Back to Languages

Albanian - Chapter 19 - Maryam

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Maryam 19:1

Kaf, Ha, Ja, ´Ajn, Sad

Verse 2 — Surah Maryam 19:2

(Ky eshte) Perkujtim i meshires se Zotit tend ndaj robit te vet Zekerijait

Verse 3 — Surah Maryam 19:3

Kur ai iu lut Zotit te vet me nje ze te ulet, e

Verse 4 — Surah Maryam 19:4

Tha: "Zoti im! Vertet, mua me jane dobesuar eshtrat, me jane perhapur thinjat ne koken time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjehere nuk kam qene i deshperuar

Verse 5 — Surah Maryam 19:5

Une ua kam friken pasardhesve te mi pas meje (kusherinjve, se do ta humbnin fene), ndersa gruaja ime eshte sterile, pra me fal nga ajo miresia Jote nje pasardhes (nje femije)

Verse 6 — Surah Maryam 19:6

Te me trashegoje mua dhe t´i trashegoje ata nga familja e Jakubit, dhe bere ate, o Zoti im, te kendshem! (te vyeshem)

Verse 7 — Surah Maryam 19:7

O Zekerija, Ne po te pergezojme ty me nje djale, emri i te cilit eshte Jahja, e qe askush para tij nuk u emertua me kete emer

Verse 8 — Surah Maryam 19:8

Ai tha: "Zoti im, si do te keme une djale kur gruaja ime ishte qe nuk lind, e une kam arritur pleqeri te thelle

Verse 9 — Surah Maryam 19:9

Tha: "Ja, keshtu Zoti yt ka thene: se ajo per Mua eshte lehte; Une te krijova me pare ty, qe nuk ishe fare

Verse 10 — Surah Maryam 19:10

Ai (Zekerija) tha: "Zoti im, me jep mua nje shenje (qe te di)!" Ai (All-llahu) tha: "Shenja jote eshte se, (duke qene shendoshe e mire), nuk do te mund t´u flasish njerezve tre net (e tri dite)

Verse 11 — Surah Maryam 19:11

Dhe ai doli prej faltores para popullit te vet dhe u dha shenje adhuroni (All-llahun) mengjes e mbremje

Verse 12 — Surah Maryam 19:12

O Jahja, merre librin me shume kujdes, dhe ashtu Ne i dhame atij urtesi kur ishte femije

Verse 13 — Surah Maryam 19:13

Dhe nga ana Jone i mundesuam te jete i bute, i paster dhe respektues (i degjueshem)

Verse 14 — Surah Maryam 19:14

Edhe i sjellshem ndaj prinderve te vet, nuk ishte kryelarte e i padegjueshem

Verse 15 — Surah Maryam 19:15

Dhe selam (prej nesh) atij diten kur u lind, diten kur vdes dhe diten kur do te ngrehet i gjalle (e pershendetem dhe i garantuam)

Verse 16 — Surah Maryam 19:16

E, permendju ne kete liber (tregimin per) Merjemen kur ajo u largua prej familjes se saj ne nje vend ne lindje

Verse 17 — Surah Maryam 19:17

Ajo vuri nje perde ndaj tyre, e Ne ia derguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri ne teresi

Verse 18 — Surah Maryam 19:18

Ajo tha: "Une i mbeshtetem te Gjithemeshirshmit prej teje, nese je qe i frikesohesh Atij (pra me le te lire)

Verse 19 — Surah Maryam 19:19

Ai (Xhibrili) tha: "Une jam vetem i derguar (melek) i Zotit tend per te dhuruar ty nje djale te paster (pejgamber)

Verse 20 — Surah Maryam 19:20

Ajo tha: "Si do te kem une djale, kur mua nuk me eshte afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qene e pamoralshme

Verse 21 — Surah Maryam 19:21

Ai (Xhibrili) tha: "Ja, keshtu ka thene Zoti yt; ajo per Mua eshte lehte, e per ta bere ate (djalin e krijuar pa babe) argument per njerezit e edhe meshire nga ana e Jone. Kjo eshte ceshtje e kryer

Verse 22 — Surah Maryam 19:22

Ajo e barti ate (Isain), andaj (me te ne bark) u izolua ne nje vend te larget

Verse 23 — Surah Maryam 19:23

E dhembja (e lindjes) e mbeshteti ate te nje trup i hurmes. Ajo tha: "Ah sa mire ka qene per mua te kisha vdekur para kesaj e te isha e harruar qe moti

Verse 24 — Surah Maryam 19:24

E prej se poshtmi ate e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt beri prane teje nje perrocke (uji)

Verse 25 — Surah Maryam 19:25

E ti shkunde trupin e hurmes se do te bijne ty hurma te fresketa

Verse 26 — Surah Maryam 19:26

Ti pra, ha pi e qetesohu, dhe nese sheh ndonje prej njerezve thuaj: "Une kam vendosur heshtje per hir te Gjithemeshirshmit, andaj asnje njeriu sot nuk i flas

Verse 27 — Surah Maryam 19:27

Dhe duke e bartur ngryk shkoi me te te te afermit e vet ata i thane: "Oj Merjeme, ke bere nje pune shume te keqe

Verse 28 — Surah Maryam 19:28

Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nena jote nuk ka qene e pamoralshme

Verse 29 — Surah Maryam 19:29

Atehere ajo u dha shenje kah ai (Isai). Ata thane: "Si t´i flasim atij qe eshte foshnje ne djep

Verse 30 — Surah Maryam 19:30

Ai (Isai) tha: "Une jam rob i All-llahut, mua me ka dhene (ka caktuar te me jape) librin dhe me ka bere Pejgamber

Verse 31 — Surah Maryam 19:31

Me ka bere dobiprures kudo qe te jem dhe me ka porositur me namaz (falje) e zeqate per sa te jem gjalle

Verse 32 — Surah Maryam 19:32

Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere kryelarte as te padegjueshem

Verse 33 — Surah Maryam 19:33

Selami (shpetimi prej All-llahut) eshte me mua diten kur u linda, diten kur te vdes dhe diten kur te dal (prej varrit) i gjalle

Verse 34 — Surah Maryam 19:34

Kjo eshte (fjale) e vertete, rreth Isait, birit te Merjemes ne te cilin ata shkaktojne dyshime

Verse 35 — Surah Maryam 19:35

Nuk i takoi (nuk ka nevoje) All-llahu te kete ndonje femije, i paster eshte Ai, kur deshiron nje send Ai vetem i thote atij: Behu!". Ai menjehere behet

Verse 36 — Surah Maryam 19:36

(Isai i tha popullit te vet) Dhe se All-llahu eshte Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurojeni Ate, kjo eshte rruge (fe) e drejte

Verse 37 — Surah Maryam 19:37

Po grupet u kundershtuan mes vete (rreth Isait). Te mjeret ata qe nuk besuan se cka kane per te pare diten e madhe

Verse 38 — Surah Maryam 19:38

Diten kur do te na paraqiten ata Neve, sa mire do te degjojne dhe shohin (ose njerezit do te degjojne e shohin cka i gjen ata), por tash per tash (ne kete jete) zullumqaret jane te humbur qarte

Verse 39 — Surah Maryam 19:39

Ti terhiqju atyre verejtjen per diten e deshperimit, kur te marre fund ceshtja (e pergjegjesise e dikush ne xhennet, dikush ne zjarr), se ata (sot) jane te painformuar, dhe ata nuk jane duke besuar

Verse 40 — Surah Maryam 19:40

S´ka dyshim se Ne e trashegojme (na mbetet) token dhe cka ka ne te, dhe te Ne do te jete e ardhmja e tyre

Verse 41 — Surah Maryam 19:41

Perkujtoju (lexoju idhujtareve e te tjereve) ne Liber (ne Kur´an) Ibrahimin. Ai vertet ishte shume i drejte dhe pejgamber

Verse 42 — Surah Maryam 19:42

Kur babait te vet i tha: "O babai im, pse adhuron ate qe as nuk degjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgje prej tij

Verse 43 — Surah Maryam 19:43

O babai im, mua me eshte dhene nga dituria cka ty nuk te eshte dhene, andaj me degjo se une te udhezoj ne rruge te drejte

Verse 44 — Surah Maryam 19:44

O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli eshte kundershtar i Meshiruesit

Verse 45 — Surah Maryam 19:45

O babai im, une kam frike se do te godet ndonje denim prej te Gjithemeshirshmit e do te jeshe shok i djallit

Verse 46 — Surah Maryam 19:46

Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nese nuk ndalesh (se fyeri ndaj zotave te mi), une do te gurezoj, ndaj largohu prej meje per nje kohe te gjate

Verse 47 — Surah Maryam 19:47

Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lire prej meje! Une do ta lus Zotin tim per te falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshem ndaj meje

Verse 48 — Surah Maryam 19:48

Une po largohem prej jush dhe prej cka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do te jem i humbur

Verse 49 — Surah Maryam 19:49

E pasi u largua prej tyre dhe prej cka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is´hakun dhe Jakubin dhe qe te dy i beme pejgambere

Verse 50 — Surah Maryam 19:50

Dhe atyre (te gjitheve) u dhame (te mira) nga meshira Jone, edhe i beme qe te jene te permendur per te mire (nder njerez)

Verse 51 — Surah Maryam 19:51

Permendju ne Liber (tregimin per) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i derguar, pejgamber

Verse 52 — Surah Maryam 19:52

Dhe Ne e thirrem nga ana e djathte e kodres Tur, e afruam per t´i folur (ta degjoje biseden tone)

Verse 53 — Surah Maryam 19:53

Nga meshira Jone ia dhame vellain e tij Harunin, pejgamber

Verse 54 — Surah Maryam 19:54

Perkujtoju ne kete Liber Ismailin! Ai ka qene shume besnik ne premtim (premtoi te behet kurban) dhe i derguar, pejgamber

Verse 55 — Surah Maryam 19:55

Ai urdheronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqate, dhe ishte shume i pranishem te Zoti i tij

Verse 56 — Surah Maryam 19:56

Perkujtoju ne liber edhe Idrisin! Ai ishte shume i drejte dhe pejgamber

Verse 57 — Surah Maryam 19:57

Ne e ngritem ate ne nje vend te larte (ia ngritem lart famen)

Verse 58 — Surah Maryam 19:58

Keta (te permendur) ishin qe All-llahu i gradoi nga pejgamberet pasardhes te Ademit, prej pasardhesve te atyre qe i patem bartur (ne anije) bashke me Nuhun, prej pasardhesve te Ibrahimit dhe te Jakubit (Israilet), dhe prej atyre qe i udhezuam dhe i beme t

Verse 59 — Surah Maryam 19:59

E pas tyre (te mireve) erdhen pasardhes te keqij, qe e lane namazin e u dhane pas kenaqesive (trupore), e me vone do te hidhen ne cdo te keqe (ose ne Gaja)

Verse 60 — Surah Maryam 19:60

Me perjashtim te atij qe pendohet dhe beson e ben vepra te mira, te tillet do te hyjne ne xhennet dhe atyre nuk u behet kurrefare e padrejte

Verse 61 — Surah Maryam 19:61

Ato jane xhennetet e Adnit, qe Meshiruesi u pat premtuar robve te vet, pa i pare ata (i besuan pa i pare), e premtimi i Tij eshte i kryer

Verse 62 — Surah Maryam 19:62

Aty nuk degjojne fjale boshe, por vetem pershendetje. Aty kane ushqimin e vet (te llojllojshem) mengjes e mbremje

Verse 63 — Surah Maryam 19:63

Ato jane xhennetet qe do t´ua trashegojme robve Tane qe ishin te ruajtur

Verse 64 — Surah Maryam 19:64

Ne (engjejt, thote Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijme) vetem me urdhrin e Zotit tend. Vetem Atij i takon e tere ceshtja e tashme, e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk eshte qe harron

Verse 65 — Surah Maryam 19:65

Ai eshte Zot i qiejve dhe i tokes dhe cka ka midis tyre, pra Ate adhuroje, e ne adhurimin ndaj Tij behu i qendrueshem. A di per Te ndonje emnak (adash)

Verse 66 — Surah Maryam 19:66

E njeriu thote: "A thua njemend pasi te vdes do te nxirrem i gjalle (do te ringjallem)

Verse 67 — Surah Maryam 19:67

Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam ate me pare kur ai nuk ishte asgje

Verse 68 — Surah Maryam 19:68

Pasha Zotin tend, Ne do t´i tubojme (pas ringjalljes) ata bashke me djajte dhe do t´i afrojme ata rreth xhehennemit te gjunjezuar

Verse 69 — Surah Maryam 19:69

Pastaj, nga secili grup do t´i kapim ata qe kishin qene me jorespektues ndaj te Gjithmeshershmit

Verse 70 — Surah Maryam 19:70

E Ne e dime me se miri se cili prej tyre ka me merite te hedhet ne te

Verse 71 — Surah Maryam 19:71

Dhe nuk ka asnje prej jush qe nuk do t´i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) eshte vendim i kryer i Zotit tend

Verse 72 — Surah Maryam 19:72

Pastaj, (pas kalimit prane tij) do t´i shpetojme ata qe ishin ruajtur (mekateve), e zullumqaret do t´i leme aty te gjunjezuar

Verse 73 — Surah Maryam 19:73

E kur u lexoheshin atyre ajetet tona te argumentuara, ata qe nuk kishin besuar u thoshin atyre qe kishin besuar: "Cili grup (ne ose ju) ka vend jete me te mire dhe kuvend me autoritativ

Verse 74 — Surah Maryam 19:74

E, sa e sa gjenerata kemi shkaterruar para tyre e qe ishin me te pajisur dhe me te dukshem

Verse 75 — Surah Maryam 19:75

Thuaj: "Atij qe eshte ne humbje (ne mosbesim), le t´ia vazhdoje atij i Gjithefuqishmi per nje kohe, e kur do ta shohin ate qe po u premtohet: ose denimin (ne kete jete) ose kijametin, atehere do ta kuptojne se kush do te jete ne pozite me te keqe dhe me i

Verse 76 — Surah Maryam 19:76

E All-llahu u shton besimin atyre qe u udhezuan, e veprat e mira te perjetshme jane shperblim me i dobishem te Zoti yt, dhe perfundim me i mire

Verse 77 — Surah Maryam 19:77

A je i njoftuar per ate qe mohoi argumentet Tona e tha: "Mua gjithqysh do te me jepet pasuri e femije (ne boten tjeter)

Verse 78 — Surah Maryam 19:78

A thua ka zbuluar fshehtesine, a mos ka marre prej All-llahut ndonje premtim

Verse 79 — Surah Maryam 19:79

Jo, nuk eshte ashtu, po Ne do te shenojme ate qe po e thote ai, dhe do t´i vazhdojme atij denim pas denimi

Verse 80 — Surah Maryam 19:80

Dhe Ne e trashegojme ate (ne pasuri e femije) qe thote ai, e ai ka per te na ardhur i vetmuar

Verse 81 — Surah Maryam 19:81

Dhe ata ne vend te All-llahut adhuruan zota te tjere per t´u krenuar me ta

Verse 82 — Surah Maryam 19:82

Perkundrazi, ata (idhujt) do te terhiqen prej adhurimit te atyre dhe do te behen armiq te tyre

Verse 83 — Surah Maryam 19:83

A nuk e di ti se Ne i kemi leshuar djajt kunder jobesimtareve, e ata i nxisin panderprere ne vepra te keqija

Verse 84 — Surah Maryam 19:84

Pra, ti mos u ngut kunder tyre, se Ne vetem jemi duke ua numeruar atyre (jeten ne dite, frymemarrje etj)

Verse 85 — Surah Maryam 19:85

Diten kur do t´i tubojme te devotshmit te i Gjithemeshirshmi si mysafire te ftuar

Verse 86 — Surah Maryam 19:86

Ndersa mekatareve u grahim ne xhehennem te etshem

Verse 87 — Surah Maryam 19:87

Nuk ka te drejte ndermjetesimi askush, pervec atij qe e ka lejuar i Gjithefuqishmi

Verse 88 — Surah Maryam 19:88

Ata thane: "I Gjithefuqishmi ka femije

Verse 89 — Surah Maryam 19:89

Ju (jobesimtare) vertet sollet nje fjale shume te shemtuar

Verse 90 — Surah Maryam 19:90

Aq te shemtuar sa gati u copetuan qiejt, gati pelciti toka dhe gati u shemben kodrat nga ajo (fjale)

Verse 91 — Surah Maryam 19:91

Per ate se te Gjithemeshirshmit i pershkruan femije

Verse 92 — Surah Maryam 19:92

E te Gjithemeshirshmit nuk i takon te kete femije

Verse 93 — Surah Maryam 19:93

Nuk ka tjeter, vetem se gjithe cka eshte ne qiej e ne toke ka per t´iu paraqitur Zotit si rob

Verse 94 — Surah Maryam 19:94

Ai me diturine e vet i ka perfshire te gjithe, dhe ka numeruar e evidentuar cdo gje te tyre ne menyre te saktesishme

Verse 95 — Surah Maryam 19:95

Dhe ne diten e kijametit secili do t´i paraqitet Atij i vetmuar

Verse 96 — Surah Maryam 19:96

Nuk ka dyshim se ata qe besuan dhe bene vepra te mira, atyre i Gjithemeshirshmi do t´u krijoje (ne zemrat e tyre) dashuri

Verse 97 — Surah Maryam 19:97

Ne e beme ate (Kur´anin) te lehte me gjuhen tende vetem qe me te t´i pergezosh te devotshmit, dhe me te t´i terheqish verejtjen nje populli qe eshte kryenec

Verse 98 — Surah Maryam 19:98

Sa shume brezni kemi shkaterruar para tyre. A po veren ndonje prej tyre, ose a po degjon zerin e ulet te tyre (nuk u ndihet zeri)