te me jape udhezim edhe me te afert prej ketij (te as-habi kehfit)
Verse 25 — Surah Al-Kahf 18:25
(dhe thonin) Ata qendruan ne shpellen e tyre treqind e nente vjet
Verse 26 — Surah Al-Kahf 18:26
Thuaj: "All-llahu e di me se miri sa kane ndejur, Atij i takon fshehtesia e qiejve dhe e tokes. Cfare (i cuditshem) eshte te pamurit e Tij dhe cfare eshte te degjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerezit) nuk kane ndihmetare. Ne vendimin e Tij nuk mund t´i perzi
Verse 27 — Surah Al-Kahf 18:27
Lexo cka te eshte shpallur ty nga libri i Zotit tend! Nuk ka kush qe mund t´i ndryshoje fjalet e Tij dhe pos Tij, nuk mund te gjesh strehim
Verse 28 — Surah Al-Kahf 18:28
Perkufizoje veten tende me ata qe lusin Zotin e tyre mengjes e mbremje, e qe kane per qellim kenaqesine (razine) e Tij, dhe mos i hiq syte e tu prej tyre e te kerkosh bukurine e kesaj bote dhe mos iu bind atij qe ia kemi shmangur zemren e tij prej perkujt
Verse 29 — Surah Al-Kahf 18:29
E ti thuaj: "E verteta eshte nga Zoti juaj, e kush te doje, le te besoje, e kush te doje, le te mohoje. Ne kemi pergatitur per jobesimtaret zjarr qe muret e tij (te flakes) i rrethojne ata, e nese kerkojne shpetim, ndihmohen me nje uje si katran qe perzhi
Verse 30 — Surah Al-Kahf 18:30
E ata qe besuan dhe bene vepra te mira, s´ka dyshim se Ne nuk i humbim shperblimin atij qe eshte bamires
Verse 31 — Surah Al-Kahf 18:31
Te tillet e kane vendin ne xhennetin e Adnit, nen te cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathe te arte dore dhe ata veshin rroba te gjelbra prej mendafshi te holle e te trashe, jane mbeshtetur aty ne shtreter. Sa shperblim i mrekulleshem eshte dhe s
Verse 32 — Surah Al-Kahf 18:32
E ti sillu atyre (qe kerkuan t´i largosh varfanjaket) si shembul dy njerez; njerit prej tyre i dhame dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e ne mes atyre dujave bime te tjera
Verse 33 — Surah Al-Kahf 18:33
Te dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgje, e ne mesin e tyre beme te rrjedhe nje lume
Verse 34 — Surah Al-Kahf 18:34
Ai kishte edhe pasuri tjeter. E ai atij shokut te vet (qe ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - "Une kam pasuri me shume se ti e, kam edhe krah me te forte
Verse 35 — Surah Al-Kahf 18:35
Dhe ai hyri ne kopshtin e vet (e me besimtarin per dore), po duke qene demtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Une nuk mendoj se zhduket kjo kurre
Verse 36 — Surah Al-Kahf 18:36
Dhe nuk besoj se do te ndodhe kijameti, (dita e gjykimit), por nese behet qe te kthehem te Zoti im, pa dyshim do te gjej ardhmeri edhe me te mire se kjo
Verse 37 — Surah Al-Kahf 18:37
Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar ate - "A e mohove Ate qe te krijoi ty nga dheu, pastaj nga nje pike uji, pastaj te beri njeri te plote
Verse 38 — Surah Al-Kahf 18:38
Por per mua, Ai All-llahu eshte Zoti im, e Zotit tim une nuk i bej shok aske
Verse 39 — Surah Al-Kahf 18:39
E pse ti kur hyre ne kopshtin tend nuk the: "Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-llahu cka do, behet, s´ka fuqi pa ndihmen e Tij). Nese ti me sheh mua se une kam me pak prej teje edhe pasuri edhe femije (krah me te dobet)
Verse 40 — Surah Al-Kahf 18:40
Po une shpresoj se Zoti im do te me jape edhe me te mire nga kopshti yt, e ketij tendit t´i shkaktoje fatkeqesi nga qielli e te gdhije toke e lemuar (e zhveshur)
Verse 41 — Surah Al-Kahf 18:41
Ose te gdhije uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kerkosh ate
Verse 42 — Surah Al-Kahf 18:42
Dhe vertet, u shkaterruan frutat e tij, e ai filloi te rrahe shuplaket per ate qe kishte shpenzuar ne te, e ajo ishte rrenuar ne kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri une, te mos i kisha bere Zotit tim aske shok
Verse 43 — Surah Al-Kahf 18:43
E nuk pati krah (grup), pevec All-llahut te vertete qe t´i ndihmoje atij dhe nuk mundi ta pengoje
Verse 44 — Surah Al-Kahf 18:44
Ne ate vend ndihma eshte vetem e All-llahut te vertete. Ai eshte shperblyesi me i mire dhe te Ai eshte perfundimi me i mire
Verse 45 — Surah Al-Kahf 18:45
E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kesaj bote qe eshte si nje uje (shi) qe Ne e leshojme nga qielli, e prej tij bima e tokes zhvillohet e shpeshtohet saqe perzihet mes vete, e pas pak ajo behet byk (pas tharjes) qe e shperndajne ererat. All-lla
Verse 46 — Surah Al-Kahf 18:46
Pasuria dhe femijet jane stoli e jetes se kesaj bote, kurse veprat e mira (fryti i te cilave eshte i perjetshem) jane shperblimi me i mire te Zoti yt dhe jane shpresa me e mire
Verse 47 — Surah Al-Kahf 18:47
(Perkujto) Diten kur Ne i shkulim kodrat, dhe token e sheh te sheshte (te zbuluar) dhe Ne i tubojme ata e nuk na mbetet asnje prej tyre pa e tubuar
Verse 48 — Surah Al-Kahf 18:48
Dhe ato do te prezentohen para Zotit tend te rreshtuar (e u thuhet atyre): "Na erdhet ashtu, si ju krijuam juve heren e pare, por ju patet menduar se Ne nuk kemi caktuar per ju ringjallje
Verse 49 — Surah Al-Kahf 18:49
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mekataret te frikesuar nga shenimet qe jane ne te dhe thone: "Te mjeret ne, c´eshte puna e ketij libri qe nuk ka lene as (mekat) te vogel e as te madh pa e perfshire?", dhe ate qe vepruan e gjejne te gatshme - prezent
Verse 50 — Surah Al-Kahf 18:50
(Perkujto) Kur u thame engjejve: "Peruluni Ademit, e ata iu perulen perpos Iblisit. Ai ishte nga xhinet, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit te vet". Valle, a ne vend Timin do ta merrni per mik ate dhe pasardhesit e tij, ndersa ata jane armiq tuaj?" Sa
Verse 51 — Surah Al-Kahf 18:51
Une nuk ua prezentova krijimin e qiejve e te tokes atyre qe po i adhuroni e as krijimin e vete atyre, e as nuk mora ndihmetare te humburit
Verse 52 — Surah Al-Kahf 18:52
E diten kur Ai thote: "Thirrni ata, per te cilet menduat se jane bashkepunetoret e Mi!" I therrasin, por ata nuk u pergjigjen (per ndihme) atyre dhe ato lidhjet e tyre (ne Dunja) Ne i zhdukim
Verse 53 — Surah Al-Kahf 18:53
Kriminelet e shohin zjarrin dhe binden se do te hidhen ne te, dhe se nuk gjejne shtegdalje prej tij
Verse 54 — Surah Al-Kahf 18:54
Ne kete Kur´an Ne shtruam cdo lloj shembulli per hir te njerezve, po njeriu (jobesimtar) me shume se cdo tjeter eshte kundershtar
Verse 55 — Surah Al-Kahf 18:55
Pasi qe t´u kete ardhur udhezimi, njerezit nuk i pengoi tjeter te besojne dhe te kerkojne falje prej Zotit te tyre, vetem se presin t´u vije edhe atyre fatkeqesia e popujve te meparshem ose t´u vije atyre denimi balle per balle
Verse 56 — Surah Al-Kahf 18:56
Ne nuk i dergojme ndrushe te derguarit pos vetem si pergezues e qortues. E, megjithate, ata qe nuk besuan polemizojne me te paverteten ne menyre qe me te, ta mbizoterojne te verteten, dhe argumentet e Mia dhe ate me cka u qortuan i marrin per tallje
Verse 57 — Surah Al-Kahf 18:57
Kush eshte me zullumqar se ai qe eshte keshilluar me argumentet e Zotit te vet, e ua kthen shpinen atyre dhe harron ate qe vete e punoi? Ne kemi vene mbi zemrat e tyre mbulese ne menyre qe te mos e kuptojne ate (Kur´anin), kurse ne veshet e tyre shurdhim
Verse 58 — Surah Al-Kahf 18:58
Zoti yt eshte qe fale shume dhe ben meshire te madhe, sikur t´i ndeshkonte ata per ate qe kane vepruar, do t´ua ngutte atyre tash denimin, por ata kane momentin e caktuar, e pos Tij nuk do te gjejne ata strehim
Verse 59 — Surah Al-Kahf 18:59
Ato jane fshatra (vendbanime) qe kur bene zullum, Ne i shkaterruam dhe per shkaterrimin e tyre u patem caktuar kohe te sakta
Verse 60 — Surah Al-Kahf 18:60
(perkujto) Kur Musai djaloshit qe e shoqeronte i tha: "Nuk do te ndalem se ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do te udhetoj nje kohe te gjate
Verse 61 — Surah Al-Kahf 18:61
Kur arriten ata te dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugen e vet si (strofull) ne det
Verse 62 — Surah Al-Kahf 18:62
Pasi ata e kaluan ate vend, ai (Musai) i tha djaloshit: "Na jep sillen tone (ushqimin), meqe nga ky udhetim jemi lodhur
Verse 63 — Surah Al-Kahf 18:63
Ai (djaloshi - Jushae bin Nun) tha: "A e sheh!? Kur u strehuam te shkembi, une e harrova peshkun dhe pervec djallit nuk me beri kush te harroje qe te ta perkujtoj ty ate, dhe ai ne menyre te cuditshme mori rrugen e tij per ne det
Verse 64 — Surah Al-Kahf 18:64
Ai (Musai) tha: "Ai eshte (vendi) qe ne po e kerkojme!" Dhe u kthyen qe te dy rruges se tyre prej nga kishin ardhur
Verse 65 — Surah Al-Kahf 18:65
Dhe e gjeten nje nga robte Tane, te cilit i kemi dhuruar meshire nga ana Jone dhe e kemi mesuar me nje dituri te posacme nga Ne
Verse 66 — Surah Al-Kahf 18:66
Atij (Hidrit - njeriut te mire e te dijshem) Musai i tha: "A pranon te vije me ty, qe te me mesosh nga ajo qe je i mesuar (i dhuruar) ti: dituri te drejte e te vertete
Verse 67 — Surah Al-Kahf 18:67
Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do te mund te kesh durim me mua
Verse 68 — Surah Al-Kahf 18:68
Si do te durosh per ate qe nuk je i njoftuar
Verse 69 — Surah Al-Kahf 18:69
(Musai) Tha: "Ne dashte All-llahu, do te shohesh se do te jem i durueshem dhe nuk do te kundershtoj ty per asgje
Verse 70 — Surah Al-Kahf 18:70
Ai i tha: "Nese me shoqeron ti mua, atehere mos me pyet per asgje, derisa une vete te te tregoj per te
Verse 71 — Surah Al-Kahf 18:71
E ata te dy shkuan (duke ecur) deri kur hipen ne anije, ai (i dishmi) e shqeu ate. Ai (Musai) tha: "A e shqeve qe t´i fundosesh udhetaret e saj, vertet bere nje pune te hatashme
Verse 72 — Surah Al-Kahf 18:72
Tha: "A nuk te thashe se nuk do te mund te kesh durim me mua
Verse 73 — Surah Al-Kahf 18:73
(Musai) Tha: "Mos me qorto perse harrova dhe mos me mundo me veshtiresi ne kete shoqerim timin (lehtesoma punen)
Verse 74 — Surah Al-Kahf 18:74
Vazhduan te shkojne deri kur takuan nje djale te ri, e ai (i dijshmi) e mbyti ate. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e paster, pa mbytur ai aske?! Vertet ke bere nje pume te shemtuar
Verse 75 — Surah Al-Kahf 18:75
Ai (i dijshmi) tha: "A nuk te thashe se vertet ti nuk do te mund te kesh durim me mua
Verse 76 — Surah Al-Kahf 18:76
(Musai) Tha: "Nese pas kesaj te pyes (te kundershtoj) per ndonje gje, atehere mos me lejo te shoqeroj. Tashme ndaj meje ke arsyetim (te mos me shoqerosh)
Verse 77 — Surah Al-Kahf 18:77
Vazhduan te shkojne deri sa arriten te banoret e nje qyteti qe prej tyre kerkuan t´u japin ushqim, po ata nuk deshen t´i pranojne si musafire (e as t´i ushqejne), e ata te dy gjeten aty nje mur qe gati po rrezohej, e ai e drejtoi ate (murin). (Musai) Tha
Verse 78 — Surah Al-Kahf 18:78
Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e une do te tregoj per domethenien e asaj qe nuk munde te keshe durim
Verse 79 — Surah Al-Kahf 18:79
Sa i perket anijes, ajo ishte prone e do te varferve qe veprojne ne det, e une desha ta bej ate me te meta, ngase para tyre ishte nje sundues qe grabiste cdo anije (te afte - pa te meta)
Verse 80 — Surah Al-Kahf 18:80
Sa i perket djaloshit, dy prinderit e tij ishin besimtare, e u frikesuam se ai do t´i shpie ata te dy ne humbje e ne mosbesim
Verse 81 — Surah Al-Kahf 18:81
Deshem qe Zoti i tyre t´u jape ne vend te tij nje me te mire se ai dhe me te afert ne respekt dhe ne meshire (ndaj prinderve)
Verse 82 — Surah Al-Kahf 18:82
Persa i perket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima te atij qyteti, e nen te ata kishin nje thesar (ari) dhe babai i tyre ka qene njeri i mire, e Zoti yt deshiroi qe ata dy (jetima) ta arrijne pjekurine e vet dhe ta nxjerrin ata vete thesarin e tyre. K
Verse 83 — Surah Al-Kahf 18:83
Te pyesin ty per Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t´ju rrefej per punen e tij me Kur´an (me shpallje)
Verse 84 — Surah Al-Kahf 18:84
Ne i mundesuam atij force ne toke dhe i dhame mundesi per cdo send qe te mund ta arrije
Verse 85 — Surah Al-Kahf 18:85
Ai iu rrek nje aso mundesie (dhe mori rrugen nga Perendimi)
Verse 86 — Surah Al-Kahf 18:86
Deri kur arriti ne vendperendimin e diellit, e gjeti se po perendon ne njefare burimi me lym te zi dhe aty e gjeti nje popull. E Ne i thame: "O Dhulkarnejn, ose do t´i denosh, ose do t´i marrish me te mire e t´i udhezosh
Verse 87 — Surah Al-Kahf 18:87
Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai qe vazhdon edhe me tej te jete zullumqar, ate do ta denojme, pastaj i kthehet Zotit te vet e Ai e denon ate me nje denim te tmerrshem
Verse 88 — Surah Al-Kahf 18:88
Sa i perket atij qe besoi dhe beri vepra te mira, atij i takon shperblimi me i mire (xhenneti) dhe atij nga ana Jone do t´i bejme lehtesi (ne jete)
Verse 89 — Surah Al-Kahf 18:89
Pastaj, ai iu rrek nje aso mundesie (mori rrugen e lindjes)
Verse 90 — Surah Al-Kahf 18:90
Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi nje popull, qe nuk i kemi dhene ndonje mbuloje prej tij (diellit)
Verse 91 — Surah Al-Kahf 18:91
Ashtu (beri edhe me kete popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundesite dhe sundimin e drejte te tij)
Verse 92 — Surah Al-Kahf 18:92
Mandej, ai iu rrek perseri nje aso mundesie (nje rruge te trete mes perendimit e lindjes - nga veriu)
Verse 93 — Surah Al-Kahf 18:93
Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti nje popull qe thuajse nuk kuptonte asnje gjuhe (pervec gjuhes se vet)
Verse 94 — Surah Al-Kahf 18:94
Ata thane: "O Dhulkarnejn, vertet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi jane duke bere shkaterrime ne toke, a ben qe ne te japim ty nje kontribut (ne forme tagre a tatimi), e qe te besh nje pende mes nesh dhe mes tyre
Verse 95 — Surah Al-Kahf 18:95
Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ate qe mua ma mundesoi Zoti im eshte shume me i mire (nga ajo qe ma ofroni ju), po ju me ndihmoni me fuqi punetore te bej nje pende te forte mes jush dhe mes atyre
Verse 96 — Surah Al-Kahf 18:96
Me sillni copa te hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anet e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e beri ate (hekurin) zjarr (si zjarr nga te ndezurit) tha: "Me sillni baker te shkrire t´ia hedhe atij
Verse 97 — Surah Al-Kahf 18:97
E ata as nuk arriten ta kapercenin ate e as ta shponin
Verse 98 — Surah Al-Kahf 18:98
Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo eshte nje e mire nga Zoti im, e kur te vjen caktimi i Zotit tim, Ai e ben ate rrafsh, e caktimi i Zotit tim eshte i sigurt
Verse 99 — Surah Al-Kahf 18:99
(Kur te vije caktimi i Zotit, ose kur te dalin Jexhuxh Mexhuxhet) Ne bejme ate dite qe ata te perzihen si valet njera me tjetren. Dhe i fryhet Surit (per heren e dyte) e te gjithe ata i tubojme
Verse 100 — Surah Al-Kahf 18:100
Ate dite ua prezentojme xhehennemin jobesimtareve me nje prezentim te hapet (trishtues)
Verse 101 — Surah Al-Kahf 18:101
Atyre qe syte i kishin te mbuluara ndaj argumenteve te Mia dhe qe nuk mund te degjonin (fjalet e All-llahut)
Verse 102 — Surah Al-Kahf 18:102
A mos menduan ata qe nuk besuan se perkunder Meje mund te marrin zota (mbrojtes) robte e Mi? Ne e kemi pergatitur per jobesimtaret xhehennemin vendpritje
Verse 103 — Surah Al-Kahf 18:103
Thuaj: "A t´ju tregojme per me te deshperuarit ne veprat e tyre
Verse 104 — Surah Al-Kahf 18:104
Ata jane veprimi i te cileve u asgjesua ne jeten e kesaj bote, e megjithate ata mendojne se jane kah bejne mire
Verse 105 — Surah Al-Kahf 18:105
Te tillet jane ata qe nuk besuan argumentet e Zoit te tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe ne diten e gjykimit atyre nuk do t´u japim kurrfare vlere
Verse 106 — Surah Al-Kahf 18:106
Kete, ngase shperblimi i tyre eshte xhehennemi, per shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e te derguarit e Mi i moren per tallje
Verse 107 — Surah Al-Kahf 18:107
S´ka dyshim se ata qe besuan dhe bene vepra te mira, vendpritje per ta jane xhennetet e Firdevsit
Verse 108 — Surah Al-Kahf 18:108
Aty do te jene pergjithmone, e nuk kerkojne te largohen nga ai (ose t´u ndryshohet)
Verse 109 — Surah Al-Kahf 18:109
Thuaj: "Sikur te ishte deti ngjyre per t´i shkruar fjalet e Zotit tim, deti (uji i tij) do te shterej para se te perfundojne fjalet e Zotit tim, e edhe sikur te sillnim shtese edhe nje si ai (deti)
Verse 110 — Surah Al-Kahf 18:110
Thuaj: "Une jam vetem njeri, sikurse edhe ju, mua me shpallet se vetem nje Zot eshte Zoti juaj, e kush eshte qe e shpreson takimin e Zotit te vet, le te beje veper te mire, e ne adhurimin ndaj Zotit te tij te mos e perzieje aske